Politika e privatësisë

Kjo politikë ju informon se si Platforma LibRe.al mbledh dhe përdor të dhënat personale të personave (përdoruesit) që regjistrohen për të përdorur platformën për qasjen në librat elektronik apo materiale të tjera dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar.

Platforma LibRe.al është ngritur nga Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) si pjesë e Projektit CleanScore.


Çfarë informacionesh mbledhim?

Platforma, nëpërmjet faqes në internet LibRe.al grumbullon të dhënat e personave (përdoruesit) që regjistrohen për të përdorur platformën për qasjen në librat elektronik apo materiale të tjera të ofruara si pjesë e veprimtarisë së saj. Të dhënat që mblidhen nga platforma janë: emri, përdoruesi, adresa email dhe foto profili. Ne mund të mbledhim edhe disa të dhëna jo personale nga përdoruesit si data dhe ora e hyrjes në sistem, koha që ka kaluar në sistem, ID e pajisjes, tipin e shfletuesit të internetit (p.sh., Chrome, Firefox, Internet Explorer), sistemi operativ i përdorur (p.sh., Windows 10, Mac OS) dhe ofruesi i shërbimit të internetit. Këto informacione mund të kombinohen me të dhënat personale.

Përse e përdorim informacionin e mbledhur?

Secila prej të dhënave të mbledhura mund të përdoret për një nga arsyet e mëposhtme::

  • Për të mundësuar një eksperiencë ndërvepruese për mësimin nëpërmjet internetit
  • Për të mundësuar qasjen tek materiale për të cilat përdoruesit mund të jenë të interesuar
  • Për të mundësuar ndërveprimin e sigurt me mësuesit apo kolegët
  • Të dhënat jo personale si informacioni mbi faqet e vizituara mund të përdoren për të përmirësuar materialet e ofruara dhe fokusimin në fushën e studimit, ose për të analizuar popullaritetin e platformës apo të faqeve të ndryshme të materialit të ofruar
Përdorimi i biskotave (cookies)?

Ne përdorim biskota dhe nuk transferojmë apo ruajmë asnjë të dhënë personale përveç përdoruesit. Ne nuk përdorim biskota për të mbledhur të dhëna kontakti të përdoruesve të platformës apo përdoruesit e tjerë të kompjuterit. Në mënyrë pasive ne mund të mbledhim të dhëna mbi sjelljen në përdorimin e platformës nga përdoruesit.

A ndajmë ne informacion me partnerë të tjerë?

Ne nuk ndajmë, huazojmë apo shesim të dhënat e përdoruesve me palë të treta. Këtu nuk përfshihen partnerët e besuar që na mundësojnë funksionimin e platformës dhe ofrimin e shërbimeve për përdoruesit për aq kohë sa këta partnerë pranojnë të ruajnë këto të dhëna si konfidenciale.

Mbrojtja e të dhënave
  • Ne marrim masa për mbrojtjen e të dhënave të mbledhura nga qasja dhe përdorimi i paautorizuar.
  • Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave është shumë i rëndësishëm për ne. Ne përdorim masa të forta sigurie për tu mbrojtur nga humbja e të dhënave të përdoruesve, keqpërdorimi apo ndryshimi i tyre.
  • Ne përdorim praktika sipas standardeve të industrisë si komunikimi i shifruar/kriptuar, “firewalle” dhe sisteme për mbrojtjen e fjalëkalimeve për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave personale të përdoruesve.
Objekti i Politikës së Privatësisë

Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe ruajtjes të të dhënave personale që deklarohen në faqet e internetit, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Personi (përdoruesi) konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë duke deklaruar se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online, personi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë për përdorim nga ana e Platformës LibRe.al


Platforma LibRe.al siguron çdo përdorues se të dhënat që grumbullohen përmes faqeve të ofruara, nuk do të përdoren për qëllime të tjera përveçse atyre të deklaruara më sipër. Njëkohësisht, PMAL është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e përdoruesve, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Platforma LibRe.al merr përsipër të mbrojë dhe të mos keqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

Pyetje / Ankesa / Informacion

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes së internetit të Platformës LibRe.al


Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen tonë të internetit LibRe.al lutemi kontaktoni:


Platforma LibRe.al

Blv. Zhan D’Ark, Nr. 23, Tiranë, Shqipëri

info@LibRe.al