﻿1
00:00:08,565 --> 00:00:13,072
një film nga
Creation Ministries International

2
00:00:14,848 --> 00:00:17,989
Mund të themi qartë, duke u bazuar në
të dhënat e radarit, të cilat janë empirike

3
00:00:18,013 --> 00:00:23,101
dhe jo anekdotike, që këto objekte
janë ndjekur që nga fillimi i viteve 1950

4
00:00:23,125 --> 00:00:27,182
në mos më parë, duke udhëtuar
deri 11 mijw kilometra në orë,

5
00:00:27,206 --> 00:00:30,562
duke marrë kthesa
kënddrejta me shpejtësi të lartë,

6
00:00:30,586 --> 00:00:34,143
duke u pezulluar menjëherë,
duke u zmbrapsur…

7
00:00:34,167 --> 00:00:38,416
Çfarë mendimi keni për këto raste
ku vërehen objekte të paidentifikuara?

8
00:00:38,440 --> 00:00:41,329
Me gjithë respektin që kam për
Forcat Ajrore, besoj se disa
prej tyre do të rezultojnë

9
00:00:41,353 --> 00:00:44,394
të jenë me origjinë
ndërplanetare.

10
00:00:45,574 --> 00:00:50,156
Mospajtimet tona nëpër botë do
të zhdukeshin po të përballeshim

11
00:00:50,180 --> 00:00:54,037
me një kërcënim të panjohur
nga jashtë kësaj bote.

12
00:00:54,061 --> 00:00:59,907
NDËRFUTJA JASHTËTOKËSORE
Të Demaskohet Mashtrimi

13
00:01:02,356 --> 00:01:06,320
E Dielë, 30 Tetor, 1938

14
00:01:21,567 --> 00:01:24,099
[kërcitje radiofonike]

15
00:01:24,123 --> 00:01:27,027
Ajo që mund të shoh tek
vetë objekti nuk duket shumë

16
00:01:27,051 --> 00:01:29,403
si meteor,
të paktën jo si meteoret që i kam parë unë.

17
00:01:29,427 --> 00:01:32,515
Duket më tepër si
cilindër i stërmadh.

18
00:01:33,950 --> 00:01:36,490
Shtresa e jashtme është
sigurisht jashtëtokësore…

19
00:01:36,514 --> 00:01:39,743
Ja një minutë! Diçka po
ndodh! Zonja dhe zotërinj,

20
00:01:39,767 --> 00:01:41,976
kjo është fantastike! Maja po
fillon të rrotullohet tamam si vidhë!

21
00:01:42,000 --> 00:01:45,276
Ajo gjë duhet të jetë e
zbrazët! Po lëviz! Rrini mbrapa!

22
00:01:45,300 --> 00:01:48,233
Rrini mbrapa, po ju them!
Përmbani ata burra! Mbahuni atje.

23
00:01:48,257 --> 00:01:52,176
Përmbani ata idiotë! Po
marrin flakë! Tani ka marrë flakë

24
00:01:52,200 --> 00:01:55,581
e gjithë fusha. Pyjet, hangaret,
vaskat e naftës të automjetëve.

25
00:01:55,605 --> 00:01:57,610
Po përhapet kudo.
Po afrohet tani.

26
00:01:57,634 --> 00:02:00,221
Rreth njëzet metra
nga e djathta nga unë…

27
00:02:01,342 --> 00:02:03,211
“Zonja dhe zotërinj,
sapo më kanë dhënë një njoftim

28
00:02:03,235 --> 00:02:07,413
nga Grovers Mill me
telefon. Ja një minutë ju lutem.

29
00:02:08,200 --> 00:02:12,912
Të paktën dyzet njerëz, përfshi
gjashtë ushtarë shteti,
shtrihen të vdekur në një fushë

30
00:02:12,936 --> 00:02:15,811
nga lindja e fshatit Grovers Mill,
me trupa të shkrumbuar

31
00:02:15,835 --> 00:02:18,701
dhe të shpërfytyruar jashtë
çdo mundësie identifikimi.”

32
00:02:18,725 --> 00:02:21,569
NARRATOR
Gjallesa — një Marsian — futet përsëri

33
00:02:21,593 --> 00:02:25,497
në makinën e vet pa pikë vështirësi,
dhe shfaqet përsëri duke drejtuar një

34
00:02:25,521 --> 00:02:30,280
mjet të stërmadh me tri këmbë të
armatosur me rreze vdekjeprurëse
e cila shfaros kollaj

35
00:02:30,304 --> 00:02:35,171
rreth 7.000 ushtarë të armatosur.
Atëherë Ministri i Brendshëm

36
00:02:35,195 --> 00:02:37,104
i flet kombit.

37
00:02:37,128 --> 00:02:39,969
MINISTRI I BRENDSHËM
Shtetas të kombit …

38
00:02:39,993 --> 00:02:46,062
Ne duhet t’i bëjmë ballë këtij armiku
shkatërrimtar me një komb të bashkuar,

39
00:02:46,086 --> 00:02:49,703
trim,
dhe përkushtuar ruajtjes së

40
00:02:49,727 --> 00:02:52,468
epërsisë njerëzore mbi tokë.

41
00:02:52,857 --> 00:02:54,616
TREGIMTARI
Qeveria mbeti pa fuqi.

42
00:02:54,640 --> 00:02:59,022
Ose të paktën kështu besonin
miliona amerikanë — por qenkësh shaka.

43
00:02:59,046 --> 00:03:03,425
Një dramatizim për radion nga
aktori me famë botërore Orson Welles

44
00:03:03,449 --> 00:03:08,703
sipas librit të shkrimtarit
fantastikoshkencor H.G. Wells
me titull Lufta e Botëve.

45
00:03:08,727 --> 00:03:12,991
Në atë kohë,
një histeri masive shpërtheu nëpër vend.

46
00:03:13,839 --> 00:03:16,243
Në kohën që po luanit këtë rol,
a ishit i dijshëm për

47
00:03:16,267 --> 00:03:17,816
terrorin që po
përhapej nëpër komb?

48
00:03:17,840 --> 00:03:19,389
Oh jo,
sigurisht që jo. Siç e dini…

49
00:03:19,413 --> 00:03:21,798
më ka tronditur shumë
efekti që ka patur. Nuk besoj

50
00:03:21,822 --> 00:03:25,884
që kjo metodë të jetë përdorur për
herë të parë nga ana ime ose vetëm

51
00:03:25,908 --> 00:03:28,934
nga shfaqja që
bën teatri “Mercury”.

52
00:03:30,605 --> 00:03:33,801
Si çdo njeri tjetër, mua më pëlqen
një tregim i bukur fantastikoshkencor.

53
00:03:33,825 --> 00:03:39,621
Madje kam luajtur rolin e babait
të një jashtëtokësori — Superman —
në serinë televizive, Smallville.

54
00:03:40,759 --> 00:03:44,147
Prej shekujsh njerëzit kanë parë
objekte në qiell të cilat sfidojnë

55
00:03:44,171 --> 00:03:49,220
të kuptuarit normal. Edhe fenomeni i
UFO-ve me pretendimet e tij spektakolare

56
00:03:49,244 --> 00:03:53,463
mbetet një nga misteret më të
qëndrueshme të epokës sonë.

57
00:03:53,865 --> 00:03:56,412
Në filmin që keni për të parë,
do të shohim se si ky

58
00:03:56,436 --> 00:04:01,918
fenomen u zhvillua gjatë epokave
edhe shpresojmë se do të shohim
se çfarë fshihet mbrapa.

59
00:04:01,942 --> 00:04:05,962
Kemi intervistuar shkencëtarë,
kërkues, si dhe individë të cilët

60
00:04:05,986 --> 00:04:11,275
thonë se kanë patur përvoja
me qenie të çuditshme. Besoj se

61
00:04:11,299 --> 00:04:16,431
do të zbuloni që e vërteta
është më habitëse sesa ç’marrin
vesh shumica e njerëzve.

62
00:04:23,951 --> 00:04:27,824
Gary Bates ka shumë vjet që ka
bërë kërkime për fenomenin e UFO-ve.

63
00:04:27,848 --> 00:04:31,298
Ai ka folur mbi këtë temë me qindra
herë përpara grupeve të ndryshme,

64
00:04:31,322 --> 00:04:35,608
duke përfshirë shumë herë
në TV dhe radio nëpër botë.

65
00:04:35,632 --> 00:04:39,632
Ai hetoi ngjarjet lidhur me panikun
e radios të librit Lufta e Botëve në

66
00:04:39,656 --> 00:04:43,195
librin e tij i cili u bë bestseller në
Amazon me titull Ndërfutja Jashtëtokësore:

67
00:04:43,219 --> 00:04:47,007
UFO-t dhe lidhja
me evolucionin.

68
00:04:47,031 --> 00:04:50,763
Tani, tek njerëzit që po dëgjonin këtë
transmetim me radio, dukej sikur u pezullua

69
00:04:50,787 --> 00:04:55,735
mosbesimi nga ana e tyre. Qoftë
edhe që në vitin 1938, duket se

70
00:04:55,759 --> 00:04:59,204
shumë pak kishin dyshime për ato që
po dëgjonin. Edhe sot ka mundësi që

71
00:04:59,228 --> 00:05:02,461
shumë nuk marrin vesh që
besimi tek jeta në botë të tjera

72
00:05:02,485 --> 00:05:08,060
ishte bërë tashmë i përhapur. Që në vitin
1905, astronomi amator Percival Lowell

73
00:05:08,084 --> 00:05:11,953
nxori përfundimin e gabuar
që uji po rridhte nga akujt polarë

74
00:05:11,977 --> 00:05:17,726
të Marsit në kanale të cilat ishin
ndërtuar nga qenie inteligjente.

75
00:05:17,750 --> 00:05:21,357
Edhe nuk kaloi shumë kohë dhe ideja
e jetës në Mars u pranua përgjithësisht.

76
00:05:21,381 --> 00:05:26,747
Për shembull, në vitin 1928 u
mbajt një simposium publik i quajtur

77
00:05:26,771 --> 00:05:29,847
“Astronomët e Shquar Japin
Arsyet për Besimin e Tyre që

78
00:05:29,871 --> 00:05:34,961
Jeta Ekziston në Planetin e Madh të
Kuq”. E prapë, e gjithë kjo mbështetej në

79
00:05:34,985 --> 00:05:39,489
një hipotezë tepër spekulative
dhe të pabazuar pa asnjë të dhënë

80
00:05:39,513 --> 00:05:45,038
për ta mbështetur. Tani, shumë
kohë para ardhjes së radios,
Jules Verne u bë si të thuash

81
00:05:45,062 --> 00:05:49,311
ylli i parë i medias globale,
dhe ai ka qenë ndër të parët

82
00:05:49,335 --> 00:05:55,003
të cilët u përpoqën të përfshinin
saktësinë shkencorë në trillimet e veta.

83
00:05:55,027 --> 00:05:59,523
Tani, kjo është e rëndësishme për të
vënë re, sepse kjo është joshja popullore

84
00:05:59,547 --> 00:06:03,387
e vetë fantashkencës. Është pikërisht
aftësia për të përzier anën artistike

85
00:06:03,411 --> 00:06:07,641
me shkencën për të ngjallur
fantazinë si dhe për të menduar për atë

86
00:06:07,665 --> 00:06:10,423
se çfarë mund të bëhet
e mundur në të ardhmen.

87
00:06:17,770 --> 00:06:21,877
Autorët e famshëm të
fantashkencës si Wells, Verne, Asimov,

88
00:06:21,901 --> 00:06:25,310
Frank Herbert, Arthur C. Clarke,
si dhe shumë të tjerë,

89
00:06:25,334 --> 00:06:30,613
kanë ndikuar në kulturën
popullore shumë më tepër sesa
ç’marrin vesh shumica e njerëzve.

90
00:06:30,637 --> 00:06:34,210
Shumë prej tyre parapanë disa nga
mrekullitë teknologjike të cilat i marrim

91
00:06:34,234 --> 00:06:37,944
sot si të mirëqena. Në një nga romanet
e tij, Verne propozoi idenë e udhëtimit

92
00:06:37,968 --> 00:06:42,287
nga Toka në Hënë. Në
romanin Lufta e Botëve,

93
00:06:42,311 --> 00:06:45,092
Wells parashikoi
rrezet laser.

94
00:06:47,212 --> 00:06:50,389
Edhe Arthur C. Clarke,
autori i librit Rojtari i cili frymëzoi

95
00:06:50,413 --> 00:06:55,004
filmin 2001: Një Odise Hapësinore,
parashikoi satelite në orbitë

96
00:06:55,028 --> 00:06:59,031
për të përcjellë komunikimet
elektronike nëpër rruzullin e Tokës.

97
00:06:59,874 --> 00:07:04,414
Tani, mua më pëlqen fantashkenca.
Kam parë çdo episod të serive Star Trek

98
00:07:04,438 --> 00:07:08,392
dhe Luftërat e Yjeve. Disa nga konceptet
mund të na bëjnë të pyesim veten se

99
00:07:08,416 --> 00:07:12,819
çfarë do të bëhet e mundshme në të ardhmen.
Por problemi kryesor i fantashkencës

100
00:07:12,843 --> 00:07:17,407
është faktin që ajo mjegullon dallimin
midis trillimit dhe faktit shkencor.

101
00:07:17,431 --> 00:07:22,230
Dhe pjesa më e madhe e fantashkencës
sot shfrytëzon idenë se ekzistojnë miliona

102
00:07:22,254 --> 00:07:26,740
jashtëtokësorë të përparuar dhe shumë
të evoluar të cilët popullojnë universin.

103
00:07:26,764 --> 00:07:31,436
Edhe kjo ide mbështetet nga
pranimi i teorisë së shpërthimit të madh,

104
00:07:31,460 --> 00:07:34,808
pra të evolucionit
kozmik si fakt shkencor.

105
00:07:35,321 --> 00:07:38,358
Kështu pra, le ta çojmë edhe
një hap më tutje. Në qoftë
se jeta ka evoluar mbi Tokë,

106
00:07:38,382 --> 00:07:41,800
supozohet se ka evoluar shumë herë,
ndoshta edhe miliona herë,

107
00:07:41,824 --> 00:07:45,703
në një univers
shumëmiliardavjeçar. Prandaj,

108
00:07:45,727 --> 00:07:50,003
nëse ndonjë racë jashtëtokësore do të
ishte një milion vjet më e vetër sesa ne

109
00:07:50,027 --> 00:07:53,839
sipas shkallës evolucionare, ata mund
të jenë një milion vjet më të përparuar

110
00:07:53,863 --> 00:07:58,460
se ne edhe nga ana teknologjike.
Edhe kjo i bën njerëzit të
besojnë se këta jashtëtokësorë

111
00:07:58,484 --> 00:08:02,093
gjoja të përparuar, po ndërtojnë anije
kozmike me “mbishtyrje” më shpejt se drita

112
00:08:02,117 --> 00:08:05,728
të cilat kanë aftësi të vizitojnë Tokën,
edhe pse kjo është e pamundur

113
00:08:05,752 --> 00:08:09,422
sipas fizikës që dimë ne sot.
Udhëtimi më shpejt se drita

114
00:08:09,446 --> 00:08:13,536
është thjesht një koncept
tjetër fantashkencor i ndërtuar
në bazë të një koncepti parësor

115
00:08:13,560 --> 00:08:17,222
të trilluar të quajtur big bang.
Edhe problem i madh për ata

116
00:08:17,246 --> 00:08:20,207
të cilët besojnë ne jetën jashtëtokësore
është fakti se, edhe sikur të ekzistonin,

117
00:08:20,643 --> 00:08:23,406
si vallë do t’i vëzhgonim ne,
dhe meqë ra fjala, si do të vinin këtej?

118
00:08:23,430 --> 00:08:26,384
Duke qenë se universi
është kaq i madh,

119
00:08:26,408 --> 00:08:29,110
janë tamam
astronomike distancat.

120
00:08:37,098 --> 00:08:41,190
Tregimi i madh për historinë
evolucionare të jetës, jo vetëm

121
00:08:41,214 --> 00:08:44,342
këtu mbi Tokë,
por gjoja kudo në univers

122
00:08:44,366 --> 00:08:47,764
jepet në këtë mënyrë.
Në fillim na ishte hiçi.

123
00:08:47,788 --> 00:08:51,537
Hiçi domethënë hiç — me fjalë
të tjera asnjë hapësirë bosh,

124
00:08:51,561 --> 00:08:55,328
asnjë planet,
as materie. Jo një vakuum kuantik.

125
00:08:55,352 --> 00:09:01,011
Nuk ekzistonte as vetë koha. Sipas
pikëpamjes më të pëlqyer aktualisht

126
00:09:01,035 --> 00:09:04,988
për origjinën e kohës dhe hapësirës
— me fjalë të tjera, të universit — diçka

127
00:09:05,012 --> 00:09:09,866
e quajtur ‘singularitet’ u
shfaq pa shkak dhe pa arsye —

128
00:09:10,197 --> 00:09:13,628
dështojnë ligjet e fizikës. Ata që
besojnë në shpërthimin e madh kanë

129
00:09:13,652 --> 00:09:18,262
besimin e vet për origjinën
mbinatyrore. Tani, kjo pikë mikroskopike

130
00:09:18,286 --> 00:09:22,578
me dendësi të pakufishme përmbante të
gjithë materien, hapësirën dhe energjinë

131
00:09:22,602 --> 00:09:26,806
që do të kthehej në universin tonë.
Në njëfarë mënyre kjo shpërtheu

132
00:09:26,830 --> 00:09:32,841
në atë që astronomi i famshëm Sër Fred
Hoyle quante me tallje “shpërthim i madh”.

133
00:09:33,664 --> 00:09:38,254
Tani, fizika e kuanteve është në fakt një
fushë që e kam studiuar për doktoratën.

134
00:09:38,278 --> 00:09:42,934
Kjo është shkencë prej vërteti,
por besimi i shpërthimit të
madh për origjinën e universit

135
00:09:42,958 --> 00:09:49,351
nuk është shkencë e provueshme. Në fakt,
ai shkel një ligj shkencor

136
00:09:49,375 --> 00:09:53,488
i cili njihet si ligji i shkaktësisë.
Ta mendosh kështu:

137
00:09:53,512 --> 00:09:58,206
E para: Çdo gjë që ka
një fillesë ka dhe një shkak.

138
00:09:58,230 --> 00:10:01,731
E dyta: Universi
ka një fillesë.

139
00:10:02,275 --> 00:10:08,512
E treta: Prandaj dhe universi ose
shpërthimi i madh duhet të ketë shkak.

140
00:10:09,048 --> 00:10:12,360
Kështu pra, në një pikë të caktuar
në të kaluar, që të kishte një fillesë,

141
00:10:12,384 --> 00:10:16,676
ai duhej të ishte “kurdisur”. Megjithatë,
kjo teori pohon

142
00:10:16,700 --> 00:10:21,312
pa prova që universi filloi
të ekzistonte pa asnjë shkak.

143
00:10:21,336 --> 00:10:25,040
Kjo është edhe jashtë ligjeve
të fizikës së vërtetë edhe kundër

144
00:10:25,064 --> 00:10:32,412
ligjit të shkaktësisë. Tani
këtu qëndron pika kryesore. Ky
besim tek shpërthimi i madh

145
00:10:32,436 --> 00:10:37,491
është thelbësor për idenë e popullimit
të universit nga jeta jashtëtokësore.

146
00:10:37,515 --> 00:10:40,979
Pa shpërthim të madh,
s’ka jetë jashtë toke.

147
00:10:43,860 --> 00:10:48,926
Ideja që UFO-t janë anije kozmike
të drejtuara nga jashtëtokësorë
më të vjetër dhe më të përparuar

148
00:10:48,950 --> 00:10:52,406
njihet si Hipoteza Jashtëtokësore.
Këto besime nuk janë

149
00:10:52,430 --> 00:10:57,020
aspak ndonjë gjë e vogël. Ufologjia
po bëhet feja shkencore më e pranuar,

150
00:10:57,044 --> 00:11:00,896
dhe ka çuar në shumëzimin
e disa sekteve madhore

151
00:11:00,920 --> 00:11:04,088
të themeluara mbi këtë besim,
si p.sh. Scientologjia.

152
00:11:04,112 --> 00:11:09,129
Në vitin 1997, një sondazh për CNN/Time
Magazine konstatoi, midis të tjerash, që:

153
00:11:09,153 --> 00:11:12,020
80% besojnë se qeveria
po fsheh ekzistencën

154
00:11:12,044 --> 00:11:14,286
e gjallesave jashtëtokësore.

155
00:11:14,310 --> 00:11:18,032
64% besojnë se jashtëtokësorët
kanë kontaktuar njerëzit.

156
00:11:18,056 --> 00:11:21,275
50% besojnë se jashtëtokësorët
kanë rrëmbyer disa njerëz.

157
00:11:21,299 --> 00:11:26,460
Edhe 75% besojnë se një UFO u përplas
përtokë afër Roswell të Meksikës së Re.

158
00:11:26,841 --> 00:11:31,024
Besimet tek UFO-t dhe jeta JT
janë bërë besime të rrymës kryesore.

159
00:11:32,605 --> 00:11:36,453
Tani, këto koncepte ‘fetare’ janë
bërë bazë për pjesën më të madhe

160
00:11:36,477 --> 00:11:41,261
të fantashkencës. Ta zëmë grupin
“Luftërat e Yjeve” me gjithë
konceptet e së mirës dhe të keqes,

161
00:11:41,285 --> 00:11:46,621
si dhe temat mesianike dhe
shpenguese. Pa e ditur, ai paralelizon

162
00:11:46,645 --> 00:11:50,630
tregimin biblik në shumë mënyra. Po ja,
një nga filmat e parë

163
00:11:50,654 --> 00:11:55,310
frymëzues ka qenë klasiku
origjinal i vitit 1951 me titull Dita kur

164
00:11:55,334 --> 00:11:59,853
Toka Qëndroi në Vend. Tani,
personazhet kryesore ishin parodi të

165
00:11:59,877 --> 00:12:03,786
personazheve biblike. Është paksa
e vështirë për brezin e sotëm që

166
00:12:03,810 --> 00:12:07,420
ta kuptojë gjendjen shpirtërore
të botës në vitet menjëherë pas
Luftës së Dytë Botërore.

167
00:12:07,858 --> 00:12:11,097
Por fuqitë e Luftës së Ftohtë
tashmë po luanin me zjarr politikisht,

168
00:12:11,121 --> 00:12:16,182
sikur bënin çmos për t’ia
dalë mbi njëri-tjetrin, dhe
kërcënimi i luftës bërthamore

169
00:12:16,206 --> 00:12:18,383
rrinte mu në horizont.

170
00:12:21,964 --> 00:12:24,692
TREGIMTARI
Një jashtëtokësor me trajtë
njeriu i cili quhet Klaatu

171
00:12:24,716 --> 00:12:28,681
dërgohet në Tokë si përfaqësues
i ‘këshillit ndërgalaktikor’
për t’i paralajmëruar

172
00:12:28,705 --> 00:12:32,281
banorët e Tokës që të mos
cënonin të gjitha qytetërimet e tjera

173
00:12:32,305 --> 00:12:36,694
paqësore jashtëtokësore me armët
tona bërthamore të sapozbuluara.

174
00:12:37,354 --> 00:12:43,200
Ai vendos një robot, Gort, si
super-polic i përparuar që të sundojë mbi

175
00:12:43,224 --> 00:12:47,716
njerëzit nëse do të kërcënonin
raca të tjera përtej planetit të vet.

176
00:12:50,469 --> 00:12:54,467
Tani shohim që kërcënimi jashtëtokësor
hedh në shesh idenë se do të

177
00:12:54,491 --> 00:12:58,819
qeveriseshim nga një racë më e
evoluar dhe e përparuar, dhe kjo vërtet

178
00:12:58,843 --> 00:13:01,689
puqej me histerinë e
Luftës së Ftohtë të asaj kohe.

179
00:13:02,012 --> 00:13:06,437
Kërcënimi i agresionit nga ndonjë grup,
kudo qoftë, nuk mund të tolerohet më.

180
00:13:06,461 --> 00:13:13,057
Ose duhet të kenë siguri të gjithë,
ose nuk ka siguri askush.

181
00:13:13,798 --> 00:13:18,847
Juve e keni të thjeshtë zgjedhjen.
Bashkohuni me ne dhe jetoni në paqe,

182
00:13:19,104 --> 00:13:23,371
ose përndryshe ndiqni rrugën
e sotme dhe pranoni asgjësimin.

183
00:13:24,895 --> 00:13:31,160
Përgjigjen tuaj do e presim
ne. Vendimin e keni ju në dorë.

184
00:13:31,481 --> 00:13:33,382
GARY BATES
Jashtëtokësori Klaatu shkoi të jetonte mes

185
00:13:33,406 --> 00:13:37,713
njerëzve që t’i kuptonte më shumë,
dhe ai mori për veten emërtimin ‘Marangoz’

186
00:13:37,737 --> 00:13:41,674
(ka qenë Jezusi marangoz) por
ai u vra nga kjo ‘specie agresive

187
00:13:41,698 --> 00:13:45,136
dhe më pak e evoluar’ e
cila nuk e kuptonte tamam

188
00:13:45,160 --> 00:13:49,485
misionin e tij paqësor. Dhe kur e
kthyen Klaatun në anijen kozmike,

189
00:13:49,509 --> 00:13:53,321
trupi i tij i pajetë u
ringjall nga roboti Gort

190
00:13:53,345 --> 00:13:57,148
i cili shfrytëzoi fuqinë e
‘Frymës së Plotfuqishme’.

191
00:13:57,726 --> 00:13:58,634
Urdhëro?

192
00:13:58,658 --> 00:14:00,891
Kujtoja… që ishit…

193
00:14:01,296 --> 00:14:02,648
Ashtu isha.

194
00:14:03,141 --> 00:14:05,347
Ai paska pushtet mbi
jetën dhe vdekjen?

195
00:14:05,371 --> 00:14:09,461
Jo. Ajo fuqi i kufizohet
Frymës së Plotfuqishme.

196
00:14:09,485 --> 00:14:11,586
GARY BATES
Skenaristi Edmund North

197
00:14:11,610 --> 00:14:15,416
në fakt ka komentuar
këto ngjashmëri.

198
00:14:15,440 --> 00:14:20,198
“Kjo ka qenë shakaja ime private.
Kurrë nuk kam biseduar për këtë anë…

199
00:14:20,222 --> 00:14:24,128
Shpresoja që krahasimi me Krishtin
do të bëhej në mënyrë subkoshiente.”

200
00:14:24,810 --> 00:14:26,528
TREGIMTARI
Besimi tek jeta jashtëtokësore ka

201
00:14:26,552 --> 00:14:31,210
ndikuar në gati çdo aspekt të
shoqërisë. Madje edhe presidentë

202
00:14:31,234 --> 00:14:34,334
flasin hapur për gjëra të tilla
në programe bisedimesh në TV.

203
00:14:34,358 --> 00:14:37,743
Mendo se si të gjitha mospajtimet
midis njerëzve në Tokë do të

204
00:14:37,767 --> 00:14:41,179
dukeshin të vockla po të ndiheshim të
kërcënuar nga një pushtues nga hapësira.

205
00:14:41,203 --> 00:14:42,802
Ja e gjithë teza e
filmit Dita e Pavarësisë.

206
00:14:42,826 --> 00:14:44,129
JIMMY KIMMEL
Ke të drejtë, ke të drejtë.

207
00:14:44,153 --> 00:14:46,838
Të gjithë bashkohen dhe bëhen mirë dhe,
e dini.

208
00:14:46,862 --> 00:14:49,443
Ti me Bill O’Reilly do të
fshiheshit bashkë në një bunker.

209
00:14:49,467 --> 00:14:50,944
Po.

210
00:14:51,605 --> 00:14:53,418
RONALD REAGAN
Me gjithë fiksimin tonë për antagonizmat

211
00:14:53,442 --> 00:14:58,642
e çastit, shpesh harrojmë se ç’gjëra
të mëdha bashkojnë të gjithë anëtarët

212
00:14:58,666 --> 00:15:04,808
e njerëzimit. Ndoshta na duhet ndonjë
kërcënim universal nga jashtë që të na bëjë

213
00:15:04,832 --> 00:15:10,792
të njohim këtë lidhje të përbashkët.
Nganjëherë mendoj se sa shpejt

214
00:15:10,816 --> 00:15:15,302
mosmarrëveshjet tona nëpër botë do
të zhdukeshin po të përballeshim me një

215
00:15:15,326 --> 00:15:19,196
kërcënim nga
jashtë kësaj bote.

216
00:15:20,170 --> 00:15:23,730
Ishte gjëja më e çuditshme që
kam parë ndonjëherë. Ishte e madhe,

217
00:15:23,754 --> 00:15:27,473
ndryshonte ngjyrat dhe ishte
afër madhësisë së hënës.

218
00:15:27,497 --> 00:15:29,979
E vështruam për 10 minuta,
por asnjëri prej nesh nuk merrte dot vesh

219
00:15:30,003 --> 00:15:33,717
se ç’ishte. Një gjë është e sigurt, kurrë
nuk do të tallem me njerëzit të cilët thonë

220
00:15:33,741 --> 00:15:37,621
se kanë parë objekte fluturuese të
paidentifikuara [UFO] në qiell.
Nëse bëhem president ndonjëherë,

221
00:15:37,645 --> 00:15:41,443
do t’u vë në dispozicion të
publikut dhe shkencëtarëve çdo
informacion që mban ky vend

222
00:15:41,467 --> 00:15:45,316
për rastet ku
janë parë UFO-t.

223
00:15:45,340 --> 00:15:49,633
Jam i bindur që UFO-t ekzistojnë
sepse kam parë një të tillë….

224
00:15:50,765 --> 00:15:53,911
Meqë këto besime i përkasin rrymës
kryesore, kur shumë njerëz shohin

225
00:15:53,935 --> 00:15:58,508
një objekt në qiell të cilin nuk
e njohin — d.m.th. një UFO —

226
00:15:58,532 --> 00:16:00,883
ata presupozojnë automatikisht
që është ndonjë mjet hapësinor

227
00:16:00,907 --> 00:16:04,754
nga një planet tjetër,
edhe e quajnë një UFO që e kanë parë.

228
00:16:05,803 --> 00:16:08,095
A ka patur ndonjë lëvizje
në komunitetin shkencor

229
00:16:08,119 --> 00:16:11,616
ose midis vëzhguesve
më seriozë të këtyre gjërave

230
00:16:11,640 --> 00:16:13,365
lidhur me idetë e tyre
se çfarë po ndodh?

231
00:16:13,389 --> 00:16:19,211
Patjetër. Besoj se sidomos
në vitet 1950 dhe 1960, përsëri,

232
00:16:19,235 --> 00:16:23,413
me gjithë rritjen e njohurive tona
për universin, në të njëjtën kohë

233
00:16:23,437 --> 00:16:25,634
dukej se rritej shpejt numri i
rasteve kur kanë parë UFO. Në fakt,

234
00:16:25,658 --> 00:16:30,932
viti 1947 shënoi një ngjarje shumë kyç.
Një njeri me emër Kenneth Arnold fluturonte

235
00:16:30,956 --> 00:16:35,097
me aeroplanin e tij të lehtë
mbi Malin Rainier në shtetin
Uashington, dhe tha se pa

236
00:16:35,121 --> 00:16:39,019
nëntë objekte me trajtë disku që ndiqnin
aeroplanin e vet. Edhe tha se dukeshin

237
00:16:39,043 --> 00:16:42,384
si pjata të cilat kërcenin
mbi ujë. Dhe kjo në fakt është

238
00:16:42,408 --> 00:16:44,823
origjina e shprehjes ‘pjatë fluturuese’,
pra prej kësaj ka ardhur.

239
00:16:44,847 --> 00:16:48,938
Kështu, para vitit 1947, bisedat për pjatat
fluturuese si të tilla nuk ishin aspak aq…

240
00:16:48,962 --> 00:16:51,293
Jo pjata fluturuese,
por UFO-t ishin ende të shpeshta.

241
00:16:51,317 --> 00:16:56,550
U bë një ‘valë zebelinash’ në
vitet 1896–1898, dhe me sa duket

242
00:16:56,574 --> 00:16:59,523
UFO-t shfaqen
brenda koncepteve të

243
00:16:59,547 --> 00:17:04,677
kulturës së atëhershme. UFO-t në
fund të viteve 1800 shfaqeshin si zebelina.

244
00:17:04,701 --> 00:17:07,166
Romakët dhe grekët në lashtësi
kanë tregime për mburoja fluturuese

245
00:17:07,190 --> 00:17:11,117
me gjithë pasagjerë. Vendasit e
Amerikës kanë legjenda për kanoe fluturuese

246
00:17:11,141 --> 00:17:13,988
me gjithë pasagjerë. Dhe me gjithë
afrimin e epokës sonë të raketave,

247
00:17:14,012 --> 00:17:19,719
si ta thuash, filluam të ‘përvetësonim’
këto forma të argjëndta dhe të ndritshme.

248
00:17:20,782 --> 00:17:24,122
Grupi më i madh i botës lidhur
me hetimin e relacioneve për UFO-t

249
00:17:24,146 --> 00:17:30,133
dhe eksperiencave të tilla është
Rrjeti i Ndërsjellë i UFO-ve, ose MUFON.

250
00:17:36,872 --> 00:17:41,571
MUFON është një organizatë kërkimesh
shkencore, qëllimet e së cilës janë:

251
00:17:42,306 --> 00:17:47,165
hetimi i konstatimeve të UFO-ve,
realizimi dhe promovimi i kërkimeve për

252
00:17:47,189 --> 00:17:53,080
temën e UFO-ve, si dhe edukimi i
publikut të gjerë për konkluzionet e tyre.

253
00:18:01,275 --> 00:18:04,711
Joe Jordan ka mbi
20 vjet që heton UFO-t

254
00:18:04,735 --> 00:18:09,721
për MUFON, dhe aktualisht është
Drejtor Kombëtar për Korenë e Jugut.

255
00:18:09,745 --> 00:18:13,268
Ai është gjithashtu edhe pjesë e ‘Grupit
Yll’ të MUFON me kërkues hetimorë të UFO-ve

256
00:18:13,292 --> 00:18:18,111
që reagon shpejt në planin
ndërkombëtar. Kërkimet e Joe për UFO-t

257
00:18:18,135 --> 00:18:21,332
dhe për fenomenin e rrëmbimit
nga jashtëtokësorët janë shpërndarë

258
00:18:21,356 --> 00:18:26,044
në më se 20 botime nga
kërkues të tjerë të UFO-ve.

259
00:18:27,321 --> 00:18:32,442
A e dini, që në vitin 1991,
u bë një sondazh Roper i cili

260
00:18:32,466 --> 00:18:39,549
u sponsorizua nga ufologët, dhe në
fakt pretendoi që 20 milionë amerikanë

261
00:18:39,573 --> 00:18:45,290
kishin parë një UFO, dhe deri 4 milionë
ishin rrëmbyer nga jashtëtokësorët.

262
00:18:45,314 --> 00:18:49,597
Ndoshta nuk jam krejt dakord
me këto shifra, por kam intervistuar

263
00:18:49,621 --> 00:18:55,192
qindra njerëz, dhe ata kanë parë
gjëra të cilat nuk i shpjegojnë dot.

264
00:18:56,567 --> 00:19:01,290
Kur Spielberg bëri filmin e tij,
me titull Ndeshje nga Afër,

265
00:19:01,314 --> 00:19:03,960
ai u kërkoi ufologëve,
si t’i quajmë,

266
00:19:03,984 --> 00:19:05,894
ta këshillonin se si
vepronte e gjithë kjo punë.

267
00:19:05,918 --> 00:19:09,099
E pra,
personazhi kryesor në film ka qenë francez,

268
00:19:09,837 --> 00:19:13,106
besoj se emrin e kishte Lacombe,
por kishte të bënte me

269
00:19:13,130 --> 00:19:16,360
një ufolog të vërtetë të quajtur Jacques
Vallée, dhe ai ka qenë bashkëkohor i

270
00:19:16,384 --> 00:19:19,473
një zotërie tjetër të quajtur Dr J.
Allen Hynek. Që të dy janë shkencëtarë

271
00:19:19,497 --> 00:19:22,984
fizikë, dhe këta dy zotërinj
ishin bashkëpunëtorë, edhe filmi

272
00:19:23,008 --> 00:19:26,104
në fakt mbështetej pak a
shumë në kërkimet e tyre si dhe

273
00:19:26,128 --> 00:19:29,591
në gjërat misterioze që i
kishin zbuluar. Në fakt, Hynek,

274
00:19:29,615 --> 00:19:33,221
çka është akoma më interesante,
ka qenë kërkues qeveritar nën një projekt

275
00:19:33,245 --> 00:19:35,927
me titull Libri Blu. Qeveria
amerikane ka mbi 40 vjet që

276
00:19:35,951 --> 00:19:39,841
ka hetuar UFO-t në projekte të ndryshme,
dhe ai zbuloi se

277
00:19:39,865 --> 00:19:43,669
shumica e rasteve mund të shpjegoheshin
nga natyra ose si fenomene artificiale.

278
00:19:43,693 --> 00:19:46,519
Por ai shtoi se ishte një
element misterioz i cili sfidonte

279
00:19:46,543 --> 00:19:51,431
shpjegimit natyror. Këto mjete
lëvizëse janë parë duke ndryshuar formë,

280
00:19:51,899 --> 00:19:54,888
duke sfiduar kështu ligjet e
fizikës. Pra siç e dini, pilotët
amerikanë të aeroplanëve luftarakë kanë

281
00:19:54,912 --> 00:19:58,082
ngjitur, kanë parë këto topa drite
dhe i kanë qëlluar, dhe ato janë zhdukur

282
00:19:58,106 --> 00:20:00,745
përpara syve të tyre. Ato janë
zhdukur nga ekranet e radarit.

283
00:20:00,769 --> 00:20:03,341
Kështu, si shkencëtar fizik,
ai tha, epo mirë,

284
00:20:03,365 --> 00:20:06,613
këtu fshihet një mister
që mua më duhet ta zgjidh.

285
00:20:07,780 --> 00:20:09,419
TREGIMTARI
Më vonë, Hynek u zhgënjye

286
00:20:09,443 --> 00:20:12,756
nga përpjekja e qeverisë për
të shpjeguar çdo rast të parë

287
00:20:12,780 --> 00:20:16,838
si fenomen natyror,
kurse në fakt nuk ishte aspak puna kështu.

288
00:20:17,673 --> 00:20:20,851
Gjatë kohës që kam punuar
me projektin Libri Blu, ata kurrë

289
00:20:20,875 --> 00:20:24,149
nuk do ta njoftonte media kur
një rast interesant doli në shesh.

290
00:20:24,173 --> 00:20:28,036
Bënë çmos për ta
shtypur e fshehur.

291
00:20:28,060 --> 00:20:30,864
Kështu që ata sigurisht
kanë mbajtur informacione.

292
00:20:30,888 --> 00:20:34,808
Te kjo punë janë tri gjëra të
cilat nuk mund t’i mohojë askush.

293
00:20:34,832 --> 00:20:38,731
Janë pika të pakundërshtueshme,
madje nuk i mohon dot as skeptiku

294
00:20:38,755 --> 00:20:41,970
më i regjur. E para,
raportet për UFO-t jo vetëm se ekzistojnë

295
00:20:41,994 --> 00:20:44,857
por durojnë. Kur u bashkova
me Forcat Ajrore, kujtoja se ishte

296
00:20:44,881 --> 00:20:49,465
një trill mode, i cili pas pak vitesh
do të zhdukej. Dhe është globale,

297
00:20:49,489 --> 00:20:53,585
tashmë kemi raporte nga më
shumë se 140 vende, gati sa

298
00:20:53,609 --> 00:20:55,612
ka në OKB.

299
00:20:55,636 --> 00:20:59,406
Edhe më e rëndësishmja nga
këto tri gjëra është fakti që shumë,

300
00:20:59,430 --> 00:21:02,996
fatkeqësisht jo të gjitha,
por shumë nga raportet vijnë nga njerëz

301
00:21:03,020 --> 00:21:06,412
shumë të besueshëm dhe me formim teknik,
a më kuptoni.

302
00:21:07,516 --> 00:21:09,234
TREGIMTARI
Bashkëkohor i Hynek ishte astronomi

303
00:21:09,258 --> 00:21:14,182
dhe shkencëtari kompjuterik francez
Dr Jacques Vallée. Ata u miqësuan

304
00:21:14,206 --> 00:21:16,476
dhe u bënë bashkëpunëtorë,
madje u paraqitën pranë

305
00:21:16,500 --> 00:21:20,696
OKB-së për të parashtruar
zbulimet e tyre për UFO-t.

306
00:21:20,720 --> 00:21:23,554
Kur takova Stephen Spielberg
ai kishte xhiruar afro gjysmës

307
00:21:23,578 --> 00:21:27,812
së filmit Ndeshje nga Afër, dhe patëm
një diskutim të gjatë se ç’mund të ishin

308
00:21:27,836 --> 00:21:33,135
UFO-t. Edhe natyrisht, për të,
qëllimi kryesor i filmit ka qenë

309
00:21:33,159 --> 00:21:38,213
argëtimi, dhe ishte me
vend që UFO-t të ishin vizitorë

310
00:21:38,237 --> 00:21:43,232
jashtëtokësorë. Them se nga pikëpamja ime,
do të zhgënjehem shumë

311
00:21:43,256 --> 00:21:46,890
nëse UFO-t rezultojnë të mos
jenë asgjë më tepër sesa vizitorë

312
00:21:46,914 --> 00:21:48,210
nga ndonjë planet tjetër,
sepse besoj se mund të jenë

313
00:21:48,234 --> 00:21:50,023
diçka shumë më interesante.

314
00:21:50,716 --> 00:21:55,015
Ma ha mendja se përgjigjja e natyrshme do
të ishte të hidhte poshte ose të tallej me

315
00:21:55,039 --> 00:21:59,371
diçka që nuk e kupton dot,
ose të thirrte ndonjë shpjegim patologjik.

316
00:21:59,959 --> 00:22:03,032
Por ama, sa herë që mendoj për
shkencëtarë si Hynek dhe Vallée,

317
00:22:03,056 --> 00:22:06,651
për shembull, do të ishte shumë
më e lehtë që ata ta largonin temën

318
00:22:06,675 --> 00:22:11,344
si produkt i budallenjve dhe mashtrimeve
dhe iluzioneve psikologjike, sepse ata

319
00:22:11,368 --> 00:22:16,583
nuk do të rrezikonin zemërimin e
shkencëtarëve të tjerë. Por siç duket,

320
00:22:16,607 --> 00:22:21,213
ishin të ndershëm, dhe e dinin se ky reagim
do të ishte i pamerituar. Kështu që supozoj

321
00:22:21,237 --> 00:22:25,630
që sa për veten time,
kam mësuar t’u shfaq njëfarë empatie ose

322
00:22:25,654 --> 00:22:31,615
përfilljeje këtyre përjetuesve
sepse në fakt ata janë

323
00:22:31,639 --> 00:22:36,781
viktima — dhe si pasojë ata
kanë kaluar një transformim total

324
00:22:36,805 --> 00:22:40,552
të botëkuptimit të vet. Shkurt,
kjo është bërë

325
00:22:40,576 --> 00:22:43,059
një përvojë
jetë-ndryshuese për ta.

326
00:22:45,105 --> 00:22:48,065
Gjatë viteve janë zhvilluar
shumcë konferenca për shpalosjen

327
00:22:48,089 --> 00:22:52,731
në klubin National Press Club në
Uashington, D.C. Në secilin rast,

328
00:22:52,755 --> 00:22:56,305
shumë ish-ushtarakë të Forcave
Ajrore Amerikane dhe ushtarakë të tjerë,

329
00:22:56,329 --> 00:22:59,388
nganjëherë 80 ose më shumë,
kanë dhënë dëshmitë e veta

330
00:22:59,412 --> 00:23:02,905
personale lidhur me
rastet kur kanë parë UFO.

331
00:23:03,967 --> 00:23:07,228
Në fakt, objekte ajrore të panjohura
janë vëzhguar mbi shumë nga bazat

332
00:23:07,252 --> 00:23:11,881
tona të armëve bërthamore dhe objekte
të tjera bërthamore, dhe në disa raste,

333
00:23:11,905 --> 00:23:16,623
shfaqja e këtyre objekteve
përkonte me komprometimin

334
00:23:16,647 --> 00:23:20,405
e gatishmërisë operative
të armëve tona bërthamore.

335
00:23:20,429 --> 00:23:24,747
Ishin tre-katër objekte në veri,
me ngjyra të ndritshme,

336
00:23:24,771 --> 00:23:29,196
duke ndryshuar trajtën nga
vezorja në të rrumbullakët, dhe
duke lëvizur shumë shpejt dhe me

337
00:23:29,220 --> 00:23:31,949
lëvizje të mprehta këndore sikur
po kërkonin koordinatat më të mira.

338
00:23:31,973 --> 00:23:35,647
Mund të themi qartë, duke u
mbështetur në të dhënat e radarit,
të cilat janë empirike jo

339
00:23:35,671 --> 00:23:40,564
anekdotike, që këto objekte janë
ndjekur që nga fillimi i viteve 1950

340
00:23:40,588 --> 00:23:45,676
në mos më parë, duke udhëtuar
deri 11.000 kilometra në orë,
duke marrë kthesa kënddrejta

341
00:23:45,700 --> 00:23:49,757
me shpejtësi shumë të madhe,
duke u ndenjur pezull,

342
00:23:49,781 --> 00:23:53,544
duke u kthyer mbrapsht. Në qoftë se ne,
ose rusët, ose cilido vend në Tokë

343
00:23:53,568 --> 00:23:56,983
do të kishim mjete të tilla në fillim të
viteve 1950, pse vallë kemi harxhuar

344
00:23:57,007 --> 00:24:00,286
dekadat e fundit duke zhvilluar
aeroplanë me krahë fiks me aftësi

345
00:24:00,310 --> 00:24:06,147
shumë më të vogla? Këto janë qartë,
për mendimin tim, një teknologji nga

346
00:24:06,171 --> 00:24:08,812
diku tjetër, me pilotë të cilët
janë qenie që me sa duket vijnë

347
00:24:08,836 --> 00:24:12,191
nga një botë tjetër ose
nga një dimension tjetër.

348
00:24:12,707 --> 00:24:15,783
Tani, Hynek dhe Vallée, si dhe shumë
të tjerë të cilët kanë hetuar fenomenin

349
00:24:15,807 --> 00:24:20,717
e UFO-ve, nuk besojnë detyrimisht që
këto janë anije kozmike jashtëtokësore -

350
00:24:20,741 --> 00:24:24,116
në fakt,
ata nxorën përfundimin se ishte diçka

351
00:24:24,140 --> 00:24:28,340
shumë më e çuditshme dhe kishte
të ngjarë të jetë ndërdimensionale.

352
00:24:31,433 --> 00:24:34,819
Janë bindëse provat që
njerëzit nëpër të gjithë botën

353
00:24:34,843 --> 00:24:39,809
dhe nga çdo shtresë shoqërore kanë parë
objekte fluturuese të paidentifikuara —

354
00:24:39,833 --> 00:24:43,762
ku shumica prej tyre besojnë se këto
janë anije kozmike nga një planet tjetër

355
00:24:43,786 --> 00:24:49,328
ose një sistem tjetër yjor. Por a ka
sadopak mundësi që jashtëtokësorët

356
00:24:49,352 --> 00:24:54,377
do të udhëtojnë triliona
kilometra duke kaluar qiejt me
mjetë më të shpejtë se drita?

357
00:24:59,495 --> 00:25:03,568
Dr Henry L. Richter është ish
shkencëtar raketash nga laboratori

358
00:25:03,592 --> 00:25:08,001
Jet Propulsion Laboratory i
NASA-s. Ai ndihmoi në zhvillimin
dhe prezantimin e shumë

359
00:25:08,025 --> 00:25:11,732
nga sukseset e para të Amerikës
në hapësirë si p.sh. Explorer 1,

360
00:25:11,756 --> 00:25:14,104
sateliti i parë i Amerikës në hapësirë,
si dhe programet

361
00:25:14,128 --> 00:25:18,504
Ranger, Mariner,
dhe Surveyor.

362
00:25:18,953 --> 00:25:22,883
Kam më shumë se 60 vjet që jam
përfshirë në zhvillimin e anijeve kozmike

363
00:25:22,907 --> 00:25:27,391
për qëllime zbulimi. Ju e dini
se ka probleme masive në idenë

364
00:25:27,415 --> 00:25:32,013
që jashtëtokësorët e përparuara mund
të udhëtojnë kaq lehtë nëpër galaktikë,

365
00:25:32,037 --> 00:25:35,842
të hidhen në ‘hiperhapësirë’ ose
të shfrytëzojnë ‘vrima krimbi’, etj.

366
00:25:36,998 --> 00:25:41,073
Ylli më afër diellit tonë quhet
Proxima Centauri i cili ndodhet

367
00:25:41,097 --> 00:25:47,957
rreth 4,4 vjet-dritë larg Tokës.
D.m.th. afro 45 trilionë kilometra larg.

368
00:25:47,981 --> 00:25:53,635
Dielli ynë është 150 milionë
kilometra larg Tokës, sa për krahasim.

369
00:25:53,659 --> 00:25:57,205
Kështu pra, edhe nëse mund të udhëtoje
me shpejtësinë e dritës, do t’ju duheshin

370
00:25:57,229 --> 00:26:03,474
2,5 miliona vjet për të
arritur në galaktikën më të
afërt e cila është Andromeda.

371
00:26:03,498 --> 00:26:09,530
Ja mbi 500.000 herë më
larg sesa Proxima Centauri.

372
00:26:10,464 --> 00:26:14,906
Në hapësirë sundon tirania e distancave
nëse ke dëshirë të hulumtosh botë të tjera

373
00:26:14,930 --> 00:26:20,279
ose sisteme të tjera yjore.
Ajnshtajni ka teorizuar që
shpejtësia maksimale e mundshme

374
00:26:20,303 --> 00:26:24,229
mund të jetë vetë shpejtësia e dritës.
Kjo sepse me gjithë rritjen e shpejtësisë

375
00:26:24,253 --> 00:26:29,566
sonë, rritet edhe masa deri
sa në shpejtësinë e dritës,

376
00:26:29,590 --> 00:26:34,216
masa bëhet e pafundme. Edhe
pse në hapësirë nuk ka peshë,

377
00:26:34,240 --> 00:26:39,130
të njëjtat ligje të fizikës
vlejnë ‘atje’ ashtu si në Tokë.

378
00:26:40,372 --> 00:26:42,706
DR DEWEY HODGES
Imagjinoni një anije kozmike shumë të vogël,

379
00:26:42,730 --> 00:26:47,479
vetëm një ton,
pra 1000 kg. Sa energji do t’i duhej

380
00:26:47,503 --> 00:26:53,997
që të arrinte vetëm një të
tretën e shpejtësisë së dritës,
d.m.th. 100.000 km në sekondë?

381
00:26:54,021 --> 00:26:58,245
Fizika e thjeshtë tregon se do të
duhej një sasi tepër e madhe energji.

382
00:26:58,269 --> 00:27:03,214
Sa e madhe? Dy herë sa energjia
totale e prodhuar nëpër botë

383
00:27:03,238 --> 00:27:08,106
nga të gjitha provat bërthamore dhe
luftërat së bashku! Edhe kur arrin në

384
00:27:08,130 --> 00:27:12,565
destinacion të duhet e njëjta
sasi energjie për ta ngadalësuar.

385
00:27:12,589 --> 00:27:15,990
Pastaj, kur ke dëshirë të kthehesh në
shtëpi, anija duhet të përshpejtohet dhe

386
00:27:16,014 --> 00:27:22,082
të ngadalësohet përsëri. Çdo udhëtim
vajtje-ardhje kërkon futjen e katërfishit

387
00:27:22,106 --> 00:27:27,673
të kësaj sasie gjigande energjie.
Dhe kjo thjesht për një anije të vogël,

388
00:27:27,697 --> 00:27:32,466
jo për anijen Enterprise ose anijet kozmike
të stërmëdha në filmin Dita e Pavarësisë.

389
00:27:32,490 --> 00:27:36,590
Tani, anija kozmike “Surveyor” me të
cilën punonim ne në grupin tim, në fakt

390
00:27:36,614 --> 00:27:41,127
ka mbërritur në hënë, gjë që u hapi
rrugën misioneve të mëvonshme Apollo.

391
00:27:48,753 --> 00:27:52,888
Sidoqoftë, me shpejtësinë më
të mirë të atyre anijeve të
mëdha Apollo, të cilat donin

392
00:27:52,912 --> 00:27:58,447
tre ditë për të mbërritur në hënën tonë, do
të duheshin 870.000 vjet për të ardhur tek

393
00:27:58,471 --> 00:28:03,346
Proxima Centauri,
ylli më afër diellit tonë.

394
00:28:03,370 --> 00:28:08,231
Hapësira e jashtme është një mjedis
tmerrësisht armiqësor. Është vlerësuar se

395
00:28:08,255 --> 00:28:15,123
ka 100.000 grimca pluhuri në çdo
kilometër kub hapësirë. Për shembull,

396
00:28:15,147 --> 00:28:20,448
kur anija kozmike Challenger u përplas
me një flokë të vogël bojë në vitin 1983,

397
00:28:20,472 --> 00:28:25,572
energjia e përplasjes ka qenë aq e madhe
sa krijoi një krater në dritaren e parme.

398
00:28:25,596 --> 00:28:29,931
Këto dritare ishin projektuar
që të jenë tepër të forta.

399
00:28:29,955 --> 00:28:34,023
Teleskopi Hapësinor “Hubble” ka
tashmë disa gropa në strukturën e vet

400
00:28:34,047 --> 00:28:38,082
pas vetëm 12 vjetësh duke rrethuar Tokën,
duke udhëtuar me shpejtësi

401
00:28:38,106 --> 00:28:42,323
afër dhjetë mijë herë më të
vogël sesa shpejtësia që duhet
për të udhëtuar në galaktikë.

402
00:28:43,570 --> 00:28:47,625
Vini re që energjia është në
raport me katrorin e shpejtësisë.

403
00:28:47,649 --> 00:28:53,084
Kështu që anija kozmike që kemi
hamendësuar, me shpejtësi prej një të
tretën e asaj të dritës, do të pësonte

404
00:28:53,108 --> 00:28:57,442
100 milionë herë dëmtimet energjike
të “Hubble” për një përplasje të caktuar.

405
00:28:57,466 --> 00:29:01,833
Kështu, qoftë edhe një grimcë e lehtë
sa një flokë bore do të bëhej si shpërthim

406
00:29:01,857 --> 00:29:09,058
në pikë prej 4 tonësh tritol. Një
objekt me masën e një stafidheje

407
00:29:09,082 --> 00:29:11,419
do të çonte në një përplasje
me energjinë e barasvlefshme

408
00:29:11,443 --> 00:29:15,728
me atë të 80 bombave
atomike si ajo e Hiroshimës.

409
00:29:26,021 --> 00:29:30,523
Tani fantashkenca si sëria televizive
Star Trek ka shpikur koncepte të tilla si

410
00:29:30,547 --> 00:29:34,714
fusha forcash dhe skara shmangëse
dhe mburoja për të zgjidhur këto

411
00:29:34,738 --> 00:29:38,706
probleme. Tani, disa objekte me
ngarkesë elektrike mund të shmangen

412
00:29:38,730 --> 00:29:43,165
me anë të fushave elektromagnetike,
por këtu është fjala për t’u qëndruar

413
00:29:43,189 --> 00:29:49,090
goditjeve energjike sa shumë bomba
atomike. Kjo mbetet thjesht në fushën

414
00:29:49,114 --> 00:29:53,681
e fantashkencës sepse e njëjta
forcë po aq e fuqishme dhe e kundërt

415
00:29:53,705 --> 00:29:58,727
do të duhej të përftohej për
të shmangur objekte të këtilla.

416
00:29:59,097 --> 00:30:03,664
Problemi i distancës së udhëtimit është
problemi më i madh si për shkrimtarët

417
00:30:03,688 --> 00:30:07,689
e fantashkencës ashtu dhe për ata të cilët
besojnë në hipotezën e jashtëtokësorëve.

418
00:30:07,713 --> 00:30:11,282
Kjo është ideja që jashtëtokësorët
e përparuar mund të jenë duke
kaluar nëpër hapësirë brenda

419
00:30:11,306 --> 00:30:16,973
jetëgjatësisë së vet. Tani, mund të thuhet:
“Nuk mund të thoni se është e pamundur.

420
00:30:16,997 --> 00:30:19,731
D.m.th., ne nuk e dimë se
çfarë teknologjish do të shpiken

421
00:30:19,755 --> 00:30:24,082
në të ardhmen.” Ashtu është –
nuk e dimë. Por kërkesat që përfliten

422
00:30:24,106 --> 00:30:29,574
për udhëtimin galaktik,
më shpejt se drita, kërkojnë shkeljen

423
00:30:29,598 --> 00:30:33,918
e ligjeve të fizikës të cilat rregullojnë
universin tonë. Për shembull,

424
00:30:33,942 --> 00:30:39,043
nuk mund të ndërtohen anije kozmike
kundër gravitetit. Nuk fiket dot graviteti.

425
00:30:39,067 --> 00:30:42,767
Vetëm mund të ndërtohen anije
kozmike gjithnjë e më të fuqishme
për t’i shpëtuar gravitetit.

426
00:30:42,791 --> 00:30:46,673
Por sapo bëhet kështu,
krijohen dhe shumë probleme të tjera.

427
00:30:48,989 --> 00:30:52,157
Ka dhe një problem tjetër për
hipotezën jashtëtokësore sipas së cilës

428
00:30:52,181 --> 00:30:58,116
jashtëtokësorët na vizitjnë nga
një galaktikë shumë e largët, e
cila është problemi nëse jeta

429
00:30:58,140 --> 00:31:01,541
ka evoluar rastësisht mbi Tokë?
Dhe në qoftë se po, a do të ndodhte

430
00:31:01,565 --> 00:31:04,813
ky evolucion miliona herë
gjetiu në universin tonë?

431
00:31:06,162 --> 00:31:10,563
Ideja që ndonjë gjallesë ‘e
thjeshtë’ u formua fillimisht
në ndonjë kënetë të hershme

432
00:31:10,587 --> 00:31:16,088
mbi Tokë afro 3 miliardë vjet më
përpara njihet si evolucion kimik

433
00:31:16,112 --> 00:31:21,614
ose ‘abiogenesis’. Dhe meqenëse
ndodhi kështu, arsyetohet se duhet të ketë

434
00:31:21,638 --> 00:31:26,240
ndodhur edhe në miliarda planetë
të tjerë në univers. Sidoqoftë,

435
00:31:26,264 --> 00:31:30,432
ashtu si evolucioni kozmik është anti-
shkencor, kështu është edhe pretendimi që

436
00:31:30,456 --> 00:31:35,557
jeta biologjike mund të realizohet
me anë të proceseve të rastësishme.

437
00:31:35,581 --> 00:31:40,614
Tani, të gjitha gjallesat kërkojnë sasi
shumë të mëdha informacionesh të koduara.

438
00:31:40,638 --> 00:31:45,307
Qoftë dhe qeliza më e thjeshtë
vetë-riprodhuese ka rreth 600 kB

439
00:31:45,331 --> 00:31:50,265
informacione në ADN-në e vet.
Edhe kjo duhet të ngjeshet shumëfish:

440
00:31:50,289 --> 00:31:54,509
simulimi i asaj që bëhet gjatë
riprodhimit kërkonte mbi 100 kompjutera

441
00:31:54,533 --> 00:32:00,751
të fuqishëm që punonin për 10 orë.
Madje edhe astronomi i mirënjohur ateist

442
00:32:00,775 --> 00:32:05,214
Paul Davies vuri re se: “Si ndodhi që
atomet e pamendta të shkruanin spontanisht

443
00:32:05,238 --> 00:32:09,095
programacionet e veta …? Nuk e di
askush … nuk ka ligj të njohur fizike

444
00:32:09,119 --> 00:32:14,540
që të jetë në gjendje të
krijojë informacione prej hiçi.”

445
00:32:15,231 --> 00:32:19,460
Por në mënyrë që t’i shmangen idesë
së një Projektuesi, shumë njerëz kanë

446
00:32:19,484 --> 00:32:22,984
shikuar gjetkë për përgjigje për
këto pyetje. Disa kanë sugjeruar se

447
00:32:23,008 --> 00:32:25,509
jeta mbi Tokë mund të ketë ardhur
rastësisht nga ndonjë planet tjetër

448
00:32:25,533 --> 00:32:30,633
duke udhëtuar drejt Tokës në ndonjë kometë
të akullt ose meteorit. Kjo njihet si

449
00:32:30,657 --> 00:32:36,558
panspermia ose gati tekstualisht
‘farëra nga hapësira kudo’.

450
00:32:36,582 --> 00:32:40,051
Por si ka mundësi që jeta
organike të mbijetojë në
ambientin tmerrësisht të ashpër

451
00:32:40,075 --> 00:32:43,209
të hapësirës, ku nuk ka oksigjen,
temperatura është nën zero,

452
00:32:43,233 --> 00:32:47,967
ka rrezatime të dëmshme — edhe
rastësisht të kapet nga graviteti i Tokës

453
00:32:47,991 --> 00:32:52,227
ndërsa kalon me shpejtësi prej
dhjetra mijëra kilometra në orë, dhe disi

454
00:32:52,251 --> 00:32:55,046
t’i shpëtojë shkrumbimit ndërsa hyn
në atmosferën e Tokës me shpejtësi afër

455
00:32:55,070 --> 00:33:00,904
48 km në sekondë, e pastaj t’i shpëtojë
përplasjes me planetin me shpejtësi

456
00:33:00,928 --> 00:33:05,414
supersonike aq të shpejtë sa të shkrijë
vetë tokën në momentin e përplasjes?

457
00:33:08,277 --> 00:33:11,007
Ishin pikërisht probleme të këtilla
të cilat shtynë astronomin ateist

458
00:33:11,031 --> 00:33:14,605
dhe kritikun e teorisë së shpërthimit
të madh, Sër Fred Hoyle, të thoshte:

459
00:33:14,988 --> 00:33:18,289
Madje nuk ka as gjurmën më të vogël që
të thotë që ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë

460
00:33:18,313 --> 00:33:22,798
‘supë fillestare’ mbi Tokë, dhe jo
në ndonjë planet tjetër. Nëse origjina

461
00:33:22,822 --> 00:33:25,684
e jetës nuk ka qenë e rastësishme,
atëherë ajo duhet të ketë qenë produkt

462
00:33:25,708 --> 00:33:28,775
i inteligjencës së qëllimshme. Ky
problem është mjaft i madh sa ta

463
00:33:28,799 --> 00:33:34,277
varrosë Darvinin dhe të
gjithë teorinë e evolucionit.

464
00:33:35,162 --> 00:33:40,397
Francis Crick, zbuluesi kryesor i ADN-së,
është ndër ata shkencëtarë

465
00:33:40,421 --> 00:33:44,189
të cilët morën vesh që kjo nuk mund të
ndodhë spontanisht. Kështu që ai, ashtu si

466
00:33:44,213 --> 00:33:48,292
disa shkencëtarë të tjerë, hamendësojnë
se jeta inteligjente nga hapësira e jashtme

467
00:33:48,316 --> 00:33:50,783
ka sjellë jetën në Tokë,
edhe ata cilësojnë se kjo është më

468
00:33:50,807 --> 00:33:55,119
e besueshme sesa ideja e
origjinës spontane të jetës.

469
00:35:09,539 --> 00:35:13,986
Por në fakt, ideja e panspermias
së drejtuar nuk zgjidh asgjë.

470
00:35:14,010 --> 00:35:17,207
Ajo vuan nga të njëjtat probleme
me variantin e padrejtuar.

471
00:35:17,231 --> 00:35:22,132
Pra: si ka zënë fill jeta? Ajo
vetëm sa shtyn origjinën e jetës

472
00:35:22,156 --> 00:35:26,324
drejt hapësirës së jashtme atje
ku nuk e vëmë dot në sprovë.

473
00:35:26,348 --> 00:35:29,615
Madje nëse jashtëtokësorët kanë krijuar
jetën mbi Tokë, atëherë kush ishte krijuesi

474
00:35:29,639 --> 00:35:33,274
i këtyre jashtëtokësorëve? Atëherë
kush krijoi jashtëtokësorët që krijuan

475
00:35:33,298 --> 00:35:36,366
jashtëtokësorët që krijuan jetën mbi Tokë?
Nuk mund të kthehesh mbrapa përjetësisht

476
00:35:36,390 --> 00:35:41,391
sepse ky shpërthimi i madh
besohet të ketë ndodhur në një
moment të caktuar në të kaluar.

477
00:35:41,415 --> 00:35:46,216
Dhe meqë ajo vetëm thirr më shumë
ide joshkencore për të zgjidhur ato

478
00:35:46,240 --> 00:35:49,473
ide të para joshkencore,
nuk është për t’u habitur që

479
00:35:50,019 --> 00:35:52,197
ufologjia është quajtur
fe zëvendësuese.

480
00:35:54,196 --> 00:35:59,397
Kërkimet kanë treguar që njerëzit të
cilët nuk kanë lidhje me asnjë kishë,

481
00:35:59,421 --> 00:36:03,821
por të cilët pretendojnë të jenë fetarë,
janë veçanërisht të cënueshëm

482
00:36:03,845 --> 00:36:07,047
nga mundësia e ekzistencës
së jashtëtokësorëve.

483
00:36:07,071 --> 00:36:12,084
Për ta,
ufologjia është fe zëvendësuese.

484
00:36:13,309 --> 00:36:18,477
Në vitet 1950, fituesi i çmimit
Nobel dhe pionieri i energjisë atomike,

485
00:36:18,501 --> 00:36:22,701
Enrico Fermi, ndërsa punonte në
objektin bërthamor në Los Alamos

486
00:36:22,725 --> 00:36:27,127
të Meksikës së Re,
bëri disa pyetje të drejtpërdrejta:

487
00:36:27,151 --> 00:36:31,618
A jemi ne i vetmi qytetërim i përparuar
në mbarë universin, dhe në qoftë se

488
00:36:31,642 --> 00:36:35,843
jo, atëherë ku na qenkan
ata?! Si s’kemi parë asnjë gjurmë

489
00:36:35,867 --> 00:36:41,102
jete jashtëtokësore si p.sh. anijet
kozmike sonduese ose transmetimet?

490
00:36:41,126 --> 00:36:46,327
Si s’kemi gjetur produktet e tyre
mbi Tokë ose në sistemin tonë diellor?

491
00:36:46,351 --> 00:36:50,733
Fermi, jo pa arsye, duke u nisur
nga presupozimet e tij evolucionare,

492
00:36:50,757 --> 00:36:54,422
ka sugjeruar edhe që jashtëtokësorët
inteligjentë do të ishin
eksploratorë kureshtarë tamam

493
00:36:54,446 --> 00:36:58,547
si ne. Dhe në një univers
14-miliardë-vjeçar, duhet të ketë patur

494
00:36:58,571 --> 00:37:02,887
kohë të bollshme që të paktën racat e para
dhe më të përparuara të nisin anije yjore

495
00:37:02,911 --> 00:37:05,061
për të kolonizuar
planetë të tjerë.

496
00:37:20,921 --> 00:37:24,922
Edhe sikur të duheshin miliona
vjet për secilën aventurë kolonizimi,

497
00:37:24,946 --> 00:37:28,914
kolonia e re, sapo e themeluar,
si dhe qytetërimi fillestar

498
00:37:28,938 --> 00:37:32,373
që të dy mund të nisnin një ekspeditë
tjetër për të kolonizuar planetë të tjerë,

499
00:37:32,397 --> 00:37:35,964
duke dyfishuar kështu numrin
e kolonive të reja çdo milion vjet.

500
00:37:35,988 --> 00:37:39,856
Pas 10 milionë vjetësh, do të ishin
mbi 1000 koloni jashtëtokësorësh,

501
00:37:39,880 --> 00:37:43,948
dhe pas 20 milionë vjetësh, do të
ishin një milion të tilla. Me këtë rritje,

502
00:37:43,972 --> 00:37:48,873
pas 40 milionë vjetësh,
do të ishin një trilion qytetërime.

503
00:37:48,897 --> 00:37:52,832
Pas 14 miliardë vjetësh,
të gjithë qytetërimet jashtëtokësore në

504
00:37:52,856 --> 00:37:55,991
univers do t’ua merrnin
këmbët njëri-tjetrit. Kjo quhet

505
00:37:56,015 --> 00:38:01,514
paradoksi i Fermit. Ose ta themi shkurt,
ku na qenkan të gjithë?

506
00:38:01,827 --> 00:38:07,695
Epo, nuk është se kërkimet kanë
munguar. Prej mëse 50 vjetësh, nëpërmjet

507
00:38:07,719 --> 00:38:12,219
60 projektesh të ndryshme,
kanë hulumtuar universin me shpejtësi prej

508
00:38:12,243 --> 00:38:17,233
milionë frekuencash radiofonike
çdo sekondë, mirëpo kurrë nuk

509
00:38:17,257 --> 00:38:23,221
kanë përgjuar qoftë edhe një
herë ndonjë jashtëtokësor ‘me
telefon’ gjatë gjithë kësaj kohe.

510
00:38:49,829 --> 00:38:51,797
TREGIMTARI
Kërkuesi i UFO-ve Guy Malone ka

511
00:38:51,821 --> 00:38:55,323
shumë vjet që banon dhe punon
në Roswell të Meksikës së Re.

512
00:38:55,347 --> 00:38:58,481
Ai ka organizuar shumë konferenca atje,
duke mbledhur

513
00:38:58,505 --> 00:39:02,322
hetuesit dhe kërkuesit
kryesues të UFO-ve në botë.

514
00:39:02,346 --> 00:39:08,220
Libri i tij i parë mbi fenomenin e UFO-ve
quhet Ejani Lundroni Larg me Mua.

515
00:39:09,274 --> 00:39:14,217
Në vitin 1947 shumë besonin që një pjatë
fluturuese me trupa jashtëtokësorë brenda

516
00:39:14,241 --> 00:39:17,636
u përplas pak jashtë qytetit Roswell,
dhe që qeveria amerikane e ka

517
00:39:17,660 --> 00:39:21,060
fshehur qysh atëherë.
Por pak jashtë qytetit ka

518
00:39:21,084 --> 00:39:24,085
madje një gur në krye që shënon
në varr në fermën e Mac Brazel-it

519
00:39:24,109 --> 00:39:28,043
ku ai gjoja ka zbuluar
ndonjë mbeturinë.

520
00:39:28,067 --> 00:39:29,402
TREGIMTARI
Mbishkrimi i monumentit

521
00:39:29,426 --> 00:39:35,177
thotë: “Nuk e dimë se kush ishin,
nuk e dimë pse erdhën.

522
00:39:35,201 --> 00:39:38,811
Vetëm dimë që ata ndryshuan
këndvështrimin tonë për universin.

523
00:39:38,835 --> 00:39:44,807
Ky vend i shenjtë universal u
kushtohet në Korrik 1997 qenieve

524
00:39:44,831 --> 00:39:50,894
të cilët u ndeshën me fatet e
tyre afër Roswell të Meksikës
së Re, data Korrik 1947.”

525
00:39:52,159 --> 00:39:58,093
Roswell është Meka për besimtarët e
UFO-ve. Çdo fundjavë afër datës 4 Korrik,

526
00:39:58,117 --> 00:40:01,717
popullsia e qytetit dyfishohet afërsisht
sepse njerëzit vijnë nga çdo cep

527
00:40:01,741 --> 00:40:07,009
i botës thjesht për të kërkuar domethënien
dhe qëllimin, me besim që jashtëtokësorë

528
00:40:07,033 --> 00:40:11,703
më të moshuar dhe më të mençur
do të na japin përgjigjet që i kërkojmë.

529
00:40:13,592 --> 00:40:16,194
E pra, kam patur privilegjin
se kam qenë pastor këtu në

530
00:40:16,218 --> 00:40:19,519
Roswell tani prej 22 vjetësh,
dhe ka qenë një eksperiencë mahnitëse.

531
00:40:19,543 --> 00:40:22,310
D.m.th., e dua qytetin,
e dua dhe popullin. A e di, një nga

532
00:40:22,334 --> 00:40:24,536
gjërat interesante këtu në
Roswell është fakti se është qytet

533
00:40:24,560 --> 00:40:28,162
disi konservator, kështu që e
gjithë ideja e UFO-ve nuk është diçka

534
00:40:28,186 --> 00:40:32,920
për të cilën flasim vazhdimisht.
Por për shkak të vendit ku banojmë,

535
00:40:32,944 --> 00:40:37,379
sa herë që udhëtojmë, sa herë që
flasim me telefon, dhe japim adresën -

536
00:40:37,403 --> 00:40:40,736
që ne banojmë në Roswell të
Meksikës së Re — menjëherë na jepet

537
00:40:40,760 --> 00:40:43,627
reagimi, dikush thotë,
Mos është ai Roswell ku

538
00:40:43,651 --> 00:40:45,953
u përplas UFO-ja? Dhe siç e dini,
është i çuditshëm numri i njerëzve

539
00:40:45,977 --> 00:40:48,811
të cilët vijnë këtu në Roswell.
Ata vijnë nga kudo në Shtetet

540
00:40:48,835 --> 00:40:51,936
e Bashkuara. Shohim targa nga
çdo shtet i Bashkimit, dhe pastaj

541
00:40:51,960 --> 00:40:56,353
njerëzit nga kudo në botë udhëtojnë
këtu. Vijnë për shumë arsye.

542
00:40:56,377 --> 00:41:00,712
Disa vijnë thjesht nga kureshtja,
vetëm për qejf. Por ka dhe njerëz

543
00:41:00,736 --> 00:41:04,804
të cilët vijnë, dhe e gjithë jeta e
tyre preket prej kësaj. Kanë shqyrtuar

544
00:41:04,828 --> 00:41:07,463
gjëra, ose kanë patur vetë
ndonjë eksperiencë, ose dikush

545
00:41:07,487 --> 00:41:10,720
që e donin ka patur ndonjë eksperiencë,
ose kanë parë diçka, kështu që

546
00:41:10,744 --> 00:41:15,745
vijnë në qytetin tonë të
vogël, gjë që është çmenduri,
nga kudo në botë për të gjetur

547
00:41:15,769 --> 00:41:17,603
përgjigje për këto pyetje shumë të mëdha,
edhe hamendësojnë

548
00:41:17,627 --> 00:41:21,196
nëse jashtëtokësorët mund të
përbëjnë përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve.

549
00:41:21,220 --> 00:41:24,726
E pra, të gjitha fetë, si krishterimi,
synojnë t’u kthejnë përgjigje

550
00:41:24,750 --> 00:41:29,221
3 pyetjeve të mëdha, ju e dini se
cilat janë ato. E para: Nga kemi ardhur?

551
00:41:29,245 --> 00:41:34,345
A u krijuam, ose evoluam? Por
në rastin e fenomenit të UFO-ve,

552
00:41:34,369 --> 00:41:38,571
mbase na ka krijuar jashtëtokësorët,
apo jo? Këtë s’e kam parë më përpara,

553
00:41:38,595 --> 00:41:44,100
me sa duket është nxjerrë nga
Krijimi i Adamit në Kishën Sistine.

554
00:41:44,124 --> 00:41:48,691
Ja dora e Njeriut, e shtrirë për të prekur
dorën e krijuesve tanë jashtëtokësorë,

555
00:41:48,715 --> 00:41:54,084
siç besojnë shumë. Ua. Nëse doni
ndonjë shembull ku ufologjia është bërë

556
00:41:54,108 --> 00:41:57,176
fe zëvendësuese,
po ju them se

557
00:41:57,200 --> 00:42:00,800
para 20,
30 vjetësh nuk mund ta kishit bërë.

558
00:42:02,080 --> 00:42:05,981
E dyta është, pse jemi këtu? Cili
është kuptimi dhe qëllimi ynë në jetë?

559
00:42:06,005 --> 00:42:09,839
E pra, mbani mend që thashë më
parë që njerëzit shpesh ndryshohen,

560
00:42:09,863 --> 00:42:13,331
u ndryshohet jeta pas kësaj ndeshjeje
të pretenduar me jashtëtokësorët.

561
00:42:13,355 --> 00:42:17,423
Dhe natyrisht e treta është kjo,
Çfarë bëhet me ne kur vdesim?

562
00:42:17,447 --> 00:42:21,748
E pra, nëse nuk ka Zot, do jemi thjesht
të vdekur — vetëm kaq, dhe nuk ka jetë

563
00:42:21,772 --> 00:42:26,407
pas vdekjes. Por prapë, besimtarët
e UFO-ve kujtojnë se jashtëtokësorët

564
00:42:26,431 --> 00:42:30,165
do na rrëmbejnë, ose do e ndryshojnë
tokën në ndonjë parajsë utopike

565
00:42:30,189 --> 00:42:33,522
për shembull. Dhe ata nxjerrin ide si
ndreqja e vrimave në shtresën e ozonit

566
00:42:33,546 --> 00:42:37,513
dhe shpëtimi nga ngrohja
globale si tema të zakonshme.

567
00:42:37,537 --> 00:42:41,805
Madje edhe pretendojnë se mund të
ringjallin të vdekurit. Kështu, njerëzit

568
00:42:41,829 --> 00:42:45,230
më kanë sfiduar duke thënë se “Ja,
Jezusi na qenkësh thjesht një jashtëtokësor

569
00:42:45,254 --> 00:42:49,088
i përparuar, i keqkuptuar si Zoti, ja se
si Ai mund të kryente gjëra që dukeshin

570
00:42:49,112 --> 00:42:54,091
në atë kohë si mrekulli. Tani dua
të tregohem i matur, nuk po tallem,

571
00:42:54,115 --> 00:42:57,030
por është e rëndësishme të vëmë
re që këto janë tregime të atilla të cilat

572
00:42:57,054 --> 00:43:01,688
u jepen njerëzve të cilët kanë këtë
takim të pretenduar me jashtëtokësorët.

573
00:43:01,712 --> 00:43:05,946
Me fjalë të tjera, kjo formon
përgjigjen ndaj këtyre 3 pyetjeve dhe

574
00:43:05,970 --> 00:43:09,937
kështu edhe bazën e botëkuptimit
të tyre. Dhe janë kyç për të

575
00:43:09,961 --> 00:43:14,216
interpretuar se çfarë po ndodh
në gjithë këtë fenomenin e UFO-ve.

576
00:43:14,986 --> 00:43:18,586
Gjatë viteve kam punuar shumë
në Roswell. Padyshim janë bërë

577
00:43:18,610 --> 00:43:21,659
më shumë libra dhe
filma për Roswell sesa për

578
00:43:21,683 --> 00:43:27,235
çdo temë tjetër për UFO-t. Sidoqoftë,
është mjaft normale ajo që ndodhi atje.

579
00:43:28,260 --> 00:43:32,825
Ta kujtojmë se kjo ndodhi në vitet 1940,
shumë kohë para satelitëve në

580
00:43:32,849 --> 00:43:36,549
atmosferë. Dhe falë lakimit të tokës,
ishte problemi i vijës së shikimit

581
00:43:36,573 --> 00:43:40,907
kur bëhej fjala për dëgjimin
e transmetimeve me radio,

582
00:43:40,931 --> 00:43:45,531
ose përgjimin e veprimtarive të
vendeve të tjera. Kështu, qeveria ngriti

583
00:43:45,555 --> 00:43:49,856
disa balona meteorologjike me lartësi të
lartë gjoja të fshehura dhe jashtëzakonisht

584
00:43:49,880 --> 00:43:53,982
të mbuluara, që të çohen mbi
Bashkimin Sovjetik nëpërmjet rrymave jet.

585
00:43:54,006 --> 00:43:57,473
Këto balona mbartnin pajisje dëgjimore
akustike me synimin e përpjekjes

586
00:43:57,497 --> 00:44:01,032
për të dëgjuar sovjetikët
mbi provat atomike tokësore.

587
00:44:01,056 --> 00:44:04,190
Kur një balonë u përplas në Roswell
qeveria nuk donte që askush të dinte

588
00:44:04,214 --> 00:44:10,229
se ç’bënte, sidomos sovjetikët.
Kjo quhej Projekti Mogul.

589
00:44:11,682 --> 00:44:17,050
E pra, paska qenë vërtet kaq e thjeshtë.
Njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë,

590
00:44:17,074 --> 00:44:21,842
por ishte kaosi rreth tentativës për ta
mbuluar që krijoi atë që është quajtur

591
00:44:21,866 --> 00:44:26,967
incidenti “Roswell”. Kështu që këtu
mund të shihni që pretendojnë se

592
00:44:26,991 --> 00:44:33,058
këto simbole në mbeturinat ishin
me origjinë të panjohur, kurse në fakt

593
00:44:33,082 --> 00:44:37,016
kutitë nën balonat të cilat
përmbanin pajisjet dëgjimore akustike

594
00:44:37,040 --> 00:44:41,123
mbaheshin në vend nga
shiritat e një firme lodrash. Edhe

595
00:44:41,147 --> 00:44:46,818
këto në fakt janë thjesht
simbole të ndodhura në shirit.

596
00:44:47,411 --> 00:44:49,546
Roswell është bërë
tashmë biznes i madh

597
00:44:49,570 --> 00:44:54,205
dhe qyteti rron në bazë të
‘reputacionit jashtëtokësor’.

598
00:44:54,229 --> 00:44:57,863
Kështu që këta nuk duan që
faktet të prishin një tregim të bukur.

599
00:44:57,887 --> 00:45:02,388
Pa shiko, vetëm në Roswell
mund të bëhej diçka si kjo.

600
00:45:02,412 --> 00:45:06,645
Kjo është një gri gjigand si tullumbac,
edhe pse ka ngjyrën jeshile,

601
00:45:06,669 --> 00:45:11,238
jashtë një tregtari të madh
makinash. Kështu që madje
edhe korporatat ndërkombëtare

602
00:45:11,262 --> 00:45:15,063
këtu në qytet nuk e kanë
problem të lidhin vetveten me

603
00:45:15,087 --> 00:45:19,000
këtë temë jashtëtokësore.
Mjaft interesante apo jo?

604
00:45:21,602 --> 00:45:25,902
Tani, nëse kalon përmes muzeut
të UFO-ve në Roswell, për shembull,

605
00:45:25,926 --> 00:45:31,261
do të shohësh ekspozita me
informacione gjoja të klasifikuara.

606
00:45:31,285 --> 00:45:35,231
Por shumica prej tyre
janë shpjeguar shumë kollaj.

607
00:45:35,876 --> 00:45:39,977
Po ja, është mëse e thjeshtë të
jesh demaskues, gjë që nuk dua ta bëj.

608
00:45:40,001 --> 00:45:44,236
Për shembull, Zona 51 është bazë
sekrete. Edhe natyrisht, qeveritë ruajnë

609
00:45:44,260 --> 00:45:48,861
sekrete, kanë zhvilluar
gjithfarë armësh të fshehta atje si

610
00:45:48,885 --> 00:45:52,601
teknologjia “stealth” e
kështu me radhë. Por jo lasera

611
00:45:52,625 --> 00:45:56,391
të nxjerra nga anija kozmike
jashtëtokësore në Roswell.

612
00:45:57,589 --> 00:45:58,890
TREGIMTARI
Gjatë viteve ka patur

613
00:45:58,914 --> 00:46:01,632
tre hetime zyrtare të veçanta,
madje edhe

614
00:46:01,656 --> 00:46:06,125
disa presidentë kanë rishikuar dokumentet
e lidhura me incidentin “Roswell”.

615
00:46:06,149 --> 00:46:10,484
Kështu që porosita rishikimin e
të gjithë dokumentacionit Roswell.

616
00:46:10,508 --> 00:46:14,076
Po të konstatonit jashtëtokësorë atje,
do të na e tregonit?

617
00:46:14,100 --> 00:46:15,134
Po si.

618
00:46:15,158 --> 00:46:16,792
Ashtu?

619
00:46:16,816 --> 00:46:19,150
Po.

620
00:46:19,174 --> 00:46:22,513
Por po të merrnim ndonjë vizitë
ndonjë ditë nuk do të habitesha unë.

621
00:46:22,537 --> 00:46:27,802
Vetëm shpresoj se nuk do bëhet
si puna e filmit Dita e Pavarësisë.

622
00:46:28,700 --> 00:46:32,669
Por duhet të kemi parasysh që sa për
besimtarin tek UFO-t, ai/ajo ka dëshirë

623
00:46:32,693 --> 00:46:37,228
që ju të besoni atë që beson vetë.
Sidoqoftë, si hetues me përvojë,

624
00:46:37,252 --> 00:46:43,420
ja faktet. Në mënyrë konsistente,
rreth 90–95% e UFO-ve

625
00:46:43,444 --> 00:46:48,479
shpjegohen kollaj si fenomene
natyrore ose artificiale. Për shembull,

626
00:46:48,503 --> 00:46:55,517
janë re me trajtë lentesh,
janë vetëtima “topa”. Si dhe tufa zogjsh,

627
00:46:57,388 --> 00:47:03,289
aeroplanë, satelite, e kështu me radhë.
Madje edhe planeti Afërdita, i cili shihet

628
00:47:03,313 --> 00:47:10,725
herët në qiellin e natës, shpjegon
rreth 25% të të gjitha rasteve të UFO-ve.

629
00:47:11,238 --> 00:47:15,714
E vërteta është se filani beson tashmë
diçka para se të shikojë ndonjëherë

630
00:47:15,738 --> 00:47:20,106
faktet ose të dhënat – është si
lloj para-besimi. Më lejoni t’ju jap

631
00:47:20,130 --> 00:47:24,464
një shembull. Imagjino sikur para dyqind
vjetësh dikush ndodhet në arë dhe sheh

632
00:47:24,488 --> 00:47:28,188
diçka në qiell, duke fluturuar vërdallë,
që nuk e kupton dot,

633
00:47:28,212 --> 00:47:31,779
nuk ka pse të besojë që do të ishte
ndonjë anije kozmike nga një planet tjetër.

634
00:47:31,803 --> 00:47:35,838
Do ta interpretonte në kuadër të
njohurive të veta kulturore të asaj kohe,

635
00:47:35,862 --> 00:47:39,997
pra të “lenteve” që mbante. Mund të
kujtonte se ishte ndonjë demon ose engjëll.

636
00:47:40,021 --> 00:47:43,722
Por mendojeni sot,
se kur dikush ngre sytë dhe sheh diçka

637
00:47:43,746 --> 00:47:48,247
në qiell që s’e kupton dot, dhe thotë,
“Ua shiko, na qenka UFO!”

638
00:47:48,271 --> 00:47:53,272
Por UFO sot nuk do të thotë ‘Objekt
Fluturues i Paidentifikuar’, do të thotë

639
00:47:53,296 --> 00:47:59,184
një anije kozmike me jashtëtokësorë si
pilotë. Po ja, keqkuptojmë atë që shohim,

640
00:47:59,208 --> 00:48:01,328
dhe kjo ngaqë janë thjesht
njerëz të thjeshtë që ngrejnë sytë

641
00:48:01,352 --> 00:48:04,460
për t’i parë,
nuk e dinë dot se çfarë shikojnë.

642
00:48:05,777 --> 00:48:10,945
Shumica e rasteve të UFO-ve
mund të shpjegohen si fenomene
natyrore ose artificiale.

643
00:48:10,969 --> 00:48:14,570
Madje mund të shpjegonim edhe më
shumë po të kishim të gjitha
faktet përkatëse në kohën e duhur,

644
00:48:14,594 --> 00:48:18,428
gjë që nuk ka ndodhur në rastin e
Roswell. Por është gjithmonë një përqindje

645
00:48:18,452 --> 00:48:23,526
e vogël që u jep shumë vështirësi
kërkuesve. Gjëra që shihen se fluturojnë

646
00:48:23,550 --> 00:48:28,923
me shpejtësi marramendëse. Ato duken
në radar dhe zhduken me një çast. Edhe

647
00:48:28,947 --> 00:48:32,148
shihen duke u bashkuar me
njëra-tjetrën. Një nga rastet më të famshme

648
00:48:32,172 --> 00:48:35,648
ka qenë ai i UFO-ve
të Uashingtonit.

649
00:48:36,882 --> 00:48:42,953
Në vitin 1952 disa objekte të
para në radar të cilat fluturonin
në formacion fluturuan direkt mbi

650
00:48:42,977 --> 00:48:48,078
Kupën Kapitale në Uashington, u regjistruan
në tre instalime të veçanta radar,

651
00:48:48,102 --> 00:48:53,170
përfshi Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit
dhe Bazën “Andrews” të Forcave Ajrore.

652
00:48:53,194 --> 00:48:57,461
U panë në dy raste të veçanta
brenda dy javësh, duke nisur dërgimin e

653
00:48:57,485 --> 00:49:01,819
aeroplanëve luftëtare F-94 për t’i
ndërprerë. Më pas, një konferencë për shtyp

654
00:49:01,843 --> 00:49:06,987
u bë me pjesëmarrjen më të madhe të
mediave që nga Lufta e Dytë Botërore.

655
00:49:07,011 --> 00:49:12,146
Mund të themi që rastet e kohëve
të fundit nuk kanë kurrfarë lidhjeje me

656
00:49:12,170 --> 00:49:16,871
ndonjë zhvillim sekret i ndonjë
ministrie të Shteteve të Bashkuara.

657
00:49:16,895 --> 00:49:18,430
JASHTË EKRANIT
Cili është mendimi juaj për këto

658
00:49:18,454 --> 00:49:21,259
raste të reja të objekteve
të paidentifikuara?

659
00:49:21,283 --> 00:49:23,384
Me gjithë respektin që kam
për Forcat Ajrore, besoj se

660
00:49:23,408 --> 00:49:26,708
disa prej tyre do të rezultojnë të
jenë me origjinë ndërplanetare.

661
00:49:26,732 --> 00:49:31,470
Në vitin 1952 kam qenë i rekrutuar,
mbuloja zonën e Uashingtonit

662
00:49:31,494 --> 00:49:34,472
se mos do vinin
rusët nga Poli i Veriut.

663
00:49:35,835 --> 00:49:39,671
Këtë natë të veçantë, u bë një alarm,
ishin gjëra të paidentifikuara afër,

664
00:49:39,695 --> 00:49:43,497
po dilnin në radar, na u dhanë
parcela për të nisur përpjekje për t’i

665
00:49:43,521 --> 00:49:46,656
ndjekur dhe saktësuar koordinatat,
po fluturonin në një trajtë ku

666
00:49:46,680 --> 00:49:49,748
vijnë sipër sërës së armëve tona të rënda,
si dhe mbi monumentin e Uashingtonit,

667
00:49:49,772 --> 00:49:53,541
dhe mbi bazën “Andrews” të Forcave
Ajrore. Disaherë shkonin me shpejtësi tejet

668
00:49:53,565 --> 00:49:56,732
të larta. Ishim mësuar të ndiqnim
aeroplanët, kështu që dinim se si

669
00:49:56,756 --> 00:50:00,324
dukeshin. Këto nuk dukeshin si
asgjë që kishim parë më përpara.

670
00:50:00,348 --> 00:50:03,249
Nuk besoj se mund të bënim
gjëra si ato që pamë, tani nuk besoj

671
00:50:03,273 --> 00:50:09,207
se e bëjnë dot. Është thjesht shumë shpejt,
ndaloi shumë shpejt, u bë

672
00:50:09,231 --> 00:50:14,465
njollë e madhe,
pastaj disa të vogla, shumë shpejt.

673
00:50:14,489 --> 00:50:17,389
Komandantët tanë na urdhëruan,
thjesht mbani gojën mbyllur për këtë.

674
00:50:17,413 --> 00:50:21,013
Nuk themi dot nëse bëri s’bëri,
kështu që kam 64 vjet që përpiqem

675
00:50:21,037 --> 00:50:24,704
të shpjegoj atë që pamë,
dhe ju jeni të parët që vërtet doni të dini

676
00:50:24,728 --> 00:50:29,696
atë që pashë. E di që ishte diçka që
nuk ishte thjesht ndonjë gaz kënetor

677
00:50:29,720 --> 00:50:33,122
ose anasjellje temperaturash
ose gabim radari.

678
00:50:33,146 --> 00:50:37,805
Na ishte diçka.

679
00:50:39,316 --> 00:50:44,684
UFO-t e Uashingtonit mbeten
një shembull i mirë, pra, i

680
00:50:44,708 --> 00:50:48,675
një nga ajo përqindja e vogël e
rasteve të cilat sfidojnë interpretimet

681
00:50:48,699 --> 00:50:54,176
natyrore. Gjë që mbetet e pazgjidhur
edhe sot e kësaj dite. Po vallë

682
00:50:54,200 --> 00:50:56,601
ç’gjë tjetër do të prisnit të
thoshte qeveria? E sidomos kur

683
00:50:56,625 --> 00:51:01,132
diçka e panjohur sapo ka fluturuar direkt
mbi kopshtin e prapmë të Presidencës?

684
00:51:02,549 --> 00:51:06,983
Edhe Dr J. Allen Hynek zhvilloi
një sistem klasifikimesh për përvojat

685
00:51:07,007 --> 00:51:09,275
e UFO-ve i cili u përdor
në filmin klasik me titull

686
00:51:09,299 --> 00:51:12,823
Ndeshje të Ngushta
të Llojit të Tretë.

687
00:51:13,861 --> 00:51:17,262
Po, tek unë ka ndikuar mjaft
J. Allen Hynek, sepse ai nuk

688
00:51:17,286 --> 00:51:22,292
po shikonte UFO-t si fantashkencë,
por si spekulim shkencor.

689
00:51:22,316 --> 00:51:28,150
Ai cilësoi si shumë të
besueshme dëshmitë okulare,

690
00:51:28,174 --> 00:51:32,132
dhe gjeti shumë ngjashmëri
nga shumë pjesë të Amerikës

691
00:51:32,156 --> 00:51:36,623
si dhe nëpër botë,
aq sa u bind për idenë që

692
00:51:36,647 --> 00:51:40,934
qeveria po fshihte diçka,
dhe që këtu luante diçka.

693
00:51:40,958 --> 00:51:43,926
Madje del pak në film në një
skenë të vogël në aktin e tretë.

694
00:51:43,950 --> 00:51:45,619
Kështu pra, një ndeshje e
ngushtë e llojit të parë bëhet

695
00:51:45,643 --> 00:51:47,844
kur je afër,
por asgjë domethënëse nuk ndodh vërtet.

696
00:51:47,868 --> 00:51:49,436
Harroni formën
dhe shpejtësinë,

697
00:51:49,460 --> 00:51:51,261
është thjesht diçka
që nuk e shpjegon dot.

698
00:51:51,285 --> 00:51:53,053
Ndeshje të ngushta
të llojit të dytë janë ato

699
00:51:53,077 --> 00:51:56,078
që lënë ndonjë gjurmë
fizike. Gropa në tokë …

700
00:51:56,102 --> 00:51:57,103
Unaza shkrumbimesh

701
00:51:57,127 --> 00:51:58,128
Degë të shkëputura nga pemët

702
00:51:58,152 --> 00:51:59,220
Kabllo telefonike
të rrëzuara

703
00:51:59,244 --> 00:52:00,245
Kafshë të trazuara

704
00:52:00,269 --> 00:52:02,368
Motorë makinash të ndaluar

705
00:52:02,392 --> 00:52:06,267
Dhe ndeshjet e ngushta të llojit të
tretë janë më interesante nga të gjithat.

706
00:52:06,291 --> 00:52:12,337
Një ndeshje e ngushtë e llojit të
tretë është në fakt kur i takon ato.

707
00:52:12,861 --> 00:52:16,862
Nuk duhet të nënvlerësojmë
fuqinë e medias — filmat,

708
00:52:16,886 --> 00:52:22,187
imazhet pamore — për të shndërruar
dhe madje brumosur kulturën popullore.

709
00:52:22,211 --> 00:52:26,313
Ndonëse Hynek dhe Vallée ishin
shkencëtarë fizikë, ata morën vesh

710
00:52:26,337 --> 00:52:31,022
që studimi i UFO-ve përfshinte
diçka mjaft të paprekshme.

711
00:52:31,046 --> 00:52:34,646
Edhe ne duhet të pyesim
veten se ku UFO-t po “fshihen”

712
00:52:34,670 --> 00:52:38,909
kur nuk u shfaqen
syve njerëzorë.

713
00:52:39,661 --> 00:52:44,495
Konkluzioni që kam nxjerrë pas
gjithë këtyre viteve është se pikësëpari,

714
00:52:44,519 --> 00:52:49,054
kjo temë është shumë më e ndërlikuar
nga ç’kishte imaginuar ndonjëri prej nesh.

715
00:52:49,078 --> 00:52:52,212
Ka anët e veta
paranormale por sigurisht që

716
00:52:52,236 --> 00:52:55,470
ka gjithashtu edhe
aspekte shumë fizike…

717
00:52:55,494 --> 00:52:59,263
Në fund të fundit,
nëse vetë provat na detyrojnë të futemi në

718
00:52:59,287 --> 00:53:04,389
fushën paranormale,
ashtu qoftë. Kam shumë frikë që

719
00:53:04,413 --> 00:53:08,545
UFO-t kanë lidhje me
fenomene të caktuara psikike.

720
00:53:09,385 --> 00:53:14,119
Tregohuni skeptik kudo që të jetë e mundur.
Kërkoni shpjegime të thjeshta dhe vetëm

721
00:53:14,143 --> 00:53:17,843
nëse provat e kërkojnë, futuni në
anën shpirtërore — jo thjesht ngaqë

722
00:53:17,867 --> 00:53:21,235
nuk e dimë se ç’po ndodh.
Kështu kanë bërë ekspertët si

723
00:53:21,259 --> 00:53:24,794
Hynek dhe Vallée në disa
mënyra pa e marrë vesh.

724
00:53:29,866 --> 00:53:33,635
Hipoteza Jashtëtokësore,
d.m.th. që jashtëtokësorët vizitojnë tokën,

725
00:53:33,659 --> 00:53:37,360
mbështetet në idenë e shpërthimit të
madh dhe evoluimit të jetës nëpër univers.

726
00:53:37,384 --> 00:53:41,922
Edhe sikur të ketë ndodhur kështu, shkenca
reale provon se ata nuk arrijnë dot këtu.

727
00:53:41,946 --> 00:53:45,380
Kështu që besimtarët e devotshëm
paskan nxjerrë idenë që
jashtëtokësorët na vizitojnë

728
00:53:45,404 --> 00:53:48,572
nga universe paralele ose nga
një “multivers” ose diçka e tillë,

729
00:53:48,596 --> 00:53:52,398
gjë që besojnë se përputhet me faktin
që ata duken dhe zhduken nga hapësira

730
00:53:52,422 --> 00:53:57,156
me sa duket sipas dëshirës së vet. Sot,
opinioni më i pëlqyer është

731
00:53:57,180 --> 00:54:01,114
diçka e quajtur Hipoteza
Ndërdimensionale.

732
00:54:01,138 --> 00:54:05,572
Por që ta kemi shumë të qartë,
teoria e multiversit dhe ajo e fijeve

733
00:54:05,596 --> 00:54:10,532
nuk kanë asnjë të dhënë
të vëzhguar për mbështetje.

734
00:54:10,556 --> 00:54:15,191
Dhe nëse diçka nuk vëzhgohet dot,
as nuk sprovohet dot. Dhe në qoftë kështu,

735
00:54:15,215 --> 00:54:21,150
nuk qenka shkencë reale! Jo,
këto janë ide krejt hipotetike,

736
00:54:21,174 --> 00:54:25,442
të cilave u drejtohen këta si alternativë
ndaj teorisë së shpërthimit të madh

737
00:54:25,466 --> 00:54:28,300
e cila po dështon,
që të mund të ketë ende njëfarë

738
00:54:28,324 --> 00:54:32,452
origjine natyrore
për ekzistencën tonë.

739
00:54:34,177 --> 00:54:38,744
Gjithsej, kam shkruar rreth 40 libra.
Këtu përfshihen UFO-t, Këmbëmadhin,

740
00:54:38,768 --> 00:54:43,769
Çupakabran, përbindëshin Loch Ness,
teoritë e komploteve, pak a shumë çdo gjë

741
00:54:43,793 --> 00:54:47,156
që është paksa e çuditshme,
e dini do ta provoj njëherë pse jo.

742
00:54:47,584 --> 00:54:51,652
Kur u interesova për temën e UFO-ve
për herë të parë, për mua kjo ka qenë

743
00:54:51,676 --> 00:54:56,643
shumë bardhë-e-zi. Jashtëtokësorët
vinin nga sisteme yjore shumë larg tonit;

744
00:54:56,667 --> 00:55:00,912
po rrëmbenin njerëzit,
ua merrnin ADN-në e kështu me radhë.

745
00:55:00,936 --> 00:55:06,263
Por sigurisht, aty nga fundi i moshave 20,
mendimet, konceptet dhe idetë e mia

746
00:55:06,287 --> 00:55:12,403
kishin ndryshuar shumë. Deri atëherë,
fillova të merrja vesh që disa prej

747
00:55:12,427 --> 00:55:16,880
këtyre rasteve ishin thjesht
shumë të çuditshme për të qenë
qoftë edhe jashtëtokësore.

748
00:55:16,904 --> 00:55:20,439
Do thosha se sot kam një përqasje
shumë më ndërdimensionale për

749
00:55:20,463 --> 00:55:25,030
këtë temë, dhe shumë nga
mendimet dhe idetë e mia për këtë temë

750
00:55:25,054 --> 00:55:29,067
u shtynë nga i ndieri John Keel,
i njohur më shumë për librin

751
00:55:29,091 --> 00:55:33,517
me titull Profecitë Mothman. Edhe
Keel ka ardhur në të njëjtin përfundim,

752
00:55:33,541 --> 00:55:38,876
pra në idenë që çfarëdo qoftë fenomeni
i UFO-ve, ai bashkekziston me ne.

753
00:55:38,900 --> 00:55:44,235
UFO-t nuk duket sikur ekzistojnë si
objekte të prekshme dhe të prodhuara.

754
00:55:44,259 --> 00:55:48,526
Nuk u nënshtrohen ligjeve natyrore
të mjedisit tonë. Mijëra kontaktet

755
00:55:48,550 --> 00:55:52,551
me këto qenie tregojnë
se janë gënjeshtare dhe

756
00:55:52,575 --> 00:55:57,642
mashtruese. Manifestimet e
UFO-ve duket se janë, në përgjithësi,

757
00:55:57,666 --> 00:56:03,034
thjesht variante, pa ndryshime të mëdha,
të fenomenit të qëmotshëm demonologjik.

758
00:56:04,025 --> 00:56:09,993
E pra, kam hetuar fenomenin e
UFO-ve qysh prej afërsisht vitit 1961.

759
00:56:10,017 --> 00:56:15,918
Madje kam qenë anëtar i
organizatave për UFO-t si p.sh. NICAP

760
00:56:15,942 --> 00:56:22,410
dhe APRO, dhe kam intervistuar
qindra njerëz të cilët thonë se

761
00:56:22,434 --> 00:56:29,901
kanë parë gjëra të çuditshme,
duke përfshirë ata të cilët
thonë se janë rrëmbyer.

762
00:56:29,925 --> 00:56:34,360
Kam krijuar një grup të
quajtur Rrjeti Civil i Inteligencës,

763
00:56:34,384 --> 00:56:40,319
synimi i të cilit ishte të zbulonte
nëse qeveria rrinte prapa krijimit

764
00:56:40,343 --> 00:56:46,810
të llojeve të caktuara anijesh kozmike
që i ngjajnë UFO-ve, dhe kurrë nuk kam

765
00:56:46,834 --> 00:56:53,702
gjetur asnjë provë bindëse për këtë.
Ky fenomen nuk duket se vjen nga

766
00:56:53,726 --> 00:57:00,608
hapësira e jashtme,
përkundrazi ato shfaqen befasisht, pastaj

767
00:57:00,632 --> 00:57:05,726
zhduken ose çtrupëzohen,
gjë që na jep përshtypjen se

768
00:57:05,750 --> 00:57:10,517
ato po nisen sikur përdorin
njëfarë sistemi me shtytje.

769
00:57:10,541 --> 00:57:16,111
Edhe nuk besoj se fluturojnë.
Thjesht zhduken ose çtrupëzohen.

770
00:57:18,846 --> 00:57:20,947
TREGIMTARI
Eksperiencat për UFO-t kanë shpeshherë një

771
00:57:20,971 --> 00:57:25,005
ndikim të thellë tek
individët. Hynek vuri re se:

772
00:57:25,029 --> 00:57:29,664
Është ndryshuar pikëpamja,
pra filozofia e jetës e njerëzve….

773
00:57:29,688 --> 00:57:34,155
Shumë njerëz,
si p.sh. Jacques Vallée dhe unë, deri diku,

774
00:57:34,179 --> 00:57:39,112
besojnë se kjo mund të
jetë proces kondicionues.

775
00:57:40,438 --> 00:57:44,439
Gary, ti përmende më parë që disa
prej këtyre rasteve janë – besoj se

776
00:57:44,463 --> 00:57:48,997
iu referove si ndërdimensionale,
psikike, ose shpirtërore, pra

777
00:57:49,021 --> 00:57:51,455
futen në këto kategori. Tani
pyetja që kam unë është kjo:

778
00:57:51,479 --> 00:57:54,280
si mundet që shkencëtarët
të sprovojnë diçka si kjo?

779
00:57:54,304 --> 00:57:58,472
E pra, në fakt besoj se ka një fushë
e cila mund të na japë njohuri ose,

780
00:57:58,496 --> 00:58:02,197
si ta thuash, mund të sprovojmë
burimin e këtij fenomeni. Dhe kjo quhet

781
00:58:02,221 --> 00:58:06,489
Ndeshje të Ngushta të Llojit të Katërt,
pra rrëmbimet.

782
00:58:06,513 --> 00:58:09,480
Kanë qenë disa kërkues të specializuar
për rrëmbimet, siç janë John Mack,

783
00:58:09,504 --> 00:58:15,004
Budd Hopkins, David Jacobs, madje edhe
John Carpenter tek MUFON, për shembull.

784
00:58:15,028 --> 00:58:18,296
Dhe a e di se çfarë, kanë intervistuar
në mënyrë të pavarur, dhe kanë përdorur

785
00:58:18,320 --> 00:58:22,787
hipnozën për të zhbiruar kujtimet e
qindra përjetuesve. Edhe përveç faktit

786
00:58:22,811 --> 00:58:26,745
që kanë zbuluar që të gjitha këto
ngjarje ndjekin modele të cilat janë

787
00:58:26,769 --> 00:58:30,803
shumë të ngjashme, sa të bie në sy,
me njëra-tjetrën, kjo shikon

788
00:58:30,827 --> 00:58:34,727
informacionin që u jepet përjetuesve,
ku mund të

789
00:58:34,751 --> 00:58:40,052
vëmë në provë pretendimet e
këtyre të ashtuquajtur vëllezërve
dashamirës hapësinorë.

790
00:58:40,076 --> 00:58:41,910
TREGIMTARI
Dr John Mack ka qenë psikiatër dhe autor

791
00:58:41,934 --> 00:58:46,568
i cili ka fituar çmimin letrar
prestigjioz Pulitzer. Në fillim
ishte skeptik për fenomenin e

792
00:58:46,592 --> 00:58:50,027
rrëmbimeve nga jashtëtokësorët,
por në fund u bind se

793
00:58:50,051 --> 00:58:54,751
njerëzit po përjetonin eksperienca
me diçka jo të kësaj bote.

794
00:58:54,775 --> 00:58:58,009
Dr Mack, çfarë do të thotë e gjithë
kjo? Ç’është gjithë kjo punë, ju e dini,

795
00:58:58,033 --> 00:59:01,915
libri ku biseduat me qindra
pacientë dhe përshkruani hollësisht

796
00:59:01,939 --> 00:59:05,406
ato që thonë se kanë përjetuar,
ju me gjithë kredencialet nga

797
00:59:05,430 --> 00:59:11,032
Universiteti Harvard, si mendoni,
ç’do të thotë e gjithë kjo?

798
00:59:11,056 --> 00:59:14,257
Kështu, kur dëgjova për ata qindra
mijëra njerëzit nga kudo në vend

799
00:59:14,281 --> 00:59:17,421
në bazë të sondazheve të ndryshme,
e dimë, ndoshta edhe deri miliona njerëz

800
00:59:17,445 --> 00:59:21,446
kanë patur eksperienca shumë të
ngjashme. Këta nuk njohin njëri-tjetrin,

801
00:59:21,470 --> 00:59:24,371
hollësitë që përshkruajnë nuk ishin
përhapur në media, ata nuk kanë

802
00:59:24,395 --> 00:59:28,529
asgjë për të fituar nëpërmjet kësaj,
u vjen turp për të, kjo është e para.

803
00:59:28,553 --> 00:59:31,025
Kur dëgjova që kjo po ndodhte edhe
me fëmijë aq të njomë sa dy-tre vjeçarë,

804
00:59:31,049 --> 00:59:34,549
kjo përjashtoi mundësinë e
shpjegimeve në bazë të personaliteteve,

805
00:59:34,573 --> 00:59:38,307
lidhet me UFO-t e vëzhguara në
mënyrë të pavarur nga dëshmitarët,

806
00:59:38,331 --> 00:59:43,033
nga media, nga fqinjët.
Lidhet edhe me zbulimet fizike,

807
00:59:43,057 --> 00:59:47,092
dhe siç thashë dhe më lart, kur shqyrtohen,
njerëzit në fjalë nuk janë të shqetësuar

808
00:59:47,116 --> 00:59:49,384
nga ana psikiatrike. Kështu
që e vetmja gjë që sillet kështu

809
00:59:49,408 --> 00:59:52,343
është një eksperiencë e
mirëfilltë. Ëndrrat nuk sillen…

810
00:59:52,367 --> 00:59:53,969
Ju po thoni se është traumë,
është traumë, s’është…

811
00:59:53,993 --> 00:59:56,961
Është traumatike. Eksperiencat reale
janë e vetmja gjë që ndodh kështu.

812
00:59:56,985 --> 01:00:00,085
Psikoza nuk shfaqet kështu, çmenduria
nuk është kështu, ëndrrat nuk janë

813
01:00:00,109 --> 01:00:02,377
kështu,
s’është kështu as fantazia.

814
01:00:02,401 --> 01:00:06,622
Tani, në qoftë se këto janë eksperienca
prej vërteti, çfarë vallë po ndodh?

815
01:00:08,911 --> 01:00:12,946
Natën që pamë atë që e quajmë UFO,
po ktheheshim në shtëpi me makinë,

816
01:00:12,970 --> 01:00:17,671
ndaluam në rrugën përpara shtëpisë,
edhe vumë re në fushën mbrapa shtëpisë

817
01:00:17,695 --> 01:00:23,397
këto drita të cilat ishin të
pazakonta. Edhe nuk mund të
prodhoheshin nga makineritë e fermës,

818
01:00:23,421 --> 01:00:28,189
sepse ja, i gjithë bereqeti
ishte korrur. Ajo nisi të lëvizte,

819
01:00:28,213 --> 01:00:32,780
pa bërë zhurmë fare,
nuk trazoi qoftë dhe një fllad, dhe heshtte

820
01:00:32,804 --> 01:00:39,373
komplet. Por ishte nga
15 deri 20 metra e gjatë.

821
01:00:39,397 --> 01:00:44,132
Dritat i kishte të kuqe,
drita të kuqe të mëdha ishin, edhe rrihnin

822
01:00:44,156 --> 01:00:49,157
sipas një sekuence. Nuk e
shihja dot anijen, sikur të
ishte e fshehur nga radari.

823
01:00:49,181 --> 01:00:52,893
Vetëm drita mund të
shihnim. Dukej si një radhë

824
01:00:52,917 --> 01:01:00,424
dritash të kuqe. Kjo lundronte në
mes të kabllove elektrike, mbi gardhet,

825
01:01:00,448 --> 01:01:03,515
deri sa më në fund u ngrit deri
në nivelin e majave te pemëve

826
01:01:03,539 --> 01:01:07,110
dhe thjesht iku.
Thjesht u zhduk.

827
01:01:08,563 --> 01:01:10,464
TREGIMTARI
Dr David Jacobs ka qenë Assoc.

828
01:01:10,488 --> 01:01:14,489
Profesor në Universitetin Temple të
Pensilvanisë dhe është i vetmi njeri

829
01:01:14,513 --> 01:01:19,847
i cili ka fituar një doktoratë
për një temë të lidhur me UFO-t.
Ai gjeti veten në kundërshtim

830
01:01:19,871 --> 01:01:23,306
me John Mack i cili besonte
se përvojat e UFO-ve mund

831
01:01:23,330 --> 01:01:27,897
të shiheshin si pozitive,
madje edhe si përvoja shpirtërore.

832
01:01:27,921 --> 01:01:32,223
Një gjë që duhet ta kuptoni
lidhur me përvojat traumatike

833
01:01:32,247 --> 01:01:37,114
dhe masën e traumës këtu,
është që fenomeni i rrëmbimeve

834
01:01:37,138 --> 01:01:43,929
fillon në foshnjëri dhe zgjatet deri në
pleqëri. Dhe në fakt, kjo ka rezultuar

835
01:01:43,953 --> 01:01:45,654
e vërtetë në gati çdo rast

836
01:01:45,678 --> 01:01:49,001
që kam patur
mundësi të shqyrtoj.

837
01:01:49,536 --> 01:01:53,836
Vërtet, midis moshave afro 4 dhe 8
ose 9 vjeç, pata shumë eksperienca

838
01:01:53,860 --> 01:01:58,928
me si qenie të vogla në dhomën
time disaherë, disaherë ndihesha sikur

839
01:01:58,952 --> 01:02:06,187
do më çonin aty-këtu, më mbanin poshtë,
më mundnin. E dija se ishin të këqija,

840
01:02:06,211 --> 01:02:09,878
gjithashtu që nuk më pëlqenin.
Por në fakt s’kisha ç’u bëja

841
01:02:09,902 --> 01:02:12,066
për t’i ndaluar.

842
01:02:12,090 --> 01:02:15,126
Ka qenë thjesht pjesë e
jetës sime për shumë vjet.

843
01:02:16,373 --> 01:02:20,907
Para disa vitesh, nuk jam shumë e
sigurt se sa kohë më përpara ka qenë,

844
01:02:20,931 --> 01:02:27,466
na kontaktuan për të parë nëse
do të merrnim pjesë në këtë
dokumentar. Besoj se i pari

845
01:02:27,490 --> 01:02:32,390
u bë për Rastet e Pamjeve, pastaj
edhe për firmën A&E, por në thelb ata

846
01:02:32,414 --> 01:02:37,225
bënin fjalë për të njëjtën gjë,
pra për eksperiencat tona të rrëmbimit.

847
01:02:37,249 --> 01:02:43,382
Po klithja që ai të më
ndihmonte sepse nuk lëvizja dot,

848
01:02:43,406 --> 01:02:47,708
dhe nuk e dija që ishte paralizuar edhe ai,
dhe u ngritëm që të dy

849
01:02:47,732 --> 01:02:54,066
në krevat në të njëjtën kohë. Në
qoftë se kjo është diçka mendore që

850
01:02:54,090 --> 01:02:59,358
po u ndodh njerëzve, atëherë pse
s’po bëjnë përpjekje shkencëtarët

851
01:02:59,382 --> 01:03:05,801
ose doktorët etj.,
që të gjejnë ndonjë kurim?

852
01:03:07,783 --> 01:03:12,067
Ndërsa kërkoja shpjegime,
u bashkova me një grup përjetuesish.

853
01:03:12,091 --> 01:03:17,959
Edhe atje dëgjova shumë tregime të
ndryshme, por ama ishte një atmosferë

854
01:03:17,983 --> 01:03:23,035
ku njerëzit pranonin tregimet
e njëri-tjetrit. Për shumicën
e kohës, dukej sikur

855
01:03:23,059 --> 01:03:28,394
ekzistonte ky konsensus i
përgjithshëm që të gjithë bënin pjesë në

856
01:03:28,418 --> 01:03:33,818
një plan shumë më të madh,
ndonjë qëllim kozmik ku ata

857
01:03:33,842 --> 01:03:37,704
do të merrnin
ndriçim shpirtëror.

858
01:03:38,300 --> 01:03:40,857
Një nga gjërat që kam parë të ndodhin
më shpesh se ç’duhet është që njerëzit

859
01:03:40,881 --> 01:03:44,315
nganjëherë venë madje edhe te kisha për
ndihmë ose për përgjigjen lidhur me këtë,

860
01:03:44,339 --> 01:03:47,806
dhe meqë është një temë kaq e çuditshme,
pastorët shpesh nuk dinë

861
01:03:47,830 --> 01:03:52,132
si të përgjigjen, çfarë të thonë.
Kështu që përjetuesi përfundon

862
01:03:52,156 --> 01:03:56,590
duke shkuar te grupe të
tjera në komunitetin jofetar
të UFO-ve, dhe këta thonë,

863
01:03:56,614 --> 01:04:01,515
“Ne ju besojmë, njerëz tamam si ju
kemi. Hajdeni flisni në grupin tonë!”

864
01:04:01,539 --> 01:04:05,074
Njerëzit kanë një komunitet
pranues dhe përfundojnë si

865
01:04:05,098 --> 01:04:09,027
ambasadorë për këto
qenie dhe doktrinat e tyre.

866
01:04:11,269 --> 01:04:13,875
TREGIMTARI
Piloti i anijes kozmike
Apollo 14, Dr Ed Mitchell,

867
01:04:13,899 --> 01:04:17,954
themeloi një organizatë të quajtur
Fondacionin për Kërkimet për

868
01:04:17,978 --> 01:04:21,545
Ndeshjet me Jashtëtokësorët.
Ata studiuan me mijëra

869
01:04:21,569 --> 01:04:25,405
të kontaktuar dhe konstatuan,
midis të tjerash, që:

870
01:04:25,429 --> 01:04:28,797
80% kanë patur një
Eksperiencë “Jashtë Trupit”;

871
01:04:28,821 --> 01:04:34,023
50% kanë treguar për një shërim mjekësor
nga një qenie inteligjente jonjerëzore;

872
01:04:34,047 --> 01:04:38,015
83% e përjetuesve
besojnë se këto qenie

873
01:04:38,039 --> 01:04:41,473
kanë njëfarë lidhjeje
me “Botën e Frymave”.

874
01:04:41,497 --> 01:04:46,332
Shumica kishte përjetuar kohë
të munguar gjatë ndeshjes së tyre.

875
01:04:46,356 --> 01:04:51,704
85% kanë përjetuar një shndërrim madhor,
pozitiv dhe shpirtëror.

876
01:04:53,098 --> 01:04:57,136
Ishte një njeri i cili pretendonte se
kish patur një përvojë me jashtëtokësorë,

877
01:04:57,160 --> 01:05:01,460
dhe ky thoshte se para kësaj,
po merrte seriozisht idenë se mund të bëhej

878
01:05:01,484 --> 01:05:08,019
një pastor i krishterë. Gjatë përvojës,
iu tha se ishte zgjedhur,

879
01:05:08,043 --> 01:05:13,177
edhe kjo u bë për të një
eksperiencë që ia ndryshoi jetën.

880
01:05:13,201 --> 01:05:17,435
Për rrjedhojë, sot ai mirëpret këto
eksperienca deri në atë masë ku

881
01:05:17,459 --> 01:05:22,706
mirëpriten disa herë në javë.
U trondita deri diku që ky person

882
01:05:22,730 --> 01:05:28,311
sot përdor referenca biblike për të
mbështetur këtë përvojë. Ai më thotë

883
01:05:28,335 --> 01:05:33,769
që, siç dihet, “shumë janë të thirrur,
por pak janë të zgjedhur”, dhe meqë

884
01:05:33,793 --> 01:05:38,727
sot ai mirëpret këtë eksperiencë,
ai cilëson vetveten, ose i thonë

885
01:05:38,751 --> 01:05:42,919
këto qenie,
që ai është një nga ata të zgjedhurit që të

886
01:05:42,943 --> 01:05:49,195
na çojnë të gjithë drejt një lloji më
të lartë dhe më të ndriçuar shpirtërie.

887
01:05:50,439 --> 01:05:55,328
Si fëmijë, Budd Hopkins dëgjoi dramatizimin
për radion të romanit Lufta e Botëve

888
01:05:55,352 --> 01:06:00,215
gjë që i bëri një përshtypje
të qëndrueshme. Më vonë,
interesi i tij u ripërtëri

889
01:06:00,239 --> 01:06:05,625
falë një rasti UFO-je në vitin 1964,
edhe pas kësaj ai u mahnit

890
01:06:05,649 --> 01:06:11,576
nga tregimet e rrëmbimeve
jashtëtokësore. Një humanist i
vetëdeklaruar, Hopkins më vonë

891
01:06:11,600 --> 01:06:16,933
ka shkruar gjashtë libra për UFO-t
dhe vlerësohet si kërkues pionier

892
01:06:16,957 --> 01:06:21,592
për fenomenin e rrëmbimeve.
Libri i tij me titull Koha e Munguar:

893
01:06:21,616 --> 01:06:24,826
Një Studim i Evidentuar i
Rrëmbimeve Jashtëtokësore cilësohet

894
01:06:24,850 --> 01:06:28,519
nga shumë njerëz si
traktat klasik i kësaj teme.

895
01:06:30,233 --> 01:06:33,919
Tani, ka gjithfarë tregimesh të
mrekullueshme për të ilustruar këtë

896
01:06:33,943 --> 01:06:38,877
kontroll që mund të kenë mbi
perceptimet tona. Kam punuar dikur

897
01:06:38,901 --> 01:06:42,302
me një grua e cila rrëfente një
eksperiencë, ku ndodhej mbi tavolinë

898
01:06:42,326 --> 01:06:45,385
brenda anijes kozmike,
po bëhet një ekzaminim fizik, është

899
01:06:45,409 --> 01:06:50,143
shumë e dhimbshme dhe poshtëruese,
etj, edhe ajo jo vetëm se është e inatosur

900
01:06:50,167 --> 01:06:54,701
dhe e tërbuar, por është e frikësuar
për vdekje, dhe përjeton dhimbje,

901
01:06:54,725 --> 01:06:58,193
edhe kryejashtëtokësori, siç e dimë
prej këtyre tregimeve se ndodh shpesh,

902
01:06:58,217 --> 01:07:02,517
i afrohet, i vë dorën mbi ballë,
dhe ajo tha që dhimbja

903
01:07:02,541 --> 01:07:06,976
iu fshih, ajo ndjeu disa valë
të dashurisë më të thellë që ka

904
01:07:07,000 --> 01:07:10,734
ndier ndonjëherë në jetë. Ajo tha
se do të sakrifikonte fëmijët e vet për

905
01:07:10,758 --> 01:07:14,460
atë dashuri që ndiente për këtë qenie.
Ka qenë thjesht përtej çdo gjëje që ajo

906
01:07:14,484 --> 01:07:18,019
kishte ditur ndonjëherë. Pa dhimbje,
pa zemërim, dhe dashuri totale. Ky lloj

907
01:07:18,043 --> 01:07:20,078
manipulimi është natyrisht
diçka që bën pjesë përbërëse

908
01:07:20,102 --> 01:07:24,105
të metodës së veprimit
të jashtëtokësorëve.

909
01:07:25,080 --> 01:07:27,881
Besoj se është përgatitur
skena për shfaqjen e

910
01:07:27,905 --> 01:07:31,739
besimeve të reja fetare,
me besimin tek UFO-t në qendër …

911
01:07:31,763 --> 01:07:36,898
si dhe idenë e mundësisë
së kontaktit me kozmiken.

912
01:07:36,922 --> 01:07:40,890
… Ka mijëra njerëz për të cilët
besimi te kontakti jashtë kësaj bote

913
01:07:40,914 --> 01:07:45,416
mbështetet në bindjen intime,
të nxjerrë prej asaj që këta

914
01:07:45,440 --> 01:07:50,886
cilësojnë si kontakt personal me
UFO-t dhe ata që rrijnë brenda tyre.

915
01:07:54,034 --> 01:07:58,805
Nuk do t’ju shkonte ndërmend që qenie
të vogla me sy të zinj të mëdhenj, të cilët

916
01:07:58,829 --> 01:08:03,245
kur e shikon për herë të parë po
bëjnë eksperimente të këqija, traumatike,

917
01:08:03,269 --> 01:08:06,470
riprodhuese si me përdhunim, nuk
e dimë nëse janë eksperimente,
që këta të jenë burimi

918
01:08:06,494 --> 01:08:11,121
i portave mistike, siç po sugjeroni,
por në fakt kështu janë për

919
01:08:11,145 --> 01:08:16,777
shumë individë. Mund të ndodhë
që duhet njëfarë ‘goditje’ më
ndërfutëse dhe pushtuese,

920
01:08:16,801 --> 01:08:23,269
pra rrëmbime si ta thuash,
që të na hapë, është ndërhyrje,

921
01:08:23,293 --> 01:08:29,860
në njëfarë kuptimi, është kalimi i
qenieve të cilat duhet të mbeten

922
01:08:29,884 --> 01:08:33,226
në botën e frymave,
të cilat kalojnë në botën fizike.

923
01:08:33,487 --> 01:08:37,521
Kërkuesit e UFO-ve si unë përdorin
një grup treguesish të njohur si

924
01:08:37,545 --> 01:08:42,355
Sindroma Klasike e Rrëmbimit
ose CAS-i. Tani, siç e dini,

925
01:08:42,379 --> 01:08:45,947
jo të gjithë njerëzit
kanë të tetë eksperiencat.

926
01:08:45,971 --> 01:08:51,272
Mund të jenë vetëm dy-tre prej tyre.
Por eksperiencat i përshtaten një sekuence

927
01:08:51,296 --> 01:08:54,426
kështu që mund të
përcaktojmë pak a shumë natyrën

928
01:08:54,450 --> 01:08:58,284
e eksperiencës duke
përdorur këtë CAS.

929
01:08:58,308 --> 01:08:59,908
TREGIMTARI
Së pari, është Kapja —

930
01:08:59,932 --> 01:09:03,298
Ndërsa ngasin makinën natën,
shohin diçka, ose një

931
01:09:03,322 --> 01:09:05,727
qenie e çuditshme u
shfaqet në dhomën e gjumit.

932
01:09:11,233 --> 01:09:15,816
Është një Ekzaminim — Nën hipnozën
ata kujtojnë më vonë se u janë bërë

933
01:09:15,840 --> 01:09:19,525
ekzaminime të përafërta
mjekësore në një anije kozmike.

934
01:09:20,635 --> 01:09:24,636
Është një Konferencë — Ata kanë
kujtime për konferenca telepatike

935
01:09:24,660 --> 01:09:28,289
me jashtëtokësorët,
ndoshta u tregohen ngjarje të ardhshme

936
01:09:28,313 --> 01:09:34,743
në tokë. Është një Vizitë — U jepet një
vizitë me udhërrëfyes brenda anijes dhe

937
01:09:34,767 --> 01:09:39,302
shohin dhoma të çuditshme të përdorura për
qëllime riprodhimi të cilat quhen zakonisht

938
01:09:39,326 --> 01:09:44,327
inkubatoriume. Është një
Udhëtim Jashtë Botës — Kujtojnë se

939
01:09:44,351 --> 01:09:48,053
çohen në ndonjë mjedis
tjetër ose planet tjetër.

940
01:09:49,254 --> 01:09:53,855
Është një Teofani — Pretendojnë
se kanë takuar udhëheqës fetarë ose

941
01:09:53,879 --> 01:09:58,326
qenie hyjnore në anije,
përfshi Jezu Krishtin.

942
01:09:58,607 --> 01:10:02,974
Është një Kthim — Kur kthehen
në mjedisin e vet, u thuhet

943
01:10:02,998 --> 01:10:09,366
t’i harrojnë qëllimshëm
eksperiencat. Është një Pasojë —

944
01:10:09,390 --> 01:10:13,625
Ata shpesh nuk i kujtojnë dot hollësitë
deri sa nxirren nëpërmjet hipnozës,

945
01:10:13,649 --> 01:10:17,484
por disaherë shfaqin shenja
fizike të ndërhyrjes, si p.sh.

946
01:10:17,508 --> 01:10:22,816
blanat, gërvishjet ose shenjat e
groposjes ku u është hequr lëkura.

947
01:10:24,599 --> 01:10:27,714
Për mua,
eksperiencat kanë filluar vërtet

948
01:10:27,738 --> 01:10:30,173
me ato që do t’i
quaja manifestime.

949
01:10:30,537 --> 01:10:36,238
Një qenie e hirtë do ta nxirrte kokën
nga mbrapa qoshes për të më vështruar,

950
01:10:36,262 --> 01:10:40,771
ose do të kalonte mu përmes murit,
d.m.th. fytyra e saj do të shfaqej

951
01:10:40,795 --> 01:10:47,977
duke dalë nga muri dhe do të më shikonte,
pastaj të kthehej e të zhdukej.

952
01:10:48,001 --> 01:10:52,498
Ishte traumatizuese, do ishte ndoshta
mënyra më e mirë se si ta shprehja.

953
01:10:53,608 --> 01:10:58,410
Do më linin blana,
disaherë në krahë dhe këmbë,

954
01:10:58,434 --> 01:11:01,641
nganjëherë kisha
prerje te këmbët,

955
01:11:02,326 --> 01:11:07,513
gjëra që më bindnin
fort për realitetin e kësaj.

956
01:11:08,485 --> 01:11:10,992
Thjesht ishte e vështirë
përpjekja për të ruajtur

957
01:11:11,016 --> 01:11:13,128
shëndetin mendor gjatë gjithë episodit,
në fakt.

958
01:11:13,776 --> 01:11:17,109
Një nga gjërat kryesore të përbashkëta në
përvojat e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët

959
01:11:17,133 --> 01:11:20,933
është fakti që historitë përbajnë
gjithmonë një element seksual,
dhe më vjen keq të them se

960
01:11:20,957 --> 01:11:25,191
kjo vlen edhe për historitë që kam
vetë. Por kur isha fëmijë, si 4-5 vjeç,

961
01:11:25,215 --> 01:11:28,900
Nuk dija asgjë për seksin,
nuk mund ta përfytyroja tamam këtë gjë,

962
01:11:28,924 --> 01:11:33,658
nuk mund ta kisha trilluar. Por
ndërsa rritesha fillova të merrja vesh dhe

963
01:11:33,682 --> 01:11:35,551
të hidhja shikimin mbrapa,
se kjo ka qenë vërtet një lloj

964
01:11:35,575 --> 01:11:38,201
abuzimi që ma
kanë bërë këto qenie.

965
01:11:38,733 --> 01:11:42,968
Kështu që përfundon duke e mbyllur brenda
vetes. Ke dëshirë të bisedosh për të,

966
01:11:42,992 --> 01:11:44,626
por në fakt je i vetmuar fare.
Nuk i dihet si ku të shkosh

967
01:11:44,650 --> 01:11:46,992
apo me kë të
bisedosh për këtë.

968
01:11:48,076 --> 01:11:51,977
E pra, është e vështirë dhe shpesh
nuk gjejmë derman kur bisedojmë për

969
01:11:52,001 --> 01:11:56,669
anët seksuale të përjetuara nga
përjetuesit. Por sinqerisht, nuk besoj se

970
01:11:56,693 --> 01:12:00,894
mund të injorojmë rëndësinë e
kësaj. Dhe arsyeja është se intimiteti

971
01:12:00,918 --> 01:12:04,618
i eksperiencës që kujtojnë se kanë,
pra të dhunimit gjithashtu,

972
01:12:04,642 --> 01:12:08,444
bën një efekt të fuqishëm
transformues për individin.

973
01:12:08,468 --> 01:12:13,169
Kjo nuk është asgjë e re,
si shumë aspekte të fenomenit

974
01:12:13,193 --> 01:12:18,960
të UFO-ve. Ekspertët thonë se
kjo i përshtatet kulturës së ditës.

975
01:12:18,984 --> 01:12:22,818
Epo mirë, mendoni për kohën e lashtë,
në Mesjetë, njerëzit regjistronin ngjarje

976
01:12:22,842 --> 01:12:26,411
të ngjashme me demonë të njohur
si incubus dhe succubus, edhe

977
01:12:26,435 --> 01:12:32,455
këta demonë do t’i dhunonin si meshkujt
ashtu dhe femrat kundër vullnetit të tyre.

978
01:12:34,754 --> 01:12:38,860
Nëse njerëzit më pyesin a besoj se
janë të rrezikshme tema dhe fenomeni

979
01:12:38,884 --> 01:12:43,918
i UFO-ve, në fakt kështu besoj. Them
se nëse dikush ka vetëvlerësim të ulët,

980
01:12:43,942 --> 01:12:48,410
dhe nuk është i sigurt për vetveten,
atëherë është veçanërisht i cënueshëm

981
01:12:48,434 --> 01:12:52,835
ndaj manipulimit dhe kontrollit nga ky
fenomen. Kjo është diçka për të cilën

982
01:12:52,859 --> 01:12:56,227
John Keel i ka paralajmëruar
njerëzit shumë shpesh.

983
01:12:56,251 --> 01:13:00,764
Mos kini fiksime për fenomene
si UFO-t. Edhe në mënyrë të

984
01:13:00,788 --> 01:13:04,720
paevitueshme, kur njerëzit bëhen
me fiksime, kjo përfundon keq.

985
01:13:05,985 --> 01:13:07,819
TREGIMTARI
Psikologu dhe skeptiku i UFO-ve,

986
01:13:07,843 --> 01:13:11,776
Profesor Richard McNally nga
Universiteti Harvard, vuri re se:

987
01:13:11,800 --> 01:13:16,536
Nëse besoni vërtet që jeni
traumatizuar dhe kujtoni këto kujtime,

988
01:13:16,560 --> 01:13:20,294
do të shfaqni të njëjtat reagime
emocionale psikofiziologjike si

989
01:13:20,318 --> 01:13:23,186
njerëzit të cilët janë
traumatizuar vërtet.

990
01:13:23,210 --> 01:13:27,245
Madje ‘të rrëmbyerit’ besojnë në
eksperiencat e veta aq thellë sa

991
01:13:27,269 --> 01:13:30,010
të shfaqin simptoma të vërteta stresi,
të ngjashme me

992
01:13:30,034 --> 01:13:32,800
ato të veteranëve të luftës
të cilët janë traumatizuar.

993
01:13:33,586 --> 01:13:41,521
Më kujtohet se erdhën në dhomën
tonë të gjumit, dhe djepi i vajzës sime

994
01:13:41,545 --> 01:13:49,513
ndodhej në këmbë të krevatit.
Edhe i vështrova, dy prej tyre u afruan

995
01:13:49,537 --> 01:13:57,205
dhe e morën nga krevati i saj,
dhe ajo ka patur shumë, shumë frikë,

996
01:13:57,229 --> 01:14:04,163
dhe i bërtitja Danit vazhdimisht
të bënte diçka për t’i ndaluar.

997
01:14:04,187 --> 01:14:10,787
Dhe ai nuk mundte, e vetmja gjë që unë,
ne mund të bënim ishte të rrinim

998
01:14:10,811 --> 01:14:15,416
duke i vështruar. Nuk lëviznim
dot. Nuk mund të bënim asgjë.

999
01:14:16,136 --> 01:14:19,970
Një nga gjërat më të dyshimta
te kjo çështje e fenomenit

1000
01:14:19,994 --> 01:14:23,928
që pretendon të jetë jashtëtokësor,
është fakti që po nxjerrin vazhdimisht

1001
01:14:23,952 --> 01:14:28,853
vende të reja ose të vjetra
nga kanë ardhur. Në vitet 1950

1002
01:14:28,877 --> 01:14:34,577
ishin Marsi, Afërdita, Saturni.
Pastaj në vitet 1960 dëgjuam histori

1003
01:14:34,601 --> 01:14:40,269
për Zeta Reticuli,
dhe sot na qenkan sistem shumë-yjore,

1004
01:14:40,293 --> 01:14:45,294
nga kudo në univers. Tani e dimë me siguri,
të paktën jemi mjaft të sigurt,

1005
01:14:45,318 --> 01:14:49,585
që Marsi dhe Afërdita nuk
janë vatra për qytetërime masive

1006
01:14:49,609 --> 01:14:53,011
jashtëtokësorësh. Edhe ja,
jashtëtokësorët nuk pretendokan

1007
01:14:53,035 --> 01:14:55,934
më sot se vijnë nga
Marsi dhe Afërdita.

1008
01:14:57,260 --> 01:15:02,494
Të gjitha tregimet që u janë dhënë të
ashtuquajtur të rrëmbyerve bien ndesh

1009
01:15:02,518 --> 01:15:07,883
me njëri-tjetrin. Pra nuk mund të
jenë të gjitha të vërteta. Madje,
kanë qenë duke u dhënë njerëzve

1010
01:15:07,907 --> 01:15:12,309
mesazhe të cilat mund të vërtetojmë
se janë gënjeshtra. Qëllimi i tyre

1011
01:15:12,333 --> 01:15:17,097
duket se është mashtrimi i
njerëzve lidhur me prejardhjen e tyre.

1012
01:15:17,921 --> 01:15:25,222
Tani, në vitin 2007, bëra një
intervistë me një njeri të quajtur
Ray Boeche, dhe në vitin 1991

1013
01:15:25,246 --> 01:15:29,380
ai u kontaktua nga dy shkencëtarë
nga Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së

1014
01:15:29,404 --> 01:15:34,004
e cila po punonte në një program për
të kontaktuar ato që i quante NHE ose

1015
01:15:34,028 --> 01:15:38,177
qenie jonjerëzore. Në fillim,
besonin se merreshin me

1016
01:15:38,201 --> 01:15:44,169
jashtëtokësorë. Me kalimin e kohës,
ata konstatuan gati sikur një re e errët

1017
01:15:44,193 --> 01:15:48,960
të kishte rënë mbi projekt. Njerëzit
u sëmurën, disa vdiqën, ka patur

1018
01:15:48,984 --> 01:15:52,885
fat të zi shumë të çuditshëm në disa
raste. Dhe ata arritën në bindjen që ato

1019
01:15:52,909 --> 01:15:58,016
me të cilat merreshin ishin diçka
tamam demonike, por e shtirur si

1020
01:15:58,040 --> 01:16:02,419
jashtëtokësore. Arsyeja pse
këta kontaktuan Ray ishte biografia

1021
01:16:02,443 --> 01:16:07,395
e tij gati unikale si drejtor i MUFON-it
në nivelin shtetëror si dhe puna e tij si

1022
01:16:07,419 --> 01:16:12,679
prift aktiv. Kur fola me Ray në
intervistë, ai ishte në gjendje
të më tregonte më shumë të dhëna,

1023
01:16:12,703 --> 01:16:16,505
dhe pata mundësi të flisja
me disa nga të interesuarit,

1024
01:16:16,529 --> 01:16:20,163
edhe nuk ka dyshim që përfundimet
e tyre pak a shumë puqen me

1025
01:16:20,187 --> 01:16:24,055
idenë që ky është një lloj
mashtrimi demonik i cili është

1026
01:16:24,079 --> 01:16:29,028
shumë i rrezikshëm, dhe që ka të
paktën një elitë të vogël, si ta thuash,

1027
01:16:29,052 --> 01:16:33,328
brenda qeverisë, e cila beson
plotësisht këtë teori të posaçme.

1028
01:16:34,595 --> 01:16:38,517
Para shumë vitesh, intervistuan
një njeri të quajtur Bill nga
zonat rurale të Floridës.

1029
01:16:38,919 --> 01:16:42,820
Ai kishte patur eksperiencën
stereotipike ku niset

1030
01:16:42,844 --> 01:16:48,213
natën vonë në krevat,
por para kësaj, atë mbrëmje, ai

1031
01:16:48,237 --> 01:16:51,394
kishte parë disa drita jashtë
dritares së dhomës së pritjes.

1032
01:16:53,853 --> 01:16:55,288
BILL D.
Qentë e mi po lehnin me zë shumë,

1033
01:16:55,312 --> 01:16:58,646
shumë të lartë mbrapa shtëpisë,
dhe do çohesha, do shkoja dhe

1034
01:16:58,670 --> 01:17:02,005
do hapja dritaren,
e cila ndodhej pranë krevatit, edhe

1035
01:17:02,029 --> 01:17:05,230
do t’u thosha të rrinin të qetë,
edhe do qetësoheshin, do shtrihesha prapë

1036
01:17:05,254 --> 01:17:09,420
në krevat, filluan të lehnin prapë,
të njëjtën gjë kam bërë,

1037
01:17:09,444 --> 01:17:14,224
kështu kam vepruar disa herë. Më
kujtohet që herën e fundit që e bëra,

1038
01:17:14,248 --> 01:17:21,249
u shtriva dhe gati
menjëherë u paralizova.

1039
01:17:21,273 --> 01:17:25,707
Nuk lëvizja dot,
nuk shihja dot asgjë veç gri.

1040
01:17:25,731 --> 01:17:33,789
Dhe papritmas, ndihesha sikur
diçka ose dikush më kishte futur ndonjë

1041
01:17:33,813 --> 01:17:39,448
shkop në zorrën e trashë dhe
më mbante me këtë shkop. Edhe

1042
01:17:39,472 --> 01:17:44,705
qenia, cilado qoftë,
që po më bënte këtë, po qeshte sikur

1043
01:17:44,729 --> 01:17:51,397
të ishte kënaqësi ose që po tallej
me mua. Edhe kisha shumë frikë,

1044
01:17:51,421 --> 01:17:56,055
Nuk dija ç’të bëja. Edhe nuk
më kujtohet nëse kam thënë,

1045
01:17:56,079 --> 01:18:01,046
“Jezus, Jezus, Jezus!” ose, “Jezus,
më ndihmo, Jezus, më ndihmo!”,

1046
01:18:01,070 --> 01:18:05,971
por në atë moment,
pushoi eksperienca ime.

1047
01:18:05,995 --> 01:18:12,863
Dhe dëgjova, qartë dëgjova këtë qenie
të klithte nga dhimbja, dhe u përplasa

1048
01:18:12,887 --> 01:18:19,388
me krevatin, më hodhi tamam mbi krevatin,
dhe kjo zgjoi gruan time,

1049
01:18:19,412 --> 01:18:22,624
dhe ajo më pyeti se ç’po
bëja duke u hedhur mbi krevat.

1050
01:18:24,337 --> 01:18:28,438
Gazeta Florida Today botoi tregimin
e Bill-it që ai i kishte dhënë fund

1051
01:18:28,462 --> 01:18:33,895
ndeshjes duke përdorur emrin e
Jezusit. U botua njëkohësisht nëpër vend,

1052
01:18:33,919 --> 01:18:38,053
dhe nisi një lumë njerëzish të cilët
na treguan eksperiencat që kishin,

1053
01:18:38,077 --> 01:18:43,178
ku i kishin ndaluar në të njëjtën
mënyrë. Kështu që kontaktova

1054
01:18:43,202 --> 01:18:47,036
kolegët e mi në MUFON si
dhe ufologë të tjerë nëpër botë,

1055
01:18:47,060 --> 01:18:50,727
dhe konstatuam që shumë
prej tyre dinin tashmë për këtë,

1056
01:18:50,751 --> 01:18:55,196
por që e injoronin ngaqë
nuk dinin ç’t’ia bënin.

1057
01:18:57,264 --> 01:19:00,699
Pasi u shpëtova dhe u bëra besimtar
i krishterë, natyrisht që i rishikova

1058
01:19:00,723 --> 01:19:03,677
përvojat e mia, dhe mora vesh që
këto qenie vetëm kishin ndryshuar

1059
01:19:03,701 --> 01:19:09,269
botëkuptimin tim dhe që kisha jetuar
nën frikën se do të ktheheshin për mua,

1060
01:19:09,293 --> 01:19:13,727
për pjesën më të madhe të jetës
sime si i rritur. Por mora vesh
që duke përdorur autoritetin e

1061
01:19:13,751 --> 01:19:18,319
Krishtit tek unë, nuk kam pse të
kem frikë më, dhe këta nuk mund

1062
01:19:18,343 --> 01:19:21,777
të më bënin dëm dhe nuk mund
të më rrëmbenin përsëri. Por nxora

1063
01:19:21,801 --> 01:19:25,769
përfundimin që këta nuk ishin
jashtëtokësorë dashamirës, por ishin

1064
01:19:25,793 --> 01:19:30,627
fryma të këqija mashtruese. Kështu
që vite më vonë, pasi erdha këtu në

1065
01:19:30,651 --> 01:19:34,252
Roswell për të marrë këtë përsipër
si fushë shërbimi, mendoj se qeniet

1066
01:19:34,276 --> 01:19:38,876
në fakt u përpoqën njëherë të më
shqetësonin me, u kthyen me një

1067
01:19:38,900 --> 01:19:42,534
eksperiencë gati munduese,
edhe unë i qortova në emër të Jezusit

1068
01:19:42,558 --> 01:19:45,793
tek po ndodhte. Që atëherë,
kurrë nuk kanë patur mundësi të shkelin

1069
01:19:45,817 --> 01:19:49,352
me këmbë ose të më ndjekin më.
Por ama kjo të bën të mendohesh,

1070
01:19:49,376 --> 01:19:53,529
d.m.th., nëse këta janë vërtet
qenie jashtëtokësore që kanë fluturuar

1071
01:19:53,553 --> 01:19:57,354
miliona vjet-dritë nëpër hapësirë,
me gjithë atë teknologji,

1072
01:19:57,378 --> 01:20:01,045
pse do të kishin frikë nga emri i
Jezusit dhe të iknin prej jush me vrap

1073
01:20:01,069 --> 01:20:03,703
kur e përmendni? D.m.th.,
çfarë fuqie mbi këto qenie ka një

1074
01:20:03,727 --> 01:20:07,574
personazh fetar
gjoja i vdekur?

1075
01:20:09,719 --> 01:20:13,987
Në fillim, kërkimet kanë rezultuar
pak konfuz. Konstatonim që

1076
01:20:14,011 --> 01:20:17,446
njerëzit të cilët thoshin se
ishin të krishterë, ende përjetonin

1077
01:20:17,470 --> 01:20:23,137
përvojën e rrëmbimit. Duke e
parë pak më thellë, zbuluam që këta

1078
01:20:23,161 --> 01:20:29,296
njerëz pranonin ekzistencën
e Zotit nga ana intelektuale,

1079
01:20:29,320 --> 01:20:34,221
por nuk e përvetësonin personalisht.
Në fund i quajtëm të krishterët

1080
01:20:34,245 --> 01:20:39,380
e tipit ‘të fjalosur’. Por
lidhur me rrëmbimet, zbuluam

1081
01:20:39,404 --> 01:20:42,597
që dukej se mungonin ata
të krishterë të devotshëm,

1082
01:20:42,621 --> 01:20:46,371
të cilët besonin Biblën dhe
jetonin sipas besimit të shprehur.

1083
01:20:49,246 --> 01:20:53,776
Gati çdo gjë që po lexoja
ose shikoja po më thoshte

1084
01:20:53,800 --> 01:21:00,457
që këta ishin jashtëtokësorë.
Dhe ajo që zbulova pas

1085
01:21:00,481 --> 01:21:06,818
ca vitesh ishte një mësim
nga këndvështrimi i krishterë që

1086
01:21:06,842 --> 01:21:10,910
këto lloje eksperiencash,
të cilat ishin shumë reale sidomos

1087
01:21:10,934 --> 01:21:14,714
për përjetuesin,
janë në fakt demonike.

1088
01:21:15,560 --> 01:21:20,328
Ajo që mësova ishte fakti që mund të
thirrje emrin e Jezusit në përpjekje për

1089
01:21:20,352 --> 01:21:28,120
t’i bërë të ndalonin me një çast.
Duhet ta njohësh vërtet Zotin

1090
01:21:28,144 --> 01:21:29,978
në mënyrë që eksperienca
të pushojë krejt më në fund.

1091
01:21:30,002 --> 01:21:33,948
Në rast të kundërt,
ka për të vazhduar.

1092
01:21:34,594 --> 01:21:38,239
E pra për shembull, ishte një
episod në Bibël, me bijtë e Skevës,

1093
01:21:38,263 --> 01:21:41,630
ku këta judenj, kështu që
ishin jobesimtarë, jo të krishterë,

1094
01:21:41,654 --> 01:21:47,255
i binin vërdallë duke u përpjekur t’i
dëbonin demonët duke përdorur emrin Jezus.

1095
01:21:47,279 --> 01:21:50,679
Edhe Shkrimet shënojnë se
demonët iu përgjigjen dhe u thanë,

1096
01:21:50,703 --> 01:21:54,909
“Jezusin e njohim,
për Palin kemi dëgjuar, po ju kush jeni?”

1097
01:21:54,933 --> 01:21:59,334
Edhe tregohet se
demonët i rrahën aq sa

1098
01:21:59,358 --> 01:22:02,326
i lanë lakuriq
dhe të gjakosur.

1099
01:22:03,016 --> 01:22:05,883
Edhe kjo tregon se
është tjetër gjë thjesht ta

1100
01:22:05,907 --> 01:22:10,833
shqiptosh emrin, por është tjetër gjë
se duhet ta dish se kush është Jezusi.

1101
01:22:11,979 --> 01:22:16,880
Në grup ishte një tjetër zonjë e
cila kish patur eksperienca dhe

1102
01:22:16,904 --> 01:22:22,105
ajo tha se ishte një gri tipik që e vizitoi
në fillim, që ajo ka parë në fillim.

1103
01:22:22,129 --> 01:22:27,531
Edhe i shkoi asaj ndërmend
menjëherë ta pyeste, “A jeni demon?”

1104
01:22:27,555 --> 01:22:31,390
Dhe kur iu përgjigj asaj,
i tha,

1105
01:22:31,414 --> 01:22:34,691
“E njohim Jezusin tuaj.”
Edhe pastaj thjesht u zhduk.

1106
01:22:36,071 --> 01:22:41,172
Si hetues i MUFON-it në fushë,
jemi përgatitur të kryejmë hetimin

1107
01:22:41,196 --> 01:22:47,697
shkencor të UFO-ve. Por
gjatë hetimeve po gjenim gjëra

1108
01:22:47,721 --> 01:22:51,688
për të cilat nuk merrnim dot
shpjegime. Po merrnim relacione për

1109
01:22:51,712 --> 01:22:56,212
mjetë të cilat sfidonin komplet
ligjet e fizikës. Kishim kontakte

1110
01:22:56,236 --> 01:23:00,203
me përjetues të cilët
thoshin se u çuan nëpër mure

1111
01:23:00,227 --> 01:23:05,794
dhe tavane drejt një mjeti në
qiell. Këto janë gjëra të cilat ne

1112
01:23:05,818 --> 01:23:09,420
nuk mund t’i hetonim
tamam me metoda shkencore.

1113
01:23:10,711 --> 01:23:16,146
Kështu që nisëm hetime për të
gjetur se çfarë kishin të krishterët që

1114
01:23:16,170 --> 01:23:19,400
me sa duket nuk u
pëlqenin jashtëtokësorëve.

1115
01:23:21,195 --> 01:23:25,762
Më në fund morëm vesh që njerëzit
nuk kishin eksperienca me jashtëtokësorë

1116
01:23:25,786 --> 01:23:32,660
fizikë, por në vend të kësaj kishin
eksperienca me qenie shpirtërore

1117
01:23:32,684 --> 01:23:36,587
të cilat na vizitonin nga një dimension
tjetër. Ky zbulim çoi më në fund

1118
01:23:36,611 --> 01:23:41,431
në transformimin e
botëkuptimeve tona.

1119
01:23:42,458 --> 01:23:47,225
Pas shumë vjetësh hetimesh për
këtë fenomen, mund të jemi krejt

1120
01:23:47,249 --> 01:23:52,217
të sigurt që këta të ashtuquajtur
jashtëtokësorë të cilët vijnë tek ne

1121
01:23:52,241 --> 01:23:58,808
nga sisteme yjore të largëta nuk janë
aspak të atillë. Përkundrazi, janë qenie

1122
01:23:58,832 --> 01:24:04,040
mashtruese të mbinatyrshme të
cilat dalin nga një dimension tjetër.

1123
01:24:10,997 --> 01:24:16,298
Në fillim nuk isha aspak ndonjë i
krishterë i cili fliste tërë kohën
për Biblën. Isha besimtar i ri,

1124
01:24:16,322 --> 01:24:19,577
kolegu im bashkëpunëtor
thoshte se ishte i krishterë, por

1125
01:24:19,601 --> 01:24:23,580
do thosha që në atë kohë ishim
që të dy të atillë vetëm “të fjalosurit”.

1126
01:24:23,604 --> 01:24:27,872
Na prezantuam me një grup për të studiuar
Biblën që të jetë në gjendje të na edukojë

1127
01:24:27,896 --> 01:24:31,398
për historinë dhe anët
e të qenit i krishterë.

1128
01:24:31,422 --> 01:24:36,123
Që të dy e ndoqëm kursin,
zbuluam që Bibla është fjala e Perëndisë

1129
01:24:36,147 --> 01:24:42,148
pa gabime. Të armatosur me këtë
informacion të ri, kishim diçka që

1130
01:24:42,172 --> 01:24:47,173
nuk mund të ofronte asnjë
kërkues tjetër i UFO-ve.

1131
01:24:47,197 --> 01:24:51,828
Pra, shpresa – shpresa për
këta njerëz të cilët përjetonin këtë

1132
01:24:51,852 --> 01:24:56,198
eksperiencë të tmerrshme, që ne
mund t’i ndihmonim t’i jepnin fund asaj.

1133
01:24:58,382 --> 01:25:05,150
Por ishte Joe
Jordan ai që më tha

1134
01:25:05,174 --> 01:25:08,129
që këto gjëra
nuk janë reale.

1135
01:25:11,093 --> 01:25:15,961
Unë vërtet nuk doja ta besoja,
ai më dha disa dëshmi,

1136
01:25:15,985 --> 01:25:21,886
më dha gjithë këto gjëra për
të lexuar dhe parë, dhe prapë

1137
01:25:21,910 --> 01:25:27,495
nuk doja ta besoja. Akoma jo.
Por isha duke u kthyer në shtëpi,

1138
01:25:27,519 --> 01:25:33,927
dhe më kujtohet se ndalova tek
semafori; e dija se ishte e vërtetë.

1139
01:25:34,862 --> 01:25:42,297
E dija se ishte Zoti,
që djalli ishte real, dhe që kisha

1140
01:25:42,321 --> 01:25:44,598
luajtur me të prej kohësh.

1141
01:25:47,846 --> 01:25:55,485
E thirra Zotin dhe i thashë që
doja ta pranoja Krishtin menjëherë.

1142
01:25:56,671 --> 01:25:59,306
Menjëherë,
nuk doja të prisja.

1143
01:25:59,330 --> 01:26:05,218
Edhe pranova Krishtin
mu atje në shtëpinë e Joe-s.

1144
01:26:10,046 --> 01:26:14,047
E dini, të krishterë,
ne besojmë që kjo Bibël që kemi këtu

1145
01:26:14,071 --> 01:26:17,239
është dokument historik,
që ngjarjet e saj u regjistruan nga

1146
01:26:17,263 --> 01:26:21,364
dëshmitarë okularë, dhe përfshijnë
ngjarje të cilat ishin të
mbinatyrshme si nga origjina

1147
01:26:21,388 --> 01:26:25,821
ashtu dhe nga realiteti. E shohim këtë,
edhe saktësia historike e Biblës

1148
01:26:25,845 --> 01:26:30,313
është vërtetuar nga arkeologjia,
nga zbulime të cilat vazhdojnë të bëhen.

1149
01:26:30,337 --> 01:26:35,124
Kurrë nuk është vënë në dyshim prej këtyre
në asnjë mënyrë. Po gjenden vazhdimisht

1150
01:26:35,148 --> 01:26:39,415
zbulime të reja, gjë që fakton që ky
është një libër që meriton besimin tonë.

1151
01:26:42,206 --> 01:26:46,940
Jezusi, të cilin Bibla thotë se
është Perëndia në mish, iu nënshtrua

1152
01:26:46,964 --> 01:26:51,731
gjatë procesit përpara udhëheqësit
romak Ponc Pilat dhe tha:

1153
01:26:51,755 --> 01:26:56,931
Mbretëria ime nuk është e kësaj bote.
… mbretëria ime vjen nga një vend tjetër.

1154
01:26:58,303 --> 01:27:03,471
Dishepujt e tij vunë re tek 2 Pjetri 1:16
që: Nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe

1155
01:27:03,495 --> 01:27:06,629
ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht,
duke shkuar pas përrallave të
sajuara me mjeshtri,

1156
01:27:06,653 --> 01:27:11,109
por sepse jemi dëshmitarë
okularë të madhështisë së tij.

1157
01:27:11,878 --> 01:27:15,712
Tani, Bibla na tregon që këta
vizitorë të mbinatyrshëm përgjatë

1158
01:27:15,955 --> 01:27:20,323
epokave njihen si engjëj të cilët
luftojnë një luftë ndërdimensionale

1159
01:27:20,347 --> 01:27:24,515
për shpirtrat e njerëzimit – po
ata të cilët Jezu Krishti erdhi për t’i

1160
01:27:24,539 --> 01:27:28,772
shpenguar. Tani, nga ana kulturore,
kur përfytyrohen engjëjt, mendjet tona

1161
01:27:28,796 --> 01:27:33,298
tërhiqen drejt imazheve të qenieve
frymërore të papesha me pendë zanash.

1162
01:27:33,322 --> 01:27:37,357
Por ama Shkrimi nuk i përshkruan
në këtë mënyrë. Kur shfaqen,

1163
01:27:37,381 --> 01:27:41,349
shfaqen shpeshherë fizikisht,
mund të hanë dhe mund t’u bëjnë shumë dëm

1164
01:27:41,373 --> 01:27:46,341
njerëzve në disa raste. Bibla
tregon gjithashtu që shumë prej

1165
01:27:46,365 --> 01:27:51,099
këtyre eksperiencave me qenie frymërore,
të quajtura disaherë demonë,

1166
01:27:51,123 --> 01:27:55,557
janë mashtruese. Ja përse
Bibla shprehet shumë qartë për

1167
01:27:55,581 --> 01:27:59,580
nevojën të mos kemi asgjë të bëjmë
me to. Nëse nuk keni njëfarë aftësie

1168
01:27:59,604 --> 01:28:03,238
dalluese lidhur me eksperiencën,
ka të ngjarë se do të mashtroheni

1169
01:28:03,262 --> 01:28:06,337
që të besoni
diçka jo të vërtetë.

1170
01:28:06,812 --> 01:28:13,858
Për shembull, 1 Timoteu 4:1 thotë:
Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit

1171
01:28:13,882 --> 01:28:18,950
disa do ta mohojnë besimin,
duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare

1172
01:28:18,974 --> 01:28:23,509
dhe doktrinave të demonëve,

1173
01:28:23,533 --> 01:28:30,467
edhe tek 2 Timoteu 4:3–4:
Sepse do të vijë koha kur njerëzit

1174
01:28:30,491 --> 01:28:34,392
nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë,
por, sipas ëndjeve të veta,

1175
01:28:34,416 --> 01:28:37,983
do të mbledhin grumbull
mësues për të gudulisur veshët

1176
01:28:38,007 --> 01:28:43,002
dhe do t’i largojnë veshët nga e
vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.

1177
01:28:43,831 --> 01:28:50,510
Që prej kësaj kohe, nuk jam tamam e
sigurt se sa kohë më përpara ka ndodhur,

1178
01:28:50,534 --> 01:29:00,026
2-3 javë, s’jam e sigurt, që një nga
jashtëtokësorët ose qeniet ose si t’i

1179
01:29:00,050 --> 01:29:08,630
quajmë, kaloi përmes murit.
Dhe kur kishte kaluar gjysmë

1180
01:29:08,654 --> 01:29:17,276
përmes murit, bërtita në mend,
“Më ndihmo, Jezus,

1181
01:29:17,300 --> 01:29:22,335
të lutem më ndihmo”. Dhe
në atë çast më lëvizte goja,

1182
01:29:22,359 --> 01:29:28,360
këtë e dija, edhe qenia më vështroi
dhe tha, “Kam ardhur vetëm për të

1183
01:29:28,384 --> 01:29:35,718
të kontrolluar.” Dhe i thashë, “Jo,
kurrë më.” Dhe në këtë çast, e mbaja zërin

1184
01:29:35,742 --> 01:29:39,210
nën kontroll por doli vetëm
si murmuritje e vogël, kështu,

1185
01:29:39,234 --> 01:29:45,322
“Më ndihmo, Jezus,
më ndihmo.” Edhe u zhduk ai. U zhduk.

1186
01:29:47,259 --> 01:29:53,381
Demonologjia nuk është thjesht ndonjë
“-ologji” tjetër kokëkrisur. Është studimi

1187
01:29:53,405 --> 01:29:58,265
i vjetër dhe i dijshëm i përbindëshave dhe
demonëve të cilët duket se kanë baskëjetuar

1188
01:29:58,289 --> 01:30:02,856
me njeriun gjatë gjithë historisë. Për
këtë temë janë shkruar me mijëra libra,

1189
01:30:02,880 --> 01:30:07,209
shumë prej tyre me autorë të cilët ishin
pastorë me shkollë të lartë, shkencëtarë

1190
01:30:07,233 --> 01:30:11,200
dhe dijetarë, si dhe raste të panumërta
ngjarjesh demonike me dokumentacion

1191
01:30:11,224 --> 01:30:16,529
të bollshëm janë në dispozicion,
të gatshme për çdo kërkues.

1192
01:30:18,082 --> 01:30:22,716
Një nga arsyet kryesore pse hamendësoj
që ky fenomen nuk është jashtëtokësor

1193
01:30:22,740 --> 01:30:27,675
është fakti që po ndryshon pandërprerë.
Po të kthehemi mbrapa, ta themi në Mesjetë

1194
01:30:27,699 --> 01:30:33,101
në Angli, ka relacione për zanat,
për shpirtrat e këqija, ku krijesa të vogla

1195
01:30:33,125 --> 01:30:36,759
do t’i rrëmbenin njerëzit, këta të fundit
do të përjetonin kohë të munguar, edhe

1196
01:30:36,783 --> 01:30:41,651
në shumë prej këtyre rasteve
do të ishte dhe një përbërëse
seksuale. Madje paralelizojnë

1197
01:30:41,675 --> 01:30:46,943
çuditërisht eksperiencat e sotme
të rrëmbimit me të ashtuquajturit
gri. Kështu pra shtyllat e golit

1198
01:30:46,967 --> 01:30:50,536
po lëvizin vazhdimisht sa i përket
pamjes të dukshme të demonëve,

1199
01:30:50,560 --> 01:30:52,861
edhe besoj se një pjesë e madhe
e kësaj pasqyron besimet tona në

1200
01:30:52,885 --> 01:30:56,143
kulturën popullore
se si ato na shfaqen.

1201
01:30:57,510 --> 01:31:00,477
Gary,
a ke konstatuar që ka disa lloj njerëzish

1202
01:31:00,501 --> 01:31:04,455
të cilët janë më të prekshëm ndaj
këtyre eksperiencave sesa të tjerët?

1203
01:31:05,225 --> 01:31:10,260
Po, dhe në fakt për këtë jam dakord
me kërkuesit jobesimtarë si p.sh.

1204
01:31:10,284 --> 01:31:15,818
John Keel dhe John Mack, Richard
McNally. Ata zbuluan se dukej se ishte

1205
01:31:15,842 --> 01:31:19,477
një pikëhyrje e caktuar. Dhe siç e
di nuk ishte as nevoja për ndonjë

1206
01:31:19,501 --> 01:31:23,435
angazhim të thellë me magji të
zezë, thjesht një derë e hapur.
Siç e dini, njerëzit ngatërrohen

1207
01:31:23,459 --> 01:31:27,026
me një dërrasë Ouija dhe me kartat
Tarot dhe besojnë se është shumë për qejf,

1208
01:31:27,050 --> 01:31:31,684
ose tipat më seriozë të cilët merren
me fushën e frymërave. Në librin tim

1209
01:31:31,708 --> 01:31:36,676
kam cituar disa raste kur madje
edhe thjesht besimi tek diçka që duket

1210
01:31:36,700 --> 01:31:41,135
aq e padëmshme sa besimi që
jashtëtokësorët mund të udhëtonin distanca

1211
01:31:41,159 --> 01:31:46,129
të mëdha për ta vizituar tokën,
mund t’i linte njerëzit të
hapur ndaj mashtrimit. Edhe

1212
01:31:46,153 --> 01:31:48,287
natyrisht kur dikush
përjeton diçka,

1213
01:31:48,311 --> 01:31:50,619
kjo vetëm vërteton atë që
kanë besuar edhe më përpara.

1214
01:31:51,644 --> 01:31:57,078
Kur hedh sot shikimin mbrapa në gjërat,
i shoh ato shumë, shumë ndryshe.

1215
01:31:57,102 --> 01:32:04,103
Si unë, dhe ne të gjithë nakatoseshim
me një dërrasë Ouija. Sidoqoftë

1216
01:32:04,127 --> 01:32:13,861
nuk besoja në këtë. Por tani
kam marrë vesh që gjithsecila prej

1217
01:32:13,885 --> 01:32:17,819
këtyre gjërave të ndryshme është
një derë e hapur. Sepse nuk e merr

1218
01:32:17,843 --> 01:32:20,077
me mend,
nuk kujton që po bën ndonjë gjë të gabuar.

1219
01:32:20,101 --> 01:32:23,768
Por këta e dinë që kur ta kesh hapur derën,
dhe ata ndërfuten atje

1220
01:32:23,792 --> 01:32:28,327
tinëzisht, me hapa të vogla,
dhe të thithin brenda,

1221
01:32:28,351 --> 01:32:31,444
nuk ke as për të ditur
që po të thithin brenda.

1222
01:32:32,009 --> 01:32:40,444
Pasi u tregova më në fund prindërve
se çfarë kisha përfituar si fëmijë,

1223
01:32:40,468 --> 01:32:44,869
ata filluan të më tregonin
për eksperienca të tyret të cilat

1224
01:32:44,893 --> 01:32:51,094
i kishin përjetuar. Mamaja kishte parë
UFO personalisht; babai më tregoi për

1225
01:32:51,118 --> 01:32:56,519
eksperienca të ndryshme të cilat do
t’i quaj thjesht demonike në përgjithësi.

1226
01:32:56,543 --> 01:32:59,284
Dhe filloi të më
shkonte ndërmend që kjo

1227
01:32:59,308 --> 01:33:03,523
është padyshim një
përvojë e brezave.

1228
01:33:04,070 --> 01:33:10,970
Djali dhe vajza ime që të dy iu nënshtruan
seancave hipnoze, dhe ata filluan

1229
01:33:10,994 --> 01:33:17,095
të kujtonin gjëra të cilat u
kishin ndodhur atyre gjatë

1230
01:33:17,119 --> 01:33:22,938
fëmijërisë,
për të cilat nuk dinim asgjë.

1231
01:33:23,684 --> 01:33:27,917
Deri sa filani i jep fund vërtet
kësaj në emër të Jezu Krishtit,

1232
01:33:27,941 --> 01:33:34,509
kjo mbyll çdo pikëhyrje nëpërmjet medias,
magjisë etj.

1233
01:33:34,533 --> 01:33:36,401
Deri sa t’i japësh
fund në emër të Jezu

1234
01:33:36,425 --> 01:33:38,875
Krishtit, ajo mund t’u kalojë
gjithashtu edhe fëmijëve tuaj.

1235
01:33:39,287 --> 01:33:43,401
E pra, siç zbuloi John Keel, është
thjesht ajo beteja e vjetër shpirtërore

1236
01:33:43,425 --> 01:33:48,664
e veshur me temë të re dhe të besueshme,
kështu që njerëzit nuk do ta njohin

1237
01:33:48,688 --> 01:33:54,055
mashtrimin ashtu siç është. Po
pse? D.m.th. pse gjithë ky mund?

1238
01:33:54,079 --> 01:33:56,879
E pra,
duhet të mendosh pak për pasojat apo jo?

1239
01:33:56,903 --> 01:33:59,870
Nëse Bibla është e vërtetë,
nëse Bibla është e saktë, atëherë

1240
01:33:59,894 --> 01:34:04,130
ajo që rrezikohet janë
vetë shpirtrat e njerëzve.

1241
01:34:05,820 --> 01:34:10,921
UFO-t mund të krijojnë imazhe
ose skena të sajuara me qëllim për të

1242
01:34:10,945 --> 01:34:16,247
ndryshuar sistemin e besimeve
tona… besimi njerëzor… po drejtohet

1243
01:34:16,271 --> 01:34:21,231
dhe përshtatet. Konceptet e
njeriut po radhiten ndryshe dhe

1244
01:34:21,255 --> 01:34:26,220
mund të ndodhë që po shkojmë drejt një
ndryshimi masiv të qëndrimeve njerëzore

1245
01:34:26,244 --> 01:34:31,313
ndaj aftësive paranormale
dhe jetës jashtëtokësore.

1246
01:34:32,071 --> 01:34:34,972
Gjithashtu, shumë përjetues mbajnë
mend se u janë dhënë mesazhe të

1247
01:34:34,996 --> 01:34:39,263
një karakteri fetar. U thuhet
se janë zgjedhur posaçmërisht

1248
01:34:39,287 --> 01:34:42,520
dhe që fetë tradicionale janë
të gabuara dhe që këta duhet

1249
01:34:42,544 --> 01:34:46,412
të ndriçojnë edhe të tjerë. Ka tregime
marramendëse që Jezusi paska qenë në fakt

1250
01:34:46,436 --> 01:34:49,869
një jashtëtokësor i përparuar me
teknologji të lartë edhe që autorët

1251
01:34:49,893 --> 01:34:53,818
e Biblës keqkuptuan këtë
teknologji sikur të ishin mrekulli.

1252
01:34:54,684 --> 01:34:59,007
Por Dhiata e Re na paralajmëron
edhe që forcat e këqija shtiren

1253
01:34:59,031 --> 01:35:03,799
si engjëj drite. Mund të kemi
disa lloje “-izma”, fe dhe përvoja

1254
01:35:03,823 --> 01:35:08,857
të mbinatyrshme të cilat konkurrojnë
me njëra-tjetrën. Le të mos i bëjmë punët

1255
01:35:08,881 --> 01:35:13,573
më të ndërlikuara se ç’janë, sepse e gjithë
kjo ka një motiv të vetëm, i cili është

1256
01:35:13,597 --> 01:35:18,070
të largojë vëmendjen tonë
nga i vetmi burim i së vërtetës.

1257
01:35:18,094 --> 01:35:21,187
Madje edhe Apostull Pali
ka shkruar tek Galatasit:

1258
01:35:21,211 --> 01:35:23,878
“Edhe sikur ne ose
një engjëll i qiellit

1259
01:35:23,902 --> 01:35:27,836
t’ju predikonte një ungjill të
ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar,

1260
01:35:27,860 --> 01:35:32,094
qoftë i mallkuar.” Në fakt,
dy nga fetë më të mëdha të botës

1261
01:35:32,118 --> 01:35:36,486
janë nisur në këtë mënyrë. Joseph Smith,
themeluesi i Mormonizmit,

1262
01:35:36,510 --> 01:35:41,545
pretendonte se iu dha një
zbulim jashtëbiblik nga një
engjëll. Edhe Muhameti,

1263
01:35:41,569 --> 01:35:45,712
themeluesi i Islamizmit,
meditoi në një shpellë për disa muaj dhe

1264
01:35:45,736 --> 01:35:51,104
u vizitua në të njëjtën mënyrë, dhe në të
dyja këto raste kemi ‘bibla zëvendësuese’.

1265
01:35:51,995 --> 01:35:55,863
Gjëja më domethënëse lidhur me
ndeshjet me UFO-t është mënyra se si

1266
01:35:55,887 --> 01:36:00,222
dëshmitari ndryshohet rrënjësisht.
Gati sikur i gjithë botëkuptimi i tij

1267
01:36:00,246 --> 01:36:02,553
ndryshohet,
sikur ndjek ndonjë fe të re,

1268
01:36:02,577 --> 01:36:05,122
diçka e këtillë.

1269
01:36:05,959 --> 01:36:09,927
Madje edhe disa ungjij zëvendësues
janë shkruar nga disa të kontaktuar

1270
01:36:09,951 --> 01:36:14,685
të cilët sot, të transformuar nga
eksperiencat e tyre, janë marrës

1271
01:36:14,709 --> 01:36:20,676
të vazhdueshëm dhe të vullnetshëm
të këtij zbulimi të ri. Si ‘i
kontaktuari’ Billy Meier i cili

1272
01:36:20,700 --> 01:36:24,767
pretendoi se kishte ‘zhvarrosur’
ungjillin që mungonte, ose si të thuash

1273
01:36:24,791 --> 01:36:29,224
një bibël zëvendësues e cila
quhej Talmudi i Immanuelit.

1274
01:36:29,248 --> 01:36:33,255
Dhe këta pretendojnë se kjo përfaqëson
jetën dhe mësimet e vërteta të Jezusit.

1275
01:36:33,940 --> 01:36:39,707
Tani kur krahason këto përvoja
private të cilat ndodhën vetëm,

1276
01:36:39,731 --> 01:36:45,211
pa mundësi vërtetimi, me provat
masive të dëshmive për Jezu Krishtin,

1277
01:36:45,235 --> 01:36:49,936
mësimin dhe mrekullitë e tij për 3½ vjet,
faktin që ai vdiq në kryq,

1278
01:36:49,960 --> 01:36:55,262
që u ringjall nga varri dhe pastaj u
ngrit në qiell. Kjo nuk është thjesht

1279
01:36:55,286 --> 01:37:00,020
tregimi i eksperiencës së një
njeriu të vetëm për një vizitor, i
cili nuk ka mbështetje nga jashtë

1280
01:37:00,044 --> 01:37:03,879
si shumë të ashtuquajtur të rrëmbyer
të cilët janë bërë sot në fakt mesiat

1281
01:37:03,903 --> 01:37:08,037
e vet fetarë të UFO-ve. Ata
vërtet mund të kenë përjetuar diçka,

1282
01:37:08,061 --> 01:37:11,895
për këtë nuk dyshojmë, por kjo nuk
ka ardhur nga Perëndia sipas Biblës.

1283
01:37:11,919 --> 01:37:17,042
Ai nuk do të kundërshtonte atë
që na e ka zbuluar më përpara.

1284
01:37:17,712 --> 01:37:21,713
Dhe nëse nuk nisemi nga
Bibla si burimi i së vërtetës, nuk

1285
01:37:21,737 --> 01:37:25,205
do të kemi vërtet aftësinë për
të cilësuar eksperiencën ose

1286
01:37:25,229 --> 01:37:30,929
fenomenin ashtu siç është.
Njeriu natyror nuk i rrok

1287
01:37:30,953 --> 01:37:34,802
gjërat që janë të Frymës së
Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe

1288
01:37:34,826 --> 01:37:39,878
nuk mund t’i njohë; sepse
ato gjykohen frymërisht.

1289
01:37:41,170 --> 01:37:44,438
Ndonëse ishin hetues të pavarur,
kërkimet e Gary Bates dhe

1290
01:37:44,462 --> 01:37:47,562
Joe Jordan u ndërthurën
deri në atë pikë ku

1291
01:37:47,586 --> 01:37:50,359
sot janë bërë
bashkëpunëtorë.

1292
01:37:51,916 --> 01:37:56,417
Kështu pra Joe, kemi nja dy
vjet që s’jemi takuar, dhe natyrisht

1293
01:37:56,441 --> 01:37:59,375
kam udhëtuar në Korenë e Jugut
për t’ju parë sot, sepse këtu jeni

1294
01:37:59,399 --> 01:38:03,500
drejtor kombëtar i MUFON-it. Por e
dini që herën e fundit që u takuam,

1295
01:38:03,524 --> 01:38:09,291
më thatë që kishit me
dhjetra dëshmi të ndryshme.

1296
01:38:09,315 --> 01:38:11,549
Po çfarë ka ndodhur
gjatë këtyre dy

1297
01:38:11,573 --> 01:38:14,773
viteve. Akoma kanë vazhduar?

1298
01:38:14,797 --> 01:38:17,965
Absolutisht, Gary. Nuk ka rëndësi
se ku ndodhem në këtë botë,

1299
01:38:17,989 --> 01:38:20,924
se këto dëshmi vazhdojnë të vijnë
tek unë me email, përmes faqes

1300
01:38:20,948 --> 01:38:25,782
në internet. Ato vetëm se
vazhdojnë të vijnë. Janë me qindra ato

1301
01:38:25,806 --> 01:38:30,008
dëshmi me të cilat merrem sot,
gjatë dekadave të fundit.

1302
01:38:30,032 --> 01:38:33,966
Dëshmi të cilat do të tregojnë
që pavarësisht nëse thur lëvde ose

1303
01:38:33,990 --> 01:38:38,258
këndon një këngë shpirtërore
ose lutesh ose thërret emrin dhe

1304
01:38:38,282 --> 01:38:43,632
autoritetin e Jezu Krishtit, kjo u jep
fund këtyre eksperiencave të tmerrshme.

1305
01:38:45,140 --> 01:38:50,541
Gary, në librin tuaj citon nja dy
mbrojtës të besimit të krishterë,

1306
01:38:50,565 --> 01:38:54,813
John Ankerberg dhe John Weldon.
Edhe ja diçka që kanë shkruar:

1307
01:38:54,837 --> 01:38:57,005
… sa e besueshme është të
mendosh që plot mijëra jashtëtokësorë

1308
01:38:57,029 --> 01:39:00,997
do të fluturonin miliona ose
miliarda vjet-dritë thjesht për të

1309
01:39:01,021 --> 01:39:06,222
dhënë mësime për filozofinë e “Epokës
së Re”, duke mohuar krishterimin dhe
duke mbështetur magjinë?

1310
01:39:06,246 --> 01:39:09,813
… Pse vallë këta do të gënjenin vazhdimisht
për gjëra të cilat e dimë se janë

1311
01:39:09,837 --> 01:39:15,938
të vërteta, dhe pse do t’i mashtronin
qëllimisht të kontaktuarit e tyre?

1312
01:39:15,962 --> 01:39:18,689
E pra,
paskan goditur në shënjestër!

1313
01:39:19,831 --> 01:39:23,132
Kur shikojmë fenomenin e
UFO-ve ajo që gjejmë është fakti që

1314
01:39:23,156 --> 01:39:28,723
qeniet në fjalë duken gati
sikur mbitheksojnë idenë që janë

1315
01:39:28,747 --> 01:39:32,082
jashtëtokësorë. Këta bëjnë
çmos për të theksuar faktin që

1316
01:39:32,106 --> 01:39:36,374
janë jashtëtokësorë. Tani,
ka disa arsye pse ideja e të qenit

1317
01:39:36,398 --> 01:39:41,166
jashtëtokësorë nuk qëndron tamam,
dhe një nga këto arsye është fakti që

1318
01:39:41,190 --> 01:39:45,691
këto gjëra, cilatdo qofshin,
duken shumë rehat në atmosferën tonë,

1319
01:39:45,715 --> 01:39:50,350
ne nivelin tonë të oksigjenit,
shumë rrallë shihen me helmeta hapësinore,

1320
01:39:50,374 --> 01:39:55,342
si ta thuash. Dhe kjo është një
koincidencë e tepërt, që këto qenie

1321
01:39:55,366 --> 01:40:00,600
gjoja miliona ose mijëra vjet-dritë
nga larg, të mund të përshtateshin

1322
01:40:00,624 --> 01:40:06,959
menjëherë aq mirë me atmosferën tonë.
Them se kemi të bëjmë me qenie të cilat

1323
01:40:06,983 --> 01:40:12,452
po krijojnë një ide për të mbjellë
farat e besimit tek jashtëtokësorët

1324
01:40:12,476 --> 01:40:16,300
kurse në fakt janë
diçka krejt ndryshe.

1325
01:40:17,434 --> 01:40:20,068
Ja se çfarë do të doja
t’u thosha njerëzve.

1326
01:40:20,092 --> 01:40:24,060
Nuk i thuhet dot një përjetuesi që
asgjë prej kësaj nuk i ka ndodhur

1327
01:40:24,084 --> 01:40:27,951
ose që disa aspekte nuk janë reale,
sepse mendja e tij/saj e ka përthithur

1328
01:40:27,975 --> 01:40:32,542
tashmë si kujtesë e gjallë.
Nuk kam ndërmend ta përçmoj

1329
01:40:32,566 --> 01:40:38,201
këtë me atë që po them
tani. Por nëse njerëzit vërtet po

1330
01:40:38,225 --> 01:40:43,493
rrëmbehen në anije kozmike nga
jashtëtokësorët, atëherë nga gjithë

1331
01:40:43,517 --> 01:40:48,518
këto miliona raste, pse vallë nuk
paskan sjellë ndonjë peshqir nga

1332
01:40:48,542 --> 01:40:54,610
banja, ndonjë kujtim nga dhoma
e ekzaminimit? Si ka mundësi që

1333
01:40:54,634 --> 01:41:00,004
JT-ja të mos linte diçka më të madhe
në dhomën e gjumit si puna e kartvizitës?

1334
01:41:01,277 --> 01:41:05,378
Kjo shpjegohet sepse po
ndodh në botën shpirtërore.

1335
01:41:05,402 --> 01:41:10,602
Është mashtruese. Ju e dini,
shumicën e fjalimeve i mbaj nëpër kisha,

1336
01:41:10,626 --> 01:41:14,627
edhe nuk gjej kënaqësi duke
vënë në dukje se shumica e madhe e

1337
01:41:14,651 --> 01:41:19,919
të krishterëve, duke përfshirë udhëheqësit
dhe pastorët, nuk kanë asnjë ide

1338
01:41:19,943 --> 01:41:23,977
që shumë njerëz në bashkësitë
e veta kanë mundësi të kenë

1339
01:41:24,001 --> 01:41:29,408
parë diçka ose të kenë patur
përvojë me qenie të çuditshme.

1340
01:41:29,959 --> 01:41:34,361
Arsyeja përse kjo më hidhëron
aq shumë është fakti që

1341
01:41:34,385 --> 01:41:36,819
kisha duhet të vlerësohej si
vendi më i përshtatshëm ku njerëzit

1342
01:41:36,843 --> 01:41:43,512
të mund të shkojnë nëse kërkojnë zgjidhje.
Kanë dhimbje dhe probleme në jetë,

1343
01:41:43,536 --> 01:41:47,971
kërkojnë ngushëllim dhe qetësi,
sidomos nëse po preken

1344
01:41:47,995 --> 01:41:53,694
shpirtërisht. Kjo punë është
tamam një punë për kishën.

1345
01:41:54,753 --> 01:42:02,121
Krishterimi kurrë nuk ka qenë
më me vend për kulturën tonë
sesa ç’është sot. Nëse besojmë

1346
01:42:02,145 --> 01:42:07,179
që Bibla është e vërtetë, atëherë bëj
lutje që do të zgjohemi ndaj realitetit

1347
01:42:07,203 --> 01:42:12,603
shpirtëror që po ndodh kudo rreth
nesh. Me gjithë fantashkencën dhe

1348
01:42:12,627 --> 01:42:16,251
besimet për evoluimin e jetës në planetë
të tjerë, ky problem nuk do ikë gjëkundi.

1349
01:42:16,275 --> 01:42:19,976
“…nuk ka asgjë të re nën diell. A
ka diçka për të cilën mund të thuhet:

1350
01:42:20,000 --> 01:42:24,000
‘Shiko, kjo është e re!’. Kjo
gjë ekzistonte që në shekujt
që na kanë pararendur.”

1351
01:42:24,000 --> 01:42:25,590
— Predikuesi 1:9-10

1352
01:42:25,614 --> 01:42:28,415
Sepse është tjetër
gjë thjesht ta mohosh,

1353
01:42:28,439 --> 01:42:31,640
dhe tjetër gjë të thuash,
ne kuptojmë tamam se çfarë po thoni

1354
01:42:31,664 --> 01:42:37,162
dhe besojmë se keni përjetuar diçka,
por ja shpjegimi që na jep Zoti.

1355
01:42:38,791 --> 01:42:42,914
“Sepse beteja jonë nuk është kundër
gjakut dhe mishit, por kundër principatave,

1356
01:42:42,938 --> 01:42:47,000
kundër pushteteve, kundër sunduesve
të botës së errësirës të kësaj epoke,

1357
01:42:47,024 --> 01:42:51,046
kundër frymërave të
mbrapshta në vendet qiellore.”

1358
01:42:51,070 --> 01:42:52,899
— Efesianët 6:12

1359
01:42:52,923 --> 01:42:56,991
Gjatë gjithë viteve të kërkimeve të mia,
kurrë nuk kam zbuluar një emër tjetër veç

1360
01:42:57,015 --> 01:43:03,038
Jezu Krishtit që të mund t’i
japë fund kësaj eksperience si
diçka që përsëritet në jetë.

1361
01:43:04,474 --> 01:43:07,674
Joe, ti e di që ajo që sapo tregove,
është tamam arsyeja përse ne bëjmë

1362
01:43:07,698 --> 01:43:16,066
atë që bëjmë,
sepse kjo provë përfundimtare tregon që

1363
01:43:16,090 --> 01:43:21,358
Jezu Krishti është i vetmi emër,
sepse vetëm ai mund të ketë

1364
01:43:21,382 --> 01:43:26,283
fuqi dhe pushtet mbi këto
qenie të krijuara prej tij.

1365
01:43:26,307 --> 01:43:30,841
Edhe është vërtetim i madh i asaj
që besojmë nga besimi i krishterë

1366
01:43:30,865 --> 01:43:36,500
nga Bibla sepse atje thuhet,
nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell

1367
01:43:36,524 --> 01:43:42,990
që u është dhënë njerëzve dhe
me anë të të cilit duhet të
shpëtohemi, dhe ai emri është Jezus.

1368
01:43:43,583 --> 01:43:47,351
E di që është demonike, si dhe faktin
që është thjesht diçka që të më largojë

1369
01:43:47,375 --> 01:43:53,276
nga Zoti, s’është për mua kjo,
jam thjesht më e përkushtuar
se kurrë më parë, dhe ndiej

1370
01:43:53,300 --> 01:43:56,301
nevojën për përpjekje për të
ndihmuar në çlirimin e të tjerëve

1371
01:43:56,325 --> 01:43:59,525
prej kësaj, që këta të shohin
se për çfarë bëhet fjala këtu.

1372
01:43:59,969 --> 01:44:04,693
Besoj se arsyeja
kryesore për këto ndodhi

1373
01:44:04,717 --> 01:44:10,824
ka qenë në fakt për të pakësuar
besimin që kam tek Perëndia.

1374
01:44:11,675 --> 01:44:17,476
Ne kishim diçka që nuk mund të
ofronte asnjë kërkues tjetër i UFO-ve,

1375
01:44:17,500 --> 01:44:22,102
e cila është shpresa. Shpresa
për këta njerëz të cilët përjetonin

1376
01:44:22,126 --> 01:44:26,011
këtë eksperiencë të tmerrshme, që ne
mund t’i ndihmonim t’i jepnin fund kësaj.

1377
01:44:27,602 --> 01:44:32,169
Thirra, “më ndihmo, Jezus,
të lutem më ndihmo.”

1378
01:44:32,193 --> 01:44:36,060
Thashë “Jezus, Jezus,
Jezus,” ose “Jezus më ndihmo.”

1379
01:44:36,084 --> 01:44:39,818
Thjesht i qortova në emër
të Jezusit tek po ndodhte.

1380
01:44:39,842 --> 01:44:44,443
Por në atë çast,
eksperienca ime pushoi.

1381
01:44:44,467 --> 01:44:47,897
Atëherë iku ai. Iku.

1382
01:44:49,225 --> 01:44:53,893
Vetë ideja që jashtëtokësorët
më të vjetër, më të ditur dhe
më të përparuar teknologjikisht

1383
01:44:53,917 --> 01:44:58,452
po vizitojnë tokën, do të ripërkufizonte
pikëpamjen tonë tradicionale për vendin e

1384
01:44:58,476 --> 01:45:04,410
njerëzimit në univers. Megjithatë,
të gjithë ekspertët seriozë bien dakord që

1385
01:45:04,434 --> 01:45:09,610
pavarësisht se çfarë fshihet pas fenomenit
të UFO-ve është mashtruese dhe na vjen

1386
01:45:09,634 --> 01:45:12,003
nga një botë ose
dimension tjetër.

1387
01:45:12,485 --> 01:45:16,185
Sapo dëgjuam një anë të kësaj,
edhe duket se interpretimi i krishterë

1388
01:45:16,209 --> 01:45:22,110
përputhet idealisht me faktet. Kjo
pikëpamje tradicionale tregon që

1389
01:45:22,134 --> 01:45:26,668
ngjarja më e rëndësishme e
gjithë historisë njerëzore ndodhi kur

1390
01:45:26,692 --> 01:45:33,600
Krijuesi, Jezu Krishti, u bë njerëzor.
Bibla thotë që ai erdhi për të na shpëtuar

1391
01:45:33,624 --> 01:45:39,958
prej po këtyre forcave të këqija
dhe mashtruese që rroknin këtë botë.

1392
01:45:40,155 --> 01:45:44,208
Edhe nëse Bibla ka të drejtë,
atëherë ishte pikërisht kjo ngjarje që

1393
01:45:44,232 --> 01:45:49,116
sigurisht ka përkufizuar
vendin tonë në univers.

1394
01:45:51,683 --> 01:45:56,917
Disa herë,
sa herë që kam patur këtë ndjenjë tmerri,

1395
01:45:56,941 --> 01:46:06,543
sa herë që shtrihesha në krevat, por
vetëm filloj të lutem, dhe ja që më iku,

1396
01:46:06,567 --> 01:46:13,235
iku. Edhe kam shumë,
shumë vjet që s’kam patur këtë tmerr,

1397
01:46:13,259 --> 01:46:17,546
dhe jam shumë mirënjohëse
ndaj tij. Shumë mirënjohëse.

1398
01:46:18,017 --> 01:46:23,882
Dua që njerëzit e botës ta dinë
se mund t’u japin fund këtyre

1399
01:46:23,906 --> 01:46:28,982
eksperiencave duke thirrur emrin e
Jezusit. Duke përdorur emrin e Jezusit,

1400
01:46:29,006 --> 01:46:36,022
po thërret Krijuesin e kësaj bote,
madje të vetë këtyre qenieve.

1401
01:46:36,046 --> 01:46:37,781
Ai mund t’i ndalojë,
ai ka këtë fuqi sepse

1402
01:46:37,805 --> 01:46:41,930
ai është emri mbi të gjithë emrat,
Jezu Krisht.

1403
01:46:41,954 --> 01:46:44,272
“Prandaj edhe Perëndia e lartësoi
madhërisht dhe i dha një emër

1404
01:46:44,296 --> 01:46:46,663
që është përmbi çdo emër,
që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju

1405
01:46:46,687 --> 01:46:48,952
i krijesave qiellore,
tokësore… dhe çdo gjuhë të rrëfejë se

1406
01:46:48,976 --> 01:46:51,241
Jezu Krishti është Zot…”
— Filipianët 2:9-11

1407
01:46:53,136 --> 01:46:58,245
“…të gjithë atyre që e pranuan, ai u
dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë,

1408
01:46:58,269 --> 01:47:03,340
atyre që besojnë në emrin e tij.”
— Gjoni 1:12

