﻿1
00:00:02,210 --> 00:00:04,906
Para 200 vjetësh ka lindur.

2
00:00:05,319 --> 00:00:10,150
Ai donte të dinte se si ndërlidhej
tërësia e botës natyrore.

3
00:00:10,467 --> 00:00:13,535
Ai donte të dinte se
si dolën kontinentet;

4
00:00:13,560 --> 00:00:16,209
se si u formuan
legenët e oqeanëve.

5
00:00:16,210 --> 00:00:20,160
Ai donte të dinte
se si evoluoi jeta.

6
00:00:21,718 --> 00:00:25,090
Para 150 vjetësh u botua.

7
00:00:25,441 --> 00:00:33,372
Ka transformuar mënyrën se si kulturat perëndimore
kanë dalluar hyjninë në botën natyrore.

8
00:00:34,110 --> 00:00:39,354
Një njeri, në një udhëtim,
ndryshoi mënyrën se si shohim veten.

9
00:00:39,833 --> 00:00:43,763
Ai guxoi të vinte në pikëpyetje
nevojën për një krijues mbinatyror.

10
00:00:44,560 --> 00:00:50,292
Por çfarë e shtyu të shqyrtonte një shpjegim
të ri për ekzistencën e të gjitha gjallesave?

11
00:00:51,110 --> 00:00:54,223
Madje pse u debatua kaq shumë?

12
00:00:54,503 --> 00:01:03,110
Gjithë jetën kam studiuar Darvinin dhe prapa
asaj mjekre të stërmadhe ai mbetet ende mister.

13
00:01:06,874 --> 00:01:10,000
150 vjet më vonë ne
eksplorojmë këtë mister,

14
00:01:11,393 --> 00:01:16,267
duke shqyrtuar idetë e Çarls Darvinit
nën dritën e njohurive të sotme.

15
00:01:16,605 --> 00:01:18,589
A kanë rëndësi akoma?

16
00:01:18,902 --> 00:01:21,165
A ka kuptim ende shkenca e tij?

17
00:01:22,235 --> 00:01:25,336
Nisemi një një udhëtim njohurie.

18
00:01:26,235 --> 00:01:34,501
Vizitojmë përsëri
udhëtimin që tundi botën.

19
00:01:44,020 --> 00:01:46,708
Një nga gjërat e habitshme
tek Darvini si mendimtar

20
00:01:46,733 --> 00:01:49,594
ishte mënyra se si
bënte gjithmonë pyetje,

21
00:01:49,619 --> 00:01:52,598
gjë që shohim që nga një
moshë çuditërisht e njomë,

22
00:01:52,623 --> 00:01:55,188
që ai donte gjithmonë
të dinte gjërat.

23
00:01:55,213 --> 00:01:58,176
Pse kjo, pse ajo,
pse jo diçka tjetër?

24
00:01:58,201 --> 00:02:01,073
Por — a nuk është kjo
mënyra se si ecën shkenca?

25
00:02:01,334 --> 00:02:04,862
A nuk vepron pikërisht kështu
një shkencëtar i mirë —

26
00:02:04,887 --> 00:02:08,194
të mos kënaqet kurrë me pamjen
sipërfaqësore të gjërave?

27
00:02:10,945 --> 00:02:14,032
Gjithmonë kam thënë se do të doja ta
njihja Darvinin si djalë të vogël.

28
00:02:14,337 --> 00:02:16,651
Krijimtar, sharmant,

29
00:02:16,676 --> 00:02:18,458
i interesuar për
historinë natyrore —

30
00:02:18,490 --> 00:02:20,476
një fëmijë mjaft i vetëm,

31
00:02:20,501 --> 00:02:22,968
të cilit i pëlqente
të shëtiste vetëm,

32
00:02:22,993 --> 00:02:25,009
të shpikte gjërat.

33
00:02:26,952 --> 00:02:28,399
Darvini vetë thotë që

34
00:02:28,424 --> 00:02:31,497
si fëmijë ai gënjente —

35
00:02:31,917 --> 00:02:34,881
ose të paktën e shpreh ndryshe,

36
00:02:34,906 --> 00:02:37,925
ku thotë se sajonte
trillime të mëdha,

37
00:02:37,950 --> 00:02:40,238
tregime të mëdha imagjinare.

38
00:02:42,923 --> 00:02:44,593
Aftësia për të teorizuar,

39
00:02:44,618 --> 00:02:46,155
për të krijuar fantazira,

40
00:02:46,180 --> 00:02:48,917
për të nxjerrë tregime nga hiçi

41
00:02:48,942 --> 00:02:52,583
është një nga dhuratat
e mëdha të shkencëtarit.

42
00:02:53,058 --> 00:02:56,884
Edhe këto janë aftësira që i zotëronte
Darvini qysh nga një moshë shumë e njomë

43
00:03:00,902 --> 00:03:07,085
Themelet e ideve të Darvinit u hodhën
para se të lindte në vitin 1809.

44
00:03:07,630 --> 00:03:11,169
I ati ishte doktor i pasur me lidhje
shoqërie nga qyteti Shreusberi i Anglisë.

45
00:03:11,170 --> 00:03:15,050
E ëma vinte nga familja Uexhvud e famshme
për prodhimin e enëve prej porcelani.

46
00:03:16,185 --> 00:03:19,486
Çarlsi ishte i rrethuar nga
një influencë masive fetare.

47
00:03:20,407 --> 00:03:21,733
Kisha e Anglisë.

48
00:03:21,982 --> 00:03:24,706
Besimi Unitarian i së ëmës.

49
00:03:25,150 --> 00:03:32,120
Mbi të gjitha, idetë e gjyshërve të tij hodhën
themelet e karrierës së Darvinit më vonë.

50
00:03:32,827 --> 00:03:39,212
Erasmus Darvini dhe Xhosaja Uexhvud
ishin racionalistë dhe humanistë
të përkushtuar mendimit të lirë.

51
00:03:40,217 --> 00:03:42,447
Si anëtarë të Shoqatës Hënore,

52
00:03:42,472 --> 00:03:45,644
ata njiheshin se sfidonin
mendimet e zakonshme

53
00:03:45,669 --> 00:03:50,515
mbi filozofinë, politikën,
fenë dhe shkencën.

54
00:03:51,090 --> 00:03:53,280
Ata ishin të interesuar
për shpikjet.

55
00:03:53,305 --> 00:03:56,271
Madje nuk vendosën mbi
vete asnjë kufizim.

56
00:03:56,523 --> 00:04:00,748
Erasmus Darvin, gjyshi i tij,
për shembull përfytyroi karroca në ajër,

57
00:04:00,773 --> 00:04:02,555
përfytyroi udhëtimin ajror,

58
00:04:02,580 --> 00:04:05,932
dhe disa njerëz e tallën,
por e dimë që natyrisht kjo është realizuar!

59
00:04:07,144 --> 00:04:10,576
Erasmus Darvin është
njeri shumë interesant.

60
00:04:10,883 --> 00:04:16,347
Ai formoi një botëkuptim i cili në fakt
përfshiu idenë e përgjithshme të evolucionit,

61
00:04:16,372 --> 00:04:18,764
gjë që hyn dhe në
disa nga poemat e tij,

62
00:04:18,789 --> 00:04:23,159
dhe shprehet në një traktat biologjik
që ai shkroi, të quajtur Zoonomia.

63
00:04:23,160 --> 00:04:28,110
Atje gjendet një kapitull i tërë mbi
atë që ne do të quanim evolucion.

64
00:04:29,570 --> 00:04:32,487
Zoonomia e gjyshit
frymëzoi një djalë,

65
00:04:32,512 --> 00:04:38,140
gëzimet më të mëdha të të cilit ishin krijimi
i tregimeve të mëdha dhe hetimi i natyrës.

66
00:04:38,708 --> 00:04:42,889
Më vonë kur Darvini do të
shqyrtonte mundësinë e evolucionit,

67
00:04:43,110 --> 00:04:47,038
disa pjesë të librit Zoonomia do t’u shtoheshin
librave të tij të dashur të shënimeve.

68
00:04:47,240 --> 00:04:51,505
Libreza të mbushura me
mendime, pyetje, ide.

69
00:04:51,701 --> 00:04:55,508
Ide të cilat rriten ndërsa
djali rritet e bëhet burrë.

70
00:04:57,710 --> 00:04:59,087
“Hajde ikim.”

71
00:05:02,761 --> 00:05:06,040
Ai ishte mendimtar i cili
pëlqente të argëtohej.

72
00:05:06,601 --> 00:05:10,967
Bashkë me shokët e tij kalonte orë me
radhë duke gjuajtur, duke mbledhur mostra

73
00:05:10,992 --> 00:05:14,750
dhe duke biseduar për mrekullitë
e topografisë natyrore angleze.

74
00:05:15,570 --> 00:05:17,679
“Koka ka ngjyrë jeshile të artë

75
00:05:17,704 --> 00:05:19,745
dhe është e armatosurme
një bri të hollë të zi

76
00:05:19,770 --> 00:05:21,548
i cili lakohet mbrapsht…”

77
00:05:21,573 --> 00:05:24,838
Duket se Darvini ishte
gjithashtu një i ri serioz.

78
00:05:24,863 --> 00:05:28,034
Nuk synonte thjesht të kënaqej.

79
00:05:28,220 --> 00:05:32,373
Ai shkoi në Kembrixh i bindur se

80
00:05:32,398 --> 00:05:36,220
më në fund do të studionte për
t’u bërë anëtar i klerit britanik.

81
00:05:36,375 --> 00:05:40,389
Edhe që do të bëhej
prift në fshat,

82
00:05:40,414 --> 00:05:47,092
gjë që si karrierë do t’i
përshtatej shumë si studiues natyre.

83
00:05:50,587 --> 00:05:55,897
Megjithatë, Çarlsi po fillonte të vinte në
pikëpyetje disa nga mësimet e kishës zyrtare.

84
00:05:56,480 --> 00:06:03,237
Atëherë, në 1831, në moshën 22
vjeç, i erdhi shansi i jetës.

85
00:06:03,628 --> 00:06:08,665
Ky do të sfidonte fort parashikimin e Darvinit
për një jetë të rehatshme si prift në fshat.

86
00:06:09,224 --> 00:06:12,226
Një udhëtim nëpër botë.

87
00:06:36,474 --> 00:06:38,174
“Zoti Darvin.”
“Kapiten Ficroi.”

88
00:06:38,199 --> 00:06:40,870
“Mirësevini në
anijen HMS Bigëll!”

89
00:06:44,090 --> 00:06:48,072
E pra, ndërsa rri këtu në dhomën që zinte
Darvini si student në Krajst Kolegj,

90
00:06:48,097 --> 00:06:52,997
e përfytyroj ndërsa del nga Kembrixhi
në udhëtimin e anijes Bigëll,

91
00:06:53,022 --> 00:06:57,145
duke arritur zbulime që ndryshuan
krejt mënyrën se si i shikonte gjërat.

92
00:06:57,170 --> 00:06:59,415
Gjatë kohës që Darvini
kaloi në Bigëll

93
00:06:59,440 --> 00:07:05,205
ky përkushtim për t’u
bërë prift u venit.

94
00:07:06,413 --> 00:07:10,611
Ai shkruan gjithnjë
e më pak për të.

95
00:07:10,636 --> 00:07:16,281
Ai fillon të shohë një tjetër
lloj jete që i hapet përpara,

96
00:07:16,306 --> 00:07:21,030
një jetë kjo së cilës donte
jashtë mase t’i jepej.

97
00:07:26,811 --> 00:07:30,506
Thuhet shpesh që Darvini ishte
shkencëtari i ekipit në Bigëll

98
00:07:30,553 --> 00:07:32,730
dhe në një mënyrë
kjo është e vërtetë.

99
00:07:32,755 --> 00:07:35,436
Por ai nuk u emërtua
si shkencëtar,

100
00:07:35,461 --> 00:07:40,854
e kërkuan të merrte pjesë në atë
udhëtim më shumë si shok për kapitenin,

101
00:07:40,879 --> 00:07:43,361
si dikush i cili do të
paguante rrugën e vet

102
00:07:43,386 --> 00:07:47,927
dhe do t’i jepte
shkencës diçka me vlerë.

103
00:07:48,638 --> 00:07:51,772
“Jam mjaft i mahnitur
nga përbërja e ishullit.

104
00:07:51,797 --> 00:07:55,518
Ultësirat janë tepër të
thata kurse maja ka…”

105
00:07:55,543 --> 00:07:59,458
Do të ishte një përvojë e
mrekullueshme për cilindo,

106
00:07:59,684 --> 00:08:01,018
por për një të ri si Darvini

107
00:08:01,043 --> 00:08:05,525
i cili kishte intelektin dhe
kureshtjen për ta shfrytëzuar,

108
00:08:05,550 --> 00:08:08,756
ishte vërtet një udhëtim
i jashtëzakonshëm.

109
00:08:14,915 --> 00:08:20,693
Stadi i parë i kësaj aventure të madhe
detare i dha Darvinit dy muaj për të menduar.

110
00:08:21,006 --> 00:08:25,233
Mendimet e tij u shtynë nga një dhuratë nga
kapiteni i anijes Bigëll, Robert Ficroi.

111
00:08:25,258 --> 00:08:28,200
Një libër që tërhiqte
pasionin kryesor të Darvinit.

112
00:08:29,114 --> 00:08:34,309
Parimet e Gjeologjisë, Volumi 1,
nga avokati skocez Çarls Lajell.

113
00:08:34,600 --> 00:08:37,575
Darvini si i ri ka
qenë gjeolog në fillim,

114
00:08:37,600 --> 00:08:41,101
dhe ndjekës i gjeologjisë
uniformitariane të Lajellit

115
00:08:41,126 --> 00:08:47,856
e cila presupozon ndryshime shumë
të ngadalta gjatë një periudhe shumë
të gjatë kohe për historinë e Tokës.

116
00:08:48,138 --> 00:08:53,597
Edhe në këtë libër Lajelli arsyeton që
“e tashmja është çelësi i së kaluarës”.

117
00:08:53,929 --> 00:09:00,510
D.m.th., që forcat gjeologjike që
veprojnë sot mjaftojnë për të shpjeguar
të gjithë historinë gjeologjike.

118
00:09:01,096 --> 00:09:04,816
Me që ra fjala, Lajelli në Volumin
1 të librit Parimet e Gjeologjisë

119
00:09:04,841 --> 00:09:12,675
sulmoi fort pikëpamjen që tenton ta përdorë
librin e Zanafillës si udhëzues për gjeologjinë.

120
00:09:13,913 --> 00:09:17,848
Lajelli nuk mund të pranonte dot tregimin
biblik për një krijim të vonshëm.

121
00:09:18,160 --> 00:09:23,100
Në fakt ai shprehu dëshirën të
“lirojë shkencën nga Moisiu”.

122
00:09:23,743 --> 00:09:28,029
Po, besoj se ia vlen të mbash mend
që, për Darvinin e ri,

123
00:09:28,030 --> 00:09:32,855
disa nga çështjet të cilat janë
hapur përsëri nga debate të sotme

124
00:09:32,880 --> 00:09:35,345
— për shembull për
moshën e Tokës —

125
00:09:35,370 --> 00:09:38,456
ai do t’i kishte shikuar
si të mbaruara në tërësi.

126
00:09:45,140 --> 00:09:49,992
Darvini arriti në Amerikën e Jugut me ide
dhe influenca që vërtiteshin rreth tij.

127
00:09:50,573 --> 00:09:52,269
Gjyshi i tij i çuditshëm.

128
00:09:52,502 --> 00:09:53,945
Mësimet e kishës.

129
00:09:54,170 --> 00:09:57,254
Lajelli avokat,
me gjithë Tokën tepër të vjetër.

130
00:09:57,873 --> 00:10:02,008
Kështu, për Darvinin nuk mjaftonte
thjesht të mrekullohej nga bota natyrore.

131
00:10:02,313 --> 00:10:04,907
Ai duhej të merrte parasysh
pyetje shumë më të mëdha.

132
00:10:05,240 --> 00:10:06,712
Nga erdhi ajo?

133
00:10:07,025 --> 00:10:08,671
Si u formua?

134
00:10:22,413 --> 00:10:26,209
Kohët e fundit, në plazhet nga
veriu i Punta Altës së Argjentinës,

135
00:10:26,210 --> 00:10:28,863
u zbuluan disa gjurmë
fosile gjigante.

136
00:10:29,367 --> 00:10:32,899
Darvini eksploroi këtë
zonë në Gusht 1833,

137
00:10:33,208 --> 00:10:37,491
ku ai gjeti mbetjet e fosilizuara
të kafshëve që lanë këto gjurmë.

138
00:10:39,568 --> 00:10:42,917
Gjeologu Emil Silvestru
shqyrton pyetjen —

139
00:10:43,213 --> 00:10:46,746
sikur Çarlsi të kishte
gjetur edhe këto gjurmë?

140
00:10:49,190 --> 00:10:54,223
Ky i madhi që shohim këtu është
Megatherium — d.m.th., “gjitar i madh”.

141
00:10:54,248 --> 00:10:59,499
Edhe një i llojit të tij la gjurmët që mund
t’i shihnim në bregdet lart nga Punta Alta.

142
00:10:59,991 --> 00:11:04,216
Megatherium është anëtar i një
grupi nëntë speciesh të ndryshme

143
00:11:04,241 --> 00:11:07,150
të kafshëve fosile që
Çarls Darvini gjeti këtu,

144
00:11:07,703 --> 00:11:08,983
dhe ai besonte që

145
00:11:09,008 --> 00:11:12,337
këto kafshë ishin vrarë gjetiu
dhe ishin transportuar nga uji —

146
00:11:12,362 --> 00:11:16,119
dhe ishin shtruar si kufoma sepse
kockat i kishin akoma së bashku.

147
00:11:16,120 --> 00:11:18,943
Duket se këtu ka ndodhur
edhe diçka tjetër.

148
00:11:18,968 --> 00:11:24,119
Këto kafshë po mundoheshin t’i shpëtonin
diçkaje që po ndodhte në atë rrafsh përmbytjesh.

149
00:11:24,120 --> 00:11:28,805
Ndoshta ujë që po afrohej,
njëfarë katastrofe, por ato u ngelën atje

150
00:11:28,830 --> 00:11:33,090
dhe më në fund ngordhën dhe u varrosën
dhe më vonë u gjetën nga Çarls Darvini.

151
00:11:34,190 --> 00:11:38,905
Shkenca sot vazhdon të zbulojë sasi
shumë të mëdha informacionesh të reja.

152
00:11:39,220 --> 00:11:43,892
Mbase po të kishte parë Çarlsi këto gjurmë
tregimi i tij do të ishte ndryshuar.

153
00:11:44,338 --> 00:11:47,396
Por ashtu si shkencëtarët
që zbuluan këto gjurmë,

154
00:11:47,734 --> 00:11:50,505
Darvini jo vetëm që regjistroi
të dhënat e vëzhguara,

155
00:11:50,794 --> 00:11:54,307
por edhe u përpoq të
shpjegonte ato që shihte.

156
00:11:55,130 --> 00:11:58,327
Ashtu si detektivi i cili
studion vendndodhjen e krimit

157
00:11:58,352 --> 00:12:02,006
ku treguesit mund të
interpretohen në disa mënyra.

158
00:12:04,190 --> 00:12:09,090
Mendimet e Darvinit pasqyronin zbatimin
plot dëshirë të uniformitarianizmit —

159
00:12:09,316 --> 00:12:13,491
idesë së Lajellit për një Tokë të
vjetër, e cila ndryshon tepër ngadalë.

160
00:12:13,845 --> 00:12:17,827
Kjo u bë një pjesë e rëndësishme e
teorisë së Darvinit për evolucionin.

161
00:12:18,475 --> 00:12:23,290
Lajelli i kishte dhënë shkencëtarit të ri një
kuadër për interpretimin e gjërave që shihte.

162
00:12:24,008 --> 00:12:27,653
Mirëpo kështu u hap dhe rreziku i
humbjes së interpretimeve të tjera.

163
00:12:28,180 --> 00:12:31,393
Them se ka rëndësi të mbajmë
mend që secili shkencëtar,

164
00:12:31,418 --> 00:12:34,547
kur shikon të dhënat empirike,

165
00:12:34,572 --> 00:12:38,125
i shikon me ide paraprake,

166
00:12:38,150 --> 00:12:40,010
me disa presupozime —

167
00:12:40,035 --> 00:12:41,806
me botëkuptimin e vet,

168
00:12:41,831 --> 00:12:46,523
dhe kjo mund të ndikojë shumë në
mënyrën se si interpreton të dhënat.

169
00:12:47,506 --> 00:12:49,589
Si shkencëtarë ne duhet të
tregohemi shumë të kujdesshëm,

170
00:12:49,614 --> 00:12:53,391
sepse shumë kollaj mund të
mbyllesh nga idetë që ke,

171
00:12:53,416 --> 00:12:56,764
ose nga imazhi i asaj që kërkon sa herë
që del në fushën e zbulimit shkencor.

172
00:12:57,163 --> 00:13:00,440
Me gjithë faktin që beson
që e ke mendjen të hapur,

173
00:13:00,465 --> 00:13:06,492
shumë shpesh konceptet tuaja
se si duhet të jenë gjërat,

174
00:13:06,517 --> 00:13:08,527
ose imazhi juaj i kërkimit,

175
00:13:08,552 --> 00:13:11,703
ose besimet tuaja
kulturore në disa raste,

176
00:13:11,728 --> 00:13:14,380
në fakt janë duke
vepruar në mendjen tuaj

177
00:13:14,405 --> 00:13:16,921
me rezultatin që sytë i ke të
hapur, por nuk janë vërtet të hapur.

178
00:13:16,946 --> 00:13:21,242
Atyre u mungon diçka që do të të
çonte në një drejtim krejt të ri.

179
00:13:24,868 --> 00:13:27,223
Sot, me gjithë
përparimin e shkencës,

180
00:13:27,248 --> 00:13:32,991
po dalin në skenë mundësira të reja mahnitëse,
të cilat bien ndesh me idetë e Darvinit.

181
00:13:34,006 --> 00:13:38,009
Sidoqoftë, ndërsa Bigëlli kaloi tetëmbëdhjetë
muaj duke analizuar bregdetin atlantik,

182
00:13:38,321 --> 00:13:41,531
Darvini ishte i bindur që
Lajelli kishte të drejtë.

183
00:13:42,011 --> 00:13:46,626
Ai besonte se po shikonte rezultatet e
ndryshimeve të ngadalta dhe konstante.

184
00:13:47,084 --> 00:13:50,906
Dhe në grykën e lumit
misterioz Rio Santa Kruz,

185
00:13:51,187 --> 00:13:54,602
ai besonte se kishte gjetur mbetjet
e një kanali të lashtë të detit.

186
00:13:54,627 --> 00:14:00,799
“Unë besoj fort që Zoti Lajell shpjegon
me saktësi mënyrën se si u bë kjo.

187
00:14:01,056 --> 00:14:06,230
Oqeani u ngrit dhe u ul
gjatë epokave të stërgjata….”

188
00:14:06,882 --> 00:14:12,735
Lumi ka qenë i fortë, por jo aq sa të gërryente
shtresa të forta shkëmbore prej basalti.

189
00:14:14,868 --> 00:14:19,635
Darvini besonte që para miliona vjetësh oqeani
kishte prerë këtë luginë që sot mban lumin.

190
00:14:20,259 --> 00:14:23,190
Përmes kontinentit.
Nga bregdeti në bregdet.

191
00:14:25,030 --> 00:14:27,157
DITARI I DARVINIT. 26 Prill.

192
00:14:27,182 --> 00:14:32,359
Nuk ka përmbytje që të mund
të ketë mbrujtur kështu tokën,

193
00:14:32,384 --> 00:14:35,337
as brenda luginës as
në bregdetin e hapur…

194
00:14:35,657 --> 00:14:37,378
Duke lundruar në drejtim
të burimit të lumit,

195
00:14:37,403 --> 00:14:41,591
Darvini shpresonte se do të gjente një
kanal të lashtë për në bregdetin e largët.

196
00:14:41,822 --> 00:14:45,952
Fatkeqësisht, falë ujërave të rrëmbyera dhe
afrimit të mbarimit të ushqimeve të tyre,

197
00:14:45,977 --> 00:14:47,911
ata u detyruan të ktheheshin

198
00:14:47,936 --> 00:14:50,533
pas 220 kilometrash.

199
00:14:52,172 --> 00:14:54,371
Po të kishte arritur
në burimin e lumit,

200
00:14:54,551 --> 00:14:57,503
Darvini nuk do të kishte gjetur
një kanal të lashtë të detit.

201
00:14:57,854 --> 00:15:02,193
Lart rrinte një forcë
e papritur e natyrës.

202
00:15:07,026 --> 00:15:09,696
Ky është burimi i vërtetë
i lumit Santa Kruz.

203
00:15:09,721 --> 00:15:12,061
Është akullnaja Perito Moreno.

204
00:15:12,086 --> 00:15:15,376
Sipas përmasave të sotme kjo
është një akullnajë e madhe;

205
00:15:15,401 --> 00:15:20,579
por është hiç krahasuar me atë që po ndodhte
këtu gjatë Akullimit të Madh Patagonian.

206
00:15:20,604 --> 00:15:25,239
Por përpiqu ta imagjinosh këtë,
të mbuluar me akull mbi një kilometër të trashë,

207
00:15:25,240 --> 00:15:29,585
më të lartë sesa malet këtu dhe të
shtrirë larg në lindje, e deri në det.

208
00:15:29,610 --> 00:15:33,096
Këtu magazinohej një
sasi e stërmadhe uji.

209
00:15:37,468 --> 00:15:41,312
Uji i shkrirë u mblodh tek shpati
i akullnajës ose poshtë saj,

210
00:15:41,337 --> 00:15:43,541
edhe kjo është një bombë
me sahat që bën tik-tak,

211
00:15:43,566 --> 00:15:45,484
sepse kur mblidhet uji si ky,

212
00:15:45,509 --> 00:15:46,821
rritet edhe trysnia.

213
00:15:46,846 --> 00:15:49,802
Shpejt apo vonë
ai do të lirohet,

214
00:15:50,124 --> 00:15:51,751
si katastrofë masive.

215
00:15:52,060 --> 00:15:57,170
Ujë mjaft sa të presë lugina si Santa
Kruz, madje jo një por shumë lugina!

216
00:15:58,045 --> 00:16:04,200
Pikëpamjet e Darvinit për gjeologjinë
linin pak vend për këtë lloj katastrofe
në një botë me ndryshime konstante.

217
00:16:04,627 --> 00:16:09,840
Lirimi gjigant i ujit akullnajor
që zgavroi këtë kanal masiv,

218
00:16:09,934 --> 00:16:12,110
300 kilometra për tek deti.

219
00:16:12,335 --> 00:16:15,410
Brenda ditësh, jo epokash.

220
00:16:15,753 --> 00:16:18,577
Madje situata të ngjashme
janë gjetur dhe vërtetuar

221
00:16:18,602 --> 00:16:21,437
në vende si Shteti Uashington
(trojet e kanalizuara),

222
00:16:21,462 --> 00:16:23,588
në Kanada (përmbytja
e Liqenit Agasi)

223
00:16:23,613 --> 00:16:27,242
— madje edhe Ngushtica e La Manshit anglez besohet
sot se është prerë nga një përmbytje e këtillë.

224
00:16:30,170 --> 00:16:34,105
Darvini u përball vetë me fuqinë
madhështore të akullnajave,

225
00:16:34,130 --> 00:16:36,675
në kepin jugor të
Amerikës së Jugut.

226
00:16:36,886 --> 00:16:43,071
Udhëtimi i tij pothuaj mbaroi kur një copë masive
akulli, i shkëputur nga një akullnajë, hodhi një
valë shumë të madhe drejt kampit të tyre.

227
00:16:44,828 --> 00:16:47,245
Mirëpo ajo që tundi
Çarlsin edhe më shumë

228
00:16:47,270 --> 00:16:51,159
ishte takimi me popullin
vendas të Tierra del Fuegos.

229
00:16:51,392 --> 00:16:55,220
Një takim ky i cili do të influenconte
zhvillimin e teorisë së tij.

230
00:16:56,889 --> 00:17:00,100
Kapiteni Ficroi kishte bërë
vizitë disa vjet më përpara.

231
00:17:00,528 --> 00:17:04,104
Bashkë me Darvinin në Bigëll
ishin disa vendasë të asaj zone.

232
00:17:04,385 --> 00:17:07,159
Ata kishin kaluar
disa vjet në Angli,

233
00:17:07,175 --> 00:17:10,214
duke u mësuar me sjelljet
e qytetëruara angleze.

234
00:17:10,709 --> 00:17:13,371
Çarlsi u miqësua me
njërin prej tyre.

235
00:17:13,396 --> 00:17:15,895
Xhemi Batton nga Gjiri Ulaia.

236
00:17:17,395 --> 00:17:23,015
Ficroi dhe Darvini shpresonin që të
dy që, meqë ishin tashmë të edukuar,

237
00:17:23,040 --> 00:17:29,166
ata do të ishin të zotë t’u mësonte
njerëzve të tyre të mirat e qytetërimit,

238
00:17:29,191 --> 00:17:31,480
dhe natyrisht kjo
eci shumë ters.

239
00:17:31,527 --> 00:17:36,510
Madje, të parë sipas
standardeve të asaj kohe,

240
00:17:36,535 --> 00:17:40,739
ata u kthyen shumë
shpejt në egërsi.

241
00:17:41,106 --> 00:17:45,712
Një vit më vonë, anija Bigëll u kthye, dhe u
nis në stadin e udhëtimit në Oqeanin Paqësor.

242
00:17:46,030 --> 00:17:49,135
Çarlsi gjeti prapë mikun
e tij Xhemi Batton,

243
00:17:49,682 --> 00:17:52,729
por nuk i kishte mbetur asnjë
pikë xhentëlmeni anglez.

244
00:17:52,967 --> 00:17:59,160
Për Darvinin, ishte sikur Xhemi
të kishte rrëshqitur duke zbritur
krejt shkallën e progresit njerëzor.

245
00:18:01,584 --> 00:18:05,967
“Këta janë mjeranët më të ngyrë
dhe më të gjorë që kam parë kudo.

246
00:18:06,090 --> 00:18:11,968
Kur shikon njerëz të tillë, zor se mund
të besosh që janë të afërmit e tu.”

247
00:18:12,529 --> 00:18:16,918
Edhe kjo lind disa
pyetje në mendjen e tij.

248
00:18:17,200 --> 00:18:22,865
Njëra është kjo: mos na tregon kjo diçka për
gjendjen fillestare të qenieve njerëzore,

249
00:18:22,890 --> 00:18:30,080
ose ndoshta Fuegasit kanë rënë
përsëri në atë gjendje të egër nga
një gjendje fillimisht më e lartë?

250
00:18:30,303 --> 00:18:33,937
Mirëpo atëherë Darvini duhet
të mendojë për pyetjen tjetër,

251
00:18:33,962 --> 00:18:39,589
pra, nëse ky ndryshim është diçka
më i thellë, diçka biologjike.

252
00:18:40,952 --> 00:18:44,846
Xhemi ndikoi thellë në shkrimet
e mëvonshme të Darvinit,

253
00:18:45,080 --> 00:18:48,772
kur ai lidhi teorinë e tij
të evolucionit me njerëzimin.

254
00:18:49,210 --> 00:18:53,049
Në kohën kur shkruan librin
Prejardhja e Njeriut në vitin 1871,

255
00:18:53,050 --> 00:18:56,887
bëhet shumë e qartë që ai mban

256
00:18:56,912 --> 00:19:03,035
dyshimin ose bindjen në
rritje të shumë evropianëve.

257
00:19:03,060 --> 00:19:06,880
Me një fjalë, racat jo të
bardha nuk kanë kapacitetin

258
00:19:06,905 --> 00:19:11,648
të ngrihen siç duhet
në njerëz të qytetëruar

259
00:19:11,673 --> 00:19:16,607
— nga ana mendore dhe morale ata i
përkasin një niveli më të kufizuar.

260
00:19:16,639 --> 00:19:20,419
Në njëfarë kuptimi, ata kanë
ngelur në një stad më të hershëm

261
00:19:20,444 --> 00:19:24,747
të evolucionit biologjik
të species njerëzore.

262
00:19:25,279 --> 00:19:29,806
Sot ide si këto cilësohen si
raciste pa asnjë bazë tek shkenca.

263
00:19:30,278 --> 00:19:35,910
Sot biologjia dhe gjenetika tregojnë që të gjitha
grupet etnike janë të ndërlidhura shumë ngushtë.

264
00:19:36,491 --> 00:19:42,240
Por në vitin 1834, kjo përvojë,
bashkë me idetë evolucionare të gjyshit,

265
00:19:42,664 --> 00:19:46,371
i kishin dhënë Darvinit një pikëvështrim
tjetër për origjinën e njeriut.

266
00:19:46,894 --> 00:19:50,402
Një pikëvështrim ky mjaft i ndryshëm
nga pikëpamja tradicionale biblike

267
00:19:50,427 --> 00:19:54,284
që të gjithë njerëzit e kanë
prejardhjen nga Adami dhe Eva.

268
00:20:00,727 --> 00:20:03,911
Ai kishte dy vjet e gjysmë
që ishte larguar nga shtëpia,

269
00:20:03,936 --> 00:20:06,987
kur anija Bigëll iu drejtua veriut,
drejt ujërave më të ngrohta.

270
00:20:07,464 --> 00:20:11,376
Më përpara rrinte Kileja
dhe hyrja për tek Andet.

271
00:20:12,775 --> 00:20:17,984
Edhe pak dhe përkushtimi i Darvinit
ndaj proceseve ‘të ngadalta dhe të
qëndrueshme’ të Lajellit do të sfidohej.

272
00:20:18,226 --> 00:20:21,877
Cilën do ta ndiqte –
idenë ose evidencat?

273
00:20:22,370 --> 00:20:26,533
Darvini (si dhe Lajelli me që ra fjala)
besonte tek qëndrueshmëria e kontinenteve

274
00:20:26,558 --> 00:20:29,789
dhe vetëm tek lëvizjet vertikale —
lëvizje shumë, shumë të ngadalta.

275
00:20:30,028 --> 00:20:36,200
Por në mënyrë që të shpjegojmë palosjet
dhe lakimet e vargmaleve të larta,
na duhen lëvizje horizontale.

276
00:20:36,448 --> 00:20:39,307
E pra sot, sipas teorisë
së tektonikës së pllakave,

277
00:20:39,331 --> 00:20:41,600
është një proces i
njohur si ‘nënpllakosje’

278
00:20:41,625 --> 00:20:46,800
kur magma futet nga
manteli i Tokës,

279
00:20:46,825 --> 00:20:48,952
duke ngritur kontinentet
shumë shpejt,

280
00:20:48,977 --> 00:20:51,827
dhe bashkë me këtë
vijnë shumë tërmete.

281
00:20:51,852 --> 00:20:55,190
Edhe tërmetet mund të shpjegojnë
qartë shtysat e papritura

282
00:20:55,215 --> 00:20:57,422
të cilat ngrejnë
kontinentet sot.

283
00:20:58,457 --> 00:21:01,325
Sa për interes,
në Shkurt 1835

284
00:21:01,350 --> 00:21:04,274
Darvini përjetoi
një tërmet në Kile

285
00:21:04,542 --> 00:21:08,446
dhe ai pa se si toka kontinentale
u ngrit një metër në disa vende,

286
00:21:08,688 --> 00:21:12,174
por edhe se si një ishull
afër bregdetit të Kilesë

287
00:21:12,199 --> 00:21:14,832
u ngrit rreth tre metra,
pra tri herë më shumë.

288
00:21:14,857 --> 00:21:18,730
Epo, kjo binte ndesh me modelin
që kishte, me parimet e tij,

289
00:21:18,755 --> 00:21:25,765
kështu që vendosi më mirë të mos e përdorte idenë
që tërmetet mund të shkaktonin ngritjet rajonale.

290
00:21:26,468 --> 00:21:30,832
Ndërsa Darvini eksploroi Kilenë,
ai zbuloi guacka në këto kodra.

291
00:21:31,073 --> 00:21:34,337
Sipas idesë së Lajellit për
ngritjet gjatë epokave të gjata,

292
00:21:34,590 --> 00:21:37,299
ato duhet të jenë ose të
fosilizuara ose të kalbura.

293
00:21:37,729 --> 00:21:39,231
Në fakt nuk ishin
as njëra as tjetra.

294
00:21:39,919 --> 00:21:43,623
Kështu ja ku jemi,
150 metra mbi nivelin e detit sot

295
00:21:43,648 --> 00:21:46,885
dhe kemi evidenca të qarta që
ky ka qenë shtrati i detit.

296
00:21:46,910 --> 00:21:49,066
Kemi guacka,
kemi bobla mbi to,

297
00:21:49,091 --> 00:21:51,170
madje kemi këtu edhe
shtresa me guacka…

298
00:21:51,195 --> 00:21:53,584
duke treguar që kjo
tokë është ngritur.

299
00:21:55,521 --> 00:22:00,010
Ngjarje të shpejta gjeologjike si këto
nuk kufizohen në bregdetin e Kilesë.

300
00:22:00,997 --> 00:22:04,459
Në fakt, kudo në
Kile dhe malet Ande,

301
00:22:04,756 --> 00:22:12,210
Darvini pa tipare fizike të cilat mund
të interpretohen në mënyra që sfidojnë
idenë e Lajellit për ‘kohën e thellë’.

302
00:22:12,876 --> 00:22:14,913
Para se të arrinte në këtë pikë,

303
00:22:14,938 --> 00:22:20,836
Darvini kishte thithur të trija volumet e
librit Parimet e Gjeologjisë të Lajellit.

304
00:22:21,190 --> 00:22:27,582
Ai kërkonte diçka shumë të rëndësishme: kohën
e thellë, epoka shumë, shumë të gjata kohe

305
00:22:27,607 --> 00:22:30,800
me qëllim që më vonë
evolucioni të dukej i mundshëm.

306
00:22:30,825 --> 00:22:36,220
Edhe pikërisht këtë po kërkonte ai këtu, duke
mbajtur ndërmend këtë ide pa asnjë alternativë.

307
00:22:37,066 --> 00:22:41,914
E gjithë ideja e kohës së thellë me të
vërtetë ndikoi në mendimet e Darvinit

308
00:22:41,939 --> 00:22:46,338
dhe sigurisht që i dha shtysë për të
zhvilluar tërë teorinë e evolucionit.

309
00:22:48,518 --> 00:22:51,029
Ai kishte kaluar mirë në
vitin e tretë të udhëtimit

310
00:22:51,030 --> 00:22:53,478
kur gjeti disa pemë
të fosilizuara këtu.

311
00:22:53,503 --> 00:22:57,625
Kjo është një nga pemët
fosile më mbresëlënëse

312
00:22:57,650 --> 00:22:59,996
që gjejmë në këtë zonë origjinale
të studiuar nga Darvini.

313
00:23:00,021 --> 00:23:06,614
Në fakt është vetëm një derdhje,
ajo që ka mbetur pasi pema u hoq,
përveç një pjese të vogël në qendër.

314
00:23:07,502 --> 00:23:11,944
Mendimi i Lajellit ndikoi plotësisht në
mënyrën se si Darvini kuptoi këto pemë.

315
00:23:12,218 --> 00:23:16,310
Ai besonte se ishin rritur këtu dhe u
varrosën ngadalë gjatë miliona vjetësh

316
00:23:16,335 --> 00:23:18,945
ndërsa toka u fundos në oqean.

317
00:23:19,940 --> 00:23:26,179
Ky trung i fosilizuar pingul,
në mënyrë të veçantë, ka rëndësi parësore

318
00:23:26,180 --> 00:23:29,790
sepse ajo zbulon një nga gjërat
që nuk duken tek të tjerat—

319
00:23:29,815 --> 00:23:32,861
d.m.th., pjesa e saj më e ulët.

320
00:23:33,228 --> 00:23:36,368
Tani, nëse kjo ka qenë një
pemë e cila u rrit këtu,

321
00:23:36,586 --> 00:23:38,716
do të shihnim dy gjëra këtu.

322
00:23:38,757 --> 00:23:46,335
Së pari, një shtresë të trashë dheu
në të cilën ajo ka lëshuar rrënjët që
të qëndrojë — është pemë e madhe.

323
00:23:46,648 --> 00:23:50,793
Në fakt, nuk ka dhe ose
paleodhe (dhe të lashtë) këtu,

324
00:23:50,818 --> 00:23:54,337
dhe nuk ka asnjë
gjurmë rrënjësh.

325
00:23:54,750 --> 00:23:57,779
Kjo evidencë sugjeron
një historik tjetër.

326
00:23:57,804 --> 00:24:02,793
Kjo pemë, si shumë të tjera anembanë,
në fakt është shkëputur nga ndonjë pyll i largët,

327
00:24:02,818 --> 00:24:07,199
është transportuar nga uji në lëvizje,
dhe më vonë është fundosur në sediment —

328
00:24:07,200 --> 00:24:10,137
pingul, kështu — sepse pemët
u bënë qull dhe u rënduan,

329
00:24:10,162 --> 00:24:11,327
kështu që u fundosën ashtu.

330
00:24:11,352 --> 00:24:13,394
Ato u varrosën shumë shpejt —

331
00:24:13,419 --> 00:24:17,411
nuk prisnin dot mijëra ose qindra mijëra
vjet që të fosilizoheshin ngadalë,

332
00:24:17,436 --> 00:24:22,502
se do të kalbeshin komplet. Duhej që të
varroseshin shpejt e pastaj të fosilizoheshin.

333
00:24:23,160 --> 00:24:28,120
Nën dritën e gjeologjisë së sotme,
teoria e Lajellit është gërryer rëndë.

334
00:24:28,399 --> 00:24:33,525
Sot, ndryshimi i shpejtë katastrofik
është një mekanizëm gjeologjik i pranuar.

335
00:24:34,067 --> 00:24:38,499
Por ndoshta është padrejtësi ta gjykosh
Darvinin sipas nivelit të shkencës së sotme.

336
00:24:38,772 --> 00:24:45,774
Në fillim të shek. XIX, shkenca, filozofia dhe
feja ishin ende të ndërlidhura shumë ngushtë…

337
00:24:46,087 --> 00:24:49,502
dhe për pak do të përplaseshin
në mënyra të habitshme,

338
00:24:49,527 --> 00:24:51,968
në Ishujt Galapagos.

339
00:24:58,683 --> 00:25:00,046
E pra, kur Darvini erdhi këtu,

340
00:25:00,071 --> 00:25:03,089
ai shkoi në disa ishuj
dhe bëri disa koleksione.

341
00:25:03,114 --> 00:25:05,109
Dhe në fakt shumë
nga gjërat që mësoi —

342
00:25:05,110 --> 00:25:09,360
i mësoi më vonë kur
u kthye në Angli,

343
00:25:09,385 --> 00:25:11,139
gjë që ka rëndësi
të vihet në dukje.

344
00:25:11,140 --> 00:25:12,664
Ekziston keqkuptimi
i përhapur që

345
00:25:12,689 --> 00:25:16,169
Darvini nxori teorinë e evolucionit
sipas seleksionimit natyror

346
00:25:16,170 --> 00:25:17,990
gjatë kohës që ndenji
këtu në Galapagos,

347
00:25:18,015 --> 00:25:19,488
por kjo nuk është e vërtetë.

348
00:25:19,513 --> 00:25:23,578
Në këtë moment të karrierës,
ai është gjeolog më shumë sesa biolog.

349
00:25:26,400 --> 00:25:31,074
Në librin Parimet e Gjeologjisë Lajelli
mbrojti idenë e ‘qendrave të krijimit’,

350
00:25:31,363 --> 00:25:35,583
me grupe të posaçme speciesh që
u krijuan në vende të posaçme.

351
00:25:36,221 --> 00:25:41,609
Për Darvinin, Galapagosi ishte
një qendër specifike krijimi

352
00:25:41,634 --> 00:25:44,273
me specie të pandryshueshme.

353
00:25:44,993 --> 00:25:48,139
Por ngaqë ishte i kyçur
brenda kësaj pikëpamjeje

354
00:25:48,140 --> 00:25:51,608
ai do të anashkalonte
informacione kyç pa i vënë re.

355
00:25:52,673 --> 00:25:56,967
Meqë ishte i influencuar kaq shumë nga
idetë e Lajellit për qendrat e krijimit,

356
00:25:57,207 --> 00:26:03,763
ai nuk çau kokën të regjistronte se prej
cilët ishujve kishte marrë mostra të posaçme,

357
00:26:04,028 --> 00:26:07,610
dhe padyshim një nga faktorët që
kontribuan në këtë ishte fakti që

358
00:26:07,635 --> 00:26:11,114
ai nuk mori vesh që kishte mbledhur kaq
shumë specie të ndryshme trishtilash.

359
00:26:11,139 --> 00:26:14,650
Edhe kjo u bë e rëndësishme
vetëm kur u kthye në Angli

360
00:26:14,675 --> 00:26:20,209
dhe iu desh të shpjegonte se nga kishin
ardhur llojet e ndryshme të trishtilave.

361
00:26:20,210 --> 00:26:22,484
Ky është një nga
rastet e pakëta ku

362
00:26:22,509 --> 00:26:28,588
Darvini lejoi një pikëpamje teorike të
ndikonte në mënyrën se si mblodhi të dhënat.

363
00:26:29,687 --> 00:26:34,150
Në kohën e Darvinit, nuk besohej që
kafshët ndryshoheshin ose përshtateshin.

364
00:26:34,501 --> 00:26:37,245
Kjo pikëpamje quhej
“Pandryshueshmëria e Specieve”,

365
00:26:37,270 --> 00:26:40,572
një koncept i cili vinte nga
filozofët e Greqisë së lashtë.

366
00:26:40,891 --> 00:26:44,549
Pandryshueshmëria e Specieve
pranohej nga akademikët aq fort

367
00:26:44,891 --> 00:26:50,898
sa mposhti besimin e studiuesve
fetarë tek një përmbytje biblike e cila
shkatërroi gati të gjitha gjallesat.

368
00:26:51,553 --> 00:26:58,041
Çdo njeri i cili besonte tek arka e Noeut
ka të ngjarë se do të besonte edhe që
speciet mund të shpërndahen dhe përshtaten.

369
00:26:58,823 --> 00:27:04,240
Kjo ndodh nëpërmjet seleksionimit
natyror dhe ishte pikërisht ajo që
po shihte Darvini në Galapagos…

370
00:27:05,213 --> 00:27:09,638
Mirëpo ai nuk do ta njihte deri
shumë vonë pasi u largua nga ishujt.

371
00:27:10,141 --> 00:27:16,038
Sipas mendimit të tij shprehja “Prodhim i
Zotit” do të thoshte Specie të Pandryshueshme.

372
00:27:16,888 --> 00:27:22,064
Kjo është një ide qesharake,
mund të tregohet kollaj se është e rreme,
por jo të gjithë të asaj dite e besonin.

373
00:27:22,089 --> 00:27:25,863
Në fakt, ka patur njerëz të shquar si
Eduard Blith, i cili besonte tek krijimi,

374
00:27:25,888 --> 00:27:30,477
e megjithatë ai nxori teorinë e
plotë të seleksionimit natyror.

375
00:27:30,691 --> 00:27:34,969
Darvini mori kumtesën e parë të Blithit
gjatë kohës që ndodhej në Amerikën e Jugut.

376
00:27:35,250 --> 00:27:39,950
Kështu që kur erdhi këtu në Galapagos,
ai mbante ndërmend idenë e
Blithit për seleksionimin natyror,

377
00:27:40,276 --> 00:27:43,503
bashkë me idenë e
Lajellit për gjeologjinë.

378
00:27:43,528 --> 00:27:48,596
Mirëpo për ndonjë arsye, Darvini ende
nuk arriti ta kapte idenë që seleksionimi
natyror po ndodhte kudo rreth tij.

379
00:27:48,621 --> 00:27:51,265
Lajelli e quajti
evolucionin transmutacion.

380
00:27:51,560 --> 00:27:55,614
Në fund të librit ai arrin në një
pikëpamje antitransmutacioniste,

381
00:27:55,639 --> 00:27:58,396
por Çarlsi e lexon
dhe i thotë vetes,

382
00:27:58,421 --> 00:28:04,011
“U, dale prit, avash — them që transmutacioni
ka më shumë mbështetje se kaq.”

383
00:28:04,036 --> 00:28:09,724
Kështu që më vonë ai harton një tabelë
“Lajelli kundër meje” në fund të librit.

384
00:28:09,749 --> 00:28:13,308
“Pikë për Lajellin (kundër
transmutacionit), pikë për mua.”

385
00:28:13,754 --> 00:28:18,524
Sidoqoftë, në një pikë ishin plotësisht
dakord — koha e stërzgjatur gjeologjike —

386
00:28:18,840 --> 00:28:21,958
gjë që do të dilte jetësore
për biologjinë e Darvinit.

387
00:28:22,816 --> 00:28:25,542
Në fakt,
të gjithë gjeologët e asaj kohe

388
00:28:25,567 --> 00:28:28,289
besonin që Toka kishte ekzistuar
për një kohë shumë, shumë të gjatë.

389
00:28:28,314 --> 00:28:33,175
Prandaj kishte mjaft kohë për
një proces ndryshimi tek speciet,

390
00:28:33,200 --> 00:28:35,351
pra për realizimin
e transmutacionit.

391
00:28:36,199 --> 00:28:39,909
Çarlsi filloi të shihte që speciet në
fakt nuk ishin aspak të pandryshueshme.

392
00:28:40,234 --> 00:28:45,386
Ai vuri re ndryshime të vogla midis zogjve
imitues në kontinent dhe atyre në ishuj.

393
00:28:46,286 --> 00:28:51,237
Edhe kjo bën që lindja e specieve
të reja të duket shumë modeste.

394
00:28:51,666 --> 00:28:54,796
Se në fakt, nuk është një
gushëkuq që del prej hiçi;

395
00:28:54,821 --> 00:28:57,156
është një zog imitues
pak i ndryshuar.

396
00:28:57,866 --> 00:29:03,659
Kështu, para fundit të udhëtimit ai ka
një mënyrë për të përshkruar ardhjen
në ekzistencë të specieve të reja.

397
00:29:04,670 --> 00:29:08,895
Nëse Darvini po shihte specie të
reja, kjo ishte një zbulim.

398
00:29:09,201 --> 00:29:14,631
Sipas mendimit të tij, krijimi hyjnor
dhe mbinatyror ishte përgënjeshtruar.

399
00:29:15,030 --> 00:29:17,179
Deri në kohën e Darvinit
dhe në kohën e tij,

400
00:29:17,180 --> 00:29:19,979
ideja e mrekullive
përbuzej shumë,

401
00:29:20,004 --> 00:29:21,365
dhe kur Darvini doli në skenë

402
00:29:21,390 --> 00:29:26,318
kishte vërtet mjaft presion për të gjetur një
histori natyrore e cila nuk përfshinte mrekulli —

403
00:29:26,343 --> 00:29:28,103
për arsye fetare.

404
00:29:28,128 --> 00:29:30,865
Kështu që teoria e Darvinit për
evolucionin u pranua shumë mirë,

405
00:29:30,890 --> 00:29:36,295
ku ai përshkroi Zotin si
ligjdhënës por jo si mrekullibërës.

406
00:29:40,341 --> 00:29:44,374
Si shumë të tjerë të asaj kohe,
ai besonte që filozofët grekë kishin të drejtë.

407
00:29:44,839 --> 00:29:47,408
Zoti mund të krijonte
vetëm harmoninë.

408
00:29:47,738 --> 00:29:52,592
Çarlsi nuk pranonte dot tregimin e Biblës për një
botë të përsosur të thyer nga mëkati origjinal,

409
00:29:52,882 --> 00:29:56,419
ku vdekja, ngordhja dhe vuajtja janë
pasojat e një krijimi të mallkuar.

410
00:29:56,927 --> 00:30:00,474
Meqë bota duket qartë se
është plot vuajtje dhe mizori,

411
00:30:00,499 --> 00:30:05,688
ai arsyetoi që Zoti duhet të kishte
hequr prej kohësh duart nga timoni.

412
00:30:06,098 --> 00:30:09,999
Krijimi hyjnor siç kuptohej
gjerësisht nuk kishte kuptim

413
00:30:10,000 --> 00:30:13,882
ndërsa shkenca po zbulonte
masakra pas njëra-tjetrës.

414
00:30:14,150 --> 00:30:17,554
Thjesht nuk dukej sikur Zoti
do të kishte krijuar këtë.

415
00:30:17,989 --> 00:30:23,500
Nëse Lajelli kishte dëshirë të lironte shkencën
nga Bibla, a e kishte gjetur Darvini çelësin?

416
00:30:23,839 --> 00:30:27,582
A mundej që këto specie po
evoluonin në specie të tjera?

417
00:30:27,920 --> 00:30:31,021
Mirëpo ç’është një
specie e re në fakt?

418
00:30:31,525 --> 00:30:33,035
Ndonëse kjo çështje debatohet,

419
00:30:33,060 --> 00:30:37,638
një specie e re nuk mund ose nuk do
të kryqëzohet me specie të tjera,

420
00:30:37,886 --> 00:30:40,004
as edhe me ato më të lidhurat.

421
00:30:40,474 --> 00:30:45,967
Megjithatë, kryqëzimet e kohëve të fundit
në Galapagos kanë mahnitur biologët.

422
00:30:46,871 --> 00:30:49,804
E pra, gjithnjë e më shpesh shohim
që kryqëzimi ndodh me të vërtetë.

423
00:30:49,829 --> 00:30:53,189
D.m.th., ka shembuj shumë të
qartë, sidomos në këtë ishull,

424
00:30:53,190 --> 00:30:57,151
ku trishtilat me sqepa të vegjël
kryqëzohen me trishtilat me sqepa të mesëm.

425
00:30:57,176 --> 00:31:01,900
Por kur pamë kryqëzimin midis një
iguane tokësore dhe një iguane detare,

426
00:31:02,110 --> 00:31:06,129
kjo na dukej shumë e çuditshme
sepse janë klasa krejt të ndryshme,

427
00:31:06,130 --> 00:31:11,219
kanë banesa dhe jetesa
krejt të ndryshme,

428
00:31:11,244 --> 00:31:15,635
dhe janë kaq të ndryshme
nga ana fizike saqë

429
00:31:15,660 --> 00:31:17,978
— besohej se ishte krejt e
pamundur që ata të kryqëzoheshin —

430
00:31:18,003 --> 00:31:22,416
dhe kur u kryqëzuan,
ishte një ngjarje mjaft habitëse.

431
00:31:23,080 --> 00:31:27,763
Me sa duket këto iguana paskan
harruar idetë shkencore bashkëkohore.

432
00:31:28,325 --> 00:31:31,880
Dhe në të njëjtën kohë që romanca midis
iguanave po ripërkufizon formimin e specieve,

433
00:31:31,905 --> 00:31:35,739
ajo nxjerr gjithashtu pikëpyetje
për zgjatjen e kohës që i duhet.

434
00:31:36,110 --> 00:31:41,511
Ka më shumë të ngjarë që kjo përbën evidencë
të një shpërthimi popullate kohët e fundit,

435
00:31:41,536 --> 00:31:45,648
sesa të kohës së thellë dhe ngjarjeve
të ngadalta që krijojnë specie.

436
00:31:45,673 --> 00:31:48,547
Sepse iguanat detare mund
të notojnë midis ishujve,

437
00:31:48,572 --> 00:31:52,476
dhe me kalimin e kohës mund të pritet
përzierja e tipareve të ndryshme.

438
00:31:53,543 --> 00:31:56,417
Nëse speciet mund të përzihen
shpejt në këtë mënyrë,

439
00:31:56,683 --> 00:32:00,668
pse ruhet një llojllojshmëri kaq
e jashtëzakonshme në Galapagos?

440
00:32:01,176 --> 00:32:05,652
Pse është një breshkë në një ishull
kaq e ndryshme nga ato të të tjerëve?

441
00:32:06,242 --> 00:32:10,209
Madje pse ka një iguanë tokësore
unike në ishullin Santa Fe,

442
00:32:10,210 --> 00:32:13,529
vetëm tridhjetë kilometra
nga ishulli më i afërt?

443
00:32:14,157 --> 00:32:16,598
Speciet në fillim u
hodhën nga kontinenti

444
00:32:16,623 --> 00:32:22,481
i cili është 1000 kilometra larg, por ishujt
kryesorë janë 45-60 km larg njëri-tjetrit.

445
00:32:22,984 --> 00:32:26,069
Midis ishujve do të prisnim
mjaft bashkëveprime,

446
00:32:26,070 --> 00:32:29,656
kështu që gjatë kohës së thellë,
gjatë miliona vjetësh, do të prisnim

447
00:32:29,681 --> 00:32:33,119
që speciet të hidheshin herë
pas here pas here pas here,

448
00:32:33,120 --> 00:32:37,323
duke bërë gjithfarë kryqëzimesh,
dhe duke mjegulluar vijat ndarëse midis specieve

449
00:32:37,847 --> 00:32:40,090
Por kur hedh vështrimin andej-këtej,
nuk shoh evidencën e kësaj.

450
00:32:40,115 --> 00:32:42,973
Shoh një pikëpamje
tjetër mjaft bindëse

451
00:32:42,998 --> 00:32:45,394
që këta ishuj janë mijëra vjeç.

452
00:32:45,419 --> 00:32:50,787
Pra që janë të rinj, si dhe speciet që
banojnë në ta. Përafërsisht disa mijëra vjeç.

453
00:32:51,618 --> 00:32:55,908
Shkak habie janë edhe vetë
trishtilat e Darvinit.

454
00:32:56,751 --> 00:33:01,231
Kërkime të reja kanë zbuluar që
ndryshimet falë seleksionimit natyror

455
00:33:01,256 --> 00:33:04,845
në fakt po ndodhin
brenda afro një viti.

456
00:33:06,380 --> 00:33:10,729
Trishtilat në Galapagos ndryshojnë
shpejt, por jo specia.

457
00:33:10,754 --> 00:33:13,160
Ajo që ndryshon shpejt
është morfologjia.

458
00:33:13,185 --> 00:33:15,536
Kështu, në fillim besohej që
këta ishin specie të ndryshme,

459
00:33:15,561 --> 00:33:17,671
kurse në fakt është
e njëjta specie.

460
00:33:17,696 --> 00:33:19,574
Biologët ende e kanë të
vështirë ta shpjegojnë.

461
00:33:19,599 --> 00:33:23,976
E pra, mbetet akoma gradualizmi — mbetet
ende një pjesë e rëndësishme e biologjisë —

462
00:33:24,001 --> 00:33:28,511
dhe demonstrimi që evolucioni i
trishtilave mund të ndodhte shumë shpejt

463
00:33:28,536 --> 00:33:32,806
është — ka qenë — tronditës
vetë, kur kjo ka ndodhur.

464
00:33:33,020 --> 00:33:37,103
Fenotipi i trishtilave
të Darvinit është ciklik.

465
00:33:37,536 --> 00:33:39,604
Ai mbetet brenda
kufijve të caktuar.

466
00:33:39,637 --> 00:33:43,422
Kështu, disa vjet kemi trishtila sqepmëdhenj,
në varësi të mjediseve ushqimore,

467
00:33:43,447 --> 00:33:46,993
dhe vitet e tjera kemi të njëjtat
specie trishtilash me sqepa të hollë.

468
00:33:48,415 --> 00:33:52,069
Teoria e Darvinit kërkon progres
nëpërmjet ndryshimeve të vogla

469
00:33:52,070 --> 00:33:55,505
të cilat ndërtohen gjatë
epokave të gjata kohe.

470
00:33:55,748 --> 00:34:02,013
Në fakt, kërkuesit shohin që sqepat
zmadhohen, zvogëlohen, dhe zmadhohen përsëri.

471
00:34:02,278 --> 00:34:05,413
Është një cikël i shpejtë
nga brezi në brez,

472
00:34:05,658 --> 00:34:08,188
në varësi të klimës që
prek bollëkun e ushqimeve.

473
00:34:09,278 --> 00:34:11,640
Darvini nuk ishte në gjendje
ta shihte këtë cikël.

474
00:34:11,899 --> 00:34:16,503
Ai mbeti atje vetëm për pesë
javë aty nga fundi i vitit 1835.

475
00:34:16,878 --> 00:34:23,521
Po ky ndryshim falë seleksionimit natyror,
a nënkupton evolucionin siç e përfytyroi Darvini?

476
00:34:23,791 --> 00:34:29,379
Kur të dëgjoj fjalën “evolucion” ajo mban
disa kuptime, dhe duhet ta përkufizojmë.

477
00:34:29,636 --> 00:34:35,439
Edhe këtu kemi fjalën për evolucionin
që kthen molekulat në njerëz.

478
00:34:35,620 --> 00:34:39,284
Po në këtë plan të gjerë,
në fakt nuk shoh asnjë evidencë për të.

479
00:34:39,558 --> 00:34:45,590
Besoj që natyra është krijuar me
aftësinë për të modifikuar veten,

480
00:34:45,834 --> 00:34:49,814
duke iu përshtatur rrethanave
ku gjenden gjallesat.

481
00:34:50,091 --> 00:34:56,597
Në natyrën shohim shumë potencial për
variacione, por novacione të vërteta nuk ka.

482
00:34:56,622 --> 00:35:01,635
Flitet për specie të ndryshme
dhe formimin e tyre në natyrë.

483
00:35:01,660 --> 00:35:03,654
Kjo është diçka që
mund të vërejmë,

484
00:35:03,679 --> 00:35:10,057
por nuk është e njëjta gjë me krijimin e
strukturave të reja, informacionit të ri.

485
00:35:10,082 --> 00:35:11,817
Këtë nuk e shoh.

486
00:35:12,723 --> 00:35:18,167
Ky informacion i ri gjenetik është i
domosdoshëm që teoria e Darvinit të realizohet.

487
00:35:19,106 --> 00:35:23,190
Por ai kishte informacionin e vet për të
përpunuar kur u largua nga Galapagosi.

488
00:35:23,774 --> 00:35:28,296
Do t’i duheshin shumë vjet para se të
bëhej gati t’i tregojë botës teorinë e tij.

489
00:35:28,753 --> 00:35:31,943
Edhe bota nuk do të mbetej
kurrë më si më parë.

490
00:35:32,733 --> 00:35:38,462
Sigurisht që është shumë e madhe, sepse sapo
përkushtohesh për një shpjegim transmutacionist,

491
00:35:38,487 --> 00:35:40,090
duhet të shpjegosh gjithçka.

492
00:35:40,389 --> 00:35:47,692
Kështu që kuptohet se rruga do të
jetë e gjatë, por është burrë shumë
i ri dhe ka kohë për ta përpunuar.

493
00:35:47,725 --> 00:35:50,890
Dhe ai bën pikërisht këtë gjë
për njëzet vitet në vazhdim.

494
00:35:57,730 --> 00:36:03,150
Pas një udhëtimi që u zgjat gati pesë vjet,
Çarls Darvini u kthye në Angli i famshëm.

495
00:36:03,928 --> 00:36:08,262
Një shok kishte botuar ditarin e
tij vazhdimisht, dhe ky bëri bujë.

496
00:36:09,145 --> 00:36:12,458
Tre vjet më vonë, ai u martua me
kushërirën e tij të parë, Emma Uexhvud.

497
00:36:13,036 --> 00:36:15,148
Meqë kishte trashëguar
pasuri që i mbështesnin,

498
00:36:15,173 --> 00:36:18,558
Çarlsi u vendos në një jetë
shkrimesh dhe kërkimesh shkencore.

499
00:36:19,288 --> 00:36:20,805
Metoda e tij ka qenë e thjeshtë.

500
00:36:21,125 --> 00:36:26,088
Të zhvillosh një koncept dhe të shohësh sa mirë
të dhënat e vëzhguara përputhen me këtë koncept.

501
00:36:26,991 --> 00:36:30,789
Madje ai kishte ide paraprake
se si shkenca duhet të punojë.

502
00:36:31,160 --> 00:36:34,956
Sidomos për gjërat që Perëndia
do të bënte ose nuk do të bënte.

503
00:36:35,190 --> 00:36:39,498
Besoj që ai ishte i rrëmbyer në kohërat e
tij, në kulturën e tij

504
00:36:40,114 --> 00:36:42,754
— mendimet fetare që
ishin të ngulitura.

505
00:36:43,452 --> 00:36:45,791
Nuk besoj se donte të keqen.

506
00:36:45,816 --> 00:36:50,139
Ai po përpiqej të gjente të vërtetën.
Ishte i bindur që kishte gjetur të vërtetën.

507
00:36:50,140 --> 00:36:54,129
Edhe ai e dinte që ajo për të
cilën mendonte dhe shkruante

508
00:36:54,130 --> 00:36:58,785
dhe po zhvillonte në mendje,
ishte shumë radikale.

509
00:36:59,050 --> 00:37:01,060
Ai nuk mund të tregohej
më radikal se kaq.

510
00:37:01,330 --> 00:37:05,355
Kjo ide po shkatërronte themelet
e gjithçkaje që shihte përreth.

511
00:37:05,380 --> 00:37:11,056
Ka të ngjarë pra që kjo në fakt i
krijoi shumë shqetësime personale.

512
00:37:11,800 --> 00:37:16,611
Njerëzit e kohës së Darvinit besonin se ishin
krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

513
00:37:17,090 --> 00:37:23,683
Sugjerimi i Darvinit që ne të gjithë kemi
prejardhjen nga kafshët tronditi shumë
nga shokët e tij, përfshij Lajellin.

514
00:37:24,252 --> 00:37:28,438
Dhe mendime të tilla radikale u
përbënë një barrë fizike për të.

515
00:37:29,379 --> 00:37:30,951
Ai u sëmur.

516
00:37:32,419 --> 00:37:39,297
Edhe historianët kanë menduar prej
kohësh që kjo nuk është rastësi,

517
00:37:39,329 --> 00:37:46,759
që në ndonjë mënyrë shqetësimet e
Darvinit po shpreheshin fizikisht.

518
00:37:47,086 --> 00:37:50,482
Madje sot ndoshta do ta
quanim një tronditje nervore.

519
00:37:52,728 --> 00:37:59,058
Për Çarlsin, nuk ishte fjala vetëm për shkencën
objektive, por për të mirën dhe të keqen.

520
00:37:59,788 --> 00:38:02,885
Bota natyrore dukej
kaq plot vuajtje:

521
00:38:03,185 --> 00:38:07,483
si një grenzë parazite që shtron
vezët brenda një vemjeje të gjallë.

522
00:38:07,953 --> 00:38:11,697
Kjo e keqe e hapur
kërkonte një zgjidhje.

523
00:38:12,650 --> 00:38:18,372
Përgjigjja e Darvinit ishte shpjegimi i jetës si
një provë ku më të përshtatshmit do të mbijetonin.

524
00:38:18,707 --> 00:38:23,127
Në natyrë - dhe tragjikisht
në vetë familjen e tij.

525
00:38:24,819 --> 00:38:27,254
Darvini hasi shumë
vështirësi në jetë,

526
00:38:27,279 --> 00:38:30,569
duke përfshirë vdekjet
e tre nga fëmijët e tij.

527
00:38:30,894 --> 00:38:35,321
Kjo ndikoi shumë thellë
jetën e tij intelektuale

528
00:38:35,346 --> 00:38:40,106
sepse punonte me një teori e cila
kërkon vdekjen dhe ngordhjen.

529
00:38:40,613 --> 00:38:47,571
Teoria e tij e seleksionimit natyror u ndërtua
mbi idenë që të papërshtaturat do të ngordhin,

530
00:38:47,596 --> 00:38:50,773
dhe nuk do të kontribuojnë
në brezin e ardhshëm.

531
00:38:50,798 --> 00:38:56,545
Dhe ai kishte një teori e cila papritmas
po realizohej përpara syve të tij.

532
00:38:56,570 --> 00:39:04,437
Vetë fëmijët e tij të dashur të cilët
kishte supozuar se ishin fëmijë të fortë,
të shëndoshë,të lumtur —

533
00:39:04,462 --> 00:39:06,293
ata u rrëmbyen,

534
00:39:06,649 --> 00:39:13,009
dhe kjo i dha vështirësi
filozofike shumë të thella.

535
00:39:16,228 --> 00:39:22,425
Si ka mundësi që një Perëndi gjoja i mirë të
lejonte tre nga dhjetë fëmijët e tij të vdisnin?

536
00:39:23,308 --> 00:39:27,614
Kjo më në fund do të bëhej një temë
kryesore në librin Origjina e Specieve,

537
00:39:27,870 --> 00:39:31,747
por do t’i duhej njëzet vjet
që të kullojë mendimet e tij.

538
00:39:32,362 --> 00:39:38,835
Më në fund, ai u nxit të veprojë
kur lexoi një ese mbi seleksionimin
natyror nga Alfred Rasëll Uollis.

539
00:39:39,233 --> 00:39:42,426
Duket sikur ky kishte ‘kaluar
finishin’ para Çarls Darvinit.

540
00:39:42,680 --> 00:39:44,067
Ai u hidhërua,

541
00:39:44,481 --> 00:39:47,642
por shokët e tij e shtynë
të fillonte të shkruante.

542
00:39:48,363 --> 00:39:55,317
15 muaj më vonë, në Nëntor 1859,
u botua libri Mbi Origjinën e Specieve.

543
00:39:55,769 --> 00:40:04,126
Një tirazh prej 1250 kopjesh. Një edicion i
parë modest, por ndikimi ka qenë shumë i madh.

544
00:40:04,714 --> 00:40:06,903
Si dhe polemika.

545
00:40:07,140 --> 00:40:12,457
Darvini kaloi pjesën tjetër të jetës duke
përhapur dhe mbrojtur teorinë e evolucionit.

546
00:40:19,346 --> 00:40:23,199
Gjëja e mrekullueshme tek ajo
që bëri Darvini është që arriti,

547
00:40:23,200 --> 00:40:28,089
nëpërmjet vëzhgimeve shumë, shumë të kujdesshme,
si dhe thjesht duke menduar mbi gjërat,

548
00:40:28,090 --> 00:40:31,451
arriti ta paraqiste në një
mënyrë që u pranua nga njerëzit.

549
00:40:31,686 --> 00:40:38,128
Madje edhe pse natyrisht ajo ka shkaktuar
shumë, shumë debate, kjo ishte e pashmangshme.

550
00:40:38,909 --> 00:40:42,143
Sapo kalon ndonjë ndryshim të madh
të paradigmës filozofike si kjo,

551
00:40:42,168 --> 00:40:43,690
jo të gjithë e duan.

552
00:40:43,715 --> 00:40:45,612
Po ja,
as sot njerëzit nuk e duan!

553
00:40:45,637 --> 00:40:52,377
Darvini shpreh një pjesë të madhe
të librit si ftesë personale të

554
00:40:52,402 --> 00:40:56,455
“shikosh gjërat nga
këndvështrimi im për pak kohë,

555
00:40:56,480 --> 00:40:59,940
të shohësh sa mirë punon,
të shohësh disa nga vështirësitë —

556
00:40:59,965 --> 00:41:02,307
të shohësh se si mund të
shpjegoj disa nga vështirësitë.”

557
00:41:04,261 --> 00:41:08,098
Natyrisht, Darvini nuk kishte
asnjë ide se si duket qeliza,

558
00:41:08,123 --> 00:41:10,163
si duket sistemi informatik,

559
00:41:10,188 --> 00:41:12,691
ç’është ndërlikueshmëria
e qelizës.

560
00:41:12,716 --> 00:41:16,067
Duket se natyra i
qëndron ndryshimit.

561
00:41:17,047 --> 00:41:19,872
Qelizat e gjalla i
qëndrojnë ndryshimit.

562
00:41:20,874 --> 00:41:25,313
Para 30 vjetësh, para 20 vjetësh,
në ditët e para të inxhinierisë gjenetike,

563
00:41:25,338 --> 00:41:29,906
njerëzit parashikonin se do të fitonin aftësinë
për të ndryshuar organizmat si të donin.

564
00:41:30,484 --> 00:41:31,940
Kjo nuk ka ndodhur.

565
00:41:32,167 --> 00:41:34,006
Shembujt janë të vogla.

566
00:41:34,031 --> 00:41:36,858
Mund të prodhojmë insulinën
nëpërmjet baktereve.

567
00:41:36,883 --> 00:41:40,165
Mund të prodhojmë hormonën
EPO nëpërmjet baktereve,

568
00:41:40,213 --> 00:41:44,472
por nuk mund të ndryshojmë bakteret
në ndonjë gjë tjetër veç baktereve.

569
00:41:47,589 --> 00:41:49,668
Darvini merrej shumë me
kryqëzimin e pëllumbave,

570
00:41:49,693 --> 00:41:53,086
dhe e dinte atë që kishte ditur
rritësit profesionistë që në fillim — që

571
00:41:53,111 --> 00:41:56,706
kishte kufij, ose kufij në
dukje ndaj ndryshimit biologjik.

572
00:41:56,731 --> 00:41:59,106
Kjo nuk e mbështeti
shumë mirë teorinë e tij.

573
00:41:59,301 --> 00:42:02,751
Prandaj Darvini ia futi me dhunë
këtë evidencë teorisë së tij

574
00:42:02,776 --> 00:42:06,436
dhe teorizoi se si kjo mund të mos
ketë rëndësi për natyrën e egër.

575
00:42:07,038 --> 00:42:10,223
Por nëse seleksionimi
natyror ka kufij ose limite,

576
00:42:10,463 --> 00:42:15,877
çfarë krijon informacionin e ri
gjenetik që kërkon teoria e Darvinit?

577
00:42:16,768 --> 00:42:22,147
Shumica beson që gabimet e rastësishme gjenetike,
të quajtura mutacione, janë përgjegjëse.

578
00:42:23,408 --> 00:42:26,494
Biologjia e sotme është
shkencë informacioni,

579
00:42:26,519 --> 00:42:32,199
dhe me aq sa dimë ne, pas informacionit
rri gjithmonë një burim inteligjent.

580
00:42:32,200 --> 00:42:35,841
Kështu që kur shikojmë biologjinë,
bëjmë automatikisht pyetjen,

581
00:42:35,866 --> 00:42:38,159
“Nga vjen ky informacioni?”

582
00:42:38,160 --> 00:42:40,510
Enzimat janë molekula
informacioni.

583
00:42:40,535 --> 00:42:45,024
Janë në fakt veglat që përdor
natyra për të modifikuar gjërat.

584
00:42:45,376 --> 00:42:52,160
Pra është krejt e pakonceptueshme
që ndonjë molekulë informativ të
krijohej nga mekanizma të rastësishme.

585
00:42:52,479 --> 00:42:58,179
Sapo fusim rastësinë,
përmbajtja informative zhduket.

586
00:42:58,180 --> 00:43:02,160
Enzimat janë prishur,
nuk funksionojnë më.

587
00:43:02,185 --> 00:43:03,761
Mendoj që po të ishte këtu

588
00:43:03,786 --> 00:43:09,327
do të zhgënjehej shumë për evidencat
për gjithë teorinë e tij të evolucionit.

589
00:43:09,352 --> 00:43:17,469
Them se nuk ka patur evidencat që të tregojnë
që e gjithë teoria punon ashtu siç mendonte ai.

590
00:43:17,851 --> 00:43:22,347
E pra, besoj që shumica e biologëve të sotëm
do të thoshin se është duke ia kaluar mirë,

591
00:43:22,372 --> 00:43:26,780
që me shumë shtime
dhe modifikime,

592
00:43:26,805 --> 00:43:32,723
ajo po luan ende një rol të
rëndësishëm në mënyrën që mendojmë sot.

593
00:43:32,748 --> 00:43:36,596
Sot evolucionistët besojnë që teoria
mbështetet mirë nga evidencat.

594
00:43:36,906 --> 00:43:40,464
Tani nëse u kërkon ta shpjegojnë
këtë, gjenden në vështirësi,

595
00:43:40,489 --> 00:43:44,020
dhe ato vështirësi i përshkruajnë
si ‘probleme kërkimore’.

596
00:43:46,210 --> 00:43:52,367
Me gjithë këto probleme, teoria e Darvinit mbetet
paradigma mbizotëruese në shkencat e jetës.

597
00:43:52,919 --> 00:43:56,666
E prapë, pas 150 vjetësh,
debati mbetet ende i flakët.

598
00:43:57,160 --> 00:43:59,630
A bëhet fjala këtu
vetëm për shkencën?

599
00:44:00,000 --> 00:44:03,996
Struktura e argumenteve të tij mbetet
ende sot me shumë rëndësi praktike.

600
00:44:04,021 --> 00:44:07,939
Konkretisht,
Darvini arsyetoi që e keqja në botë,

601
00:44:07,964 --> 00:44:11,717
dhe mungesa në dukje
e projektimit në botë,

602
00:44:12,656 --> 00:44:16,156
përgënjeshtron idenë e projektimit,
përgënjeshtron dhe krijimin.

603
00:44:16,677 --> 00:44:22,190
Por kur shoh botën natyrore nuk shoh
papërsosmëri në konceptin e projektimit.

604
00:44:22,447 --> 00:44:25,129
Për shembull,
ta zëmë qenien njerëzore.

605
00:44:25,130 --> 00:44:29,374
Do të thosha që qenia njerëzore ka
projektim të përsosur për nga koncepti.

606
00:44:29,648 --> 00:44:35,065
Nuk mund të përmirësosh konceptin e nyjave,
skeletin dhe anët e tjera të projektimit.

607
00:44:35,542 --> 00:44:40,101
Natyrisht, kemi dhe vdekjen,
sëmundjen dhe dëmtimin. Këto janë gjëra të këqija.

608
00:44:40,494 --> 00:44:47,230
Reagimi i tij ndaj kësaj ishte: Më lini të
shpik një shpjegim natyralist për speciet.

609
00:44:47,422 --> 00:44:53,912
Si mund të shpjegoj se si bota u bë nëpërmjet
ligjeve të natyrës, jo dorës së Zotit?

610
00:44:55,288 --> 00:44:59,739
Darvini kishte përqafuar synimin e Lajellit,
pra, që shkenca të lirohet nga Bibla.

611
00:45:00,048 --> 00:45:03,990
Libri i tij guxoi të sfidonte
librin më të shitur ndonjëherë.

612
00:45:04,420 --> 00:45:11,235
Nëse specie të reja dalin sipas një
procesi mekanik, Çarlsi ka zgjidhur
problemin e së keqes në natyrë.

613
00:45:11,555 --> 00:45:15,150
Zoti shkarkohet nga përgjegjësia,
por ama dhe zhduket farë nga skena.

614
00:45:15,405 --> 00:45:18,622
Dhe po të fshihej tregimi
i Zanafillës për origjinën,

615
00:45:18,647 --> 00:45:23,022
do të bëheshin nënkuptime të rënda
për gjithë pjesën tjetër të Biblës.

616
00:45:26,228 --> 00:45:31,058
Pa themelin shkëmbor të pranimit
të vërtetësisë së Zanafillës

617
00:45:31,083 --> 00:45:35,348
nuk mund të mbështetesh as tek
mësimet e tjera të Biblës —

618
00:45:35,373 --> 00:45:40,029
për vlerat morale, e as në fakt
për shpëtimin e racës njerëzore.

619
00:45:40,356 --> 00:45:44,137
Kështu evolucionizmi
shihet si kërcënim

620
00:45:44,489 --> 00:45:49,698
sepse dobëson atë
themelin tek Zanafilla,

621
00:45:49,723 --> 00:45:51,345
dhe në të njëjtën kohë,

622
00:45:51,370 --> 00:45:56,219
ja këta shkencëtarë të cilët përkrahin
këtë alternativë radikale materialiste,

623
00:45:56,220 --> 00:46:01,607
e cila duket jo vetëm se heq qafe vërtetësinë
e tregimit të Zanafillës për krijimin

624
00:46:01,632 --> 00:46:07,119
por edhe të fshijë qoftë ndonjë ide më
të përgjithshme të projektimit në natyrë.

625
00:46:07,120 --> 00:46:10,839
[Filozofi anglez] Bertrand Rasëll e shprehu
kështu — shkenca është gjithçka që mund të dihet,

626
00:46:10,864 --> 00:46:15,121
nuk ka gjë tjetër përtej shkencës
për sa i përket njohurisë,

627
00:46:15,324 --> 00:46:23,428
vetëm besimet e mbështetura nga shkenca
meritojnë të respektohen dhe të mbahen.

628
00:46:23,708 --> 00:46:27,380
Po atëherë ironia qëndron këtu,
që vetë ky besim nuk mbështetet nga shkenca.

629
00:46:27,529 --> 00:46:30,351
Nuk mund të japësh prova
empirike për këtë besim.

630
00:46:30,376 --> 00:46:32,944
Ai besim është pjesë filozofie,

631
00:46:32,969 --> 00:46:37,367
ose madje mund të jetë pjesë teologjie,
por nuk është pjesë e shkencës.

632
00:46:37,672 --> 00:46:41,319
Sot natyralizmi përhapet
në mënyrë dogmatike.

633
00:46:41,710 --> 00:46:45,905
Ideja alternative,
që Zoti ka krijuar universin,

634
00:46:45,930 --> 00:46:49,722
përjashtohet me anë të talljes,
e cila zor se mund të quhet shkencore.

635
00:46:50,100 --> 00:46:53,350
Nuk është fjala për
fenë kundër shkencës,

636
00:46:53,375 --> 00:47:03,089
është feja kundër botëkuptimit materialist
i cili shihet se mbin nga shkenca.

637
00:47:03,090 --> 00:47:05,914
Ajo që harrojmë, besoj se shumë
shpesh, është që në fakt

638
00:47:05,939 --> 00:47:08,380
shkenca u nis si degë filozofie,

639
00:47:08,405 --> 00:47:13,550
dhe ishte shumë më e
integruar në atë kohë

640
00:47:13,575 --> 00:47:16,267
në mënyrën se si njerëzit mendonin
për gjërat dhe u afroheshin.

641
00:47:16,753 --> 00:47:19,241
E sidomos në rastin e
Darvinit, sepse kuptohet që

642
00:47:19,266 --> 00:47:23,595
ai po nxirrte diçka e cila po çonte
gjërat në një drejtim krejt të ri.

643
00:47:23,620 --> 00:47:26,366
Diçka e cila ishte
në thelb antifetare.

644
00:47:27,911 --> 00:47:33,004
Sot, idetë e Darvinit përdoren për të
mbështetur një botëkuptim filozofik

645
00:47:33,029 --> 00:47:36,609
që synon të përjashtojë çdo
aludim për gjërat e mbinatyrshme.

646
00:47:37,273 --> 00:47:44,099
Sipas darvinizmit, Perëndia krijues nuk
nevojitet më si shkaku i origjinës njerëzore.

647
00:47:44,100 --> 00:47:45,647
Siç tha dikur [zoologu
anglez] Riçard Dokins,

648
00:47:45,672 --> 00:47:49,803
“Darvini e bën të mundshme të jesh
ateist i plotësuar nga ana intelektuale”.

649
00:47:50,020 --> 00:47:55,049
D.m.th., nëse je ateist para Darvinit,
në fakt nuk keni përgjigje ndaj pyetjes,

650
00:47:55,050 --> 00:47:59,941
“Si ndodh — pse ndodh që ka këtë
llojllojshmëri të gjerë në botën e gjallesave,

651
00:47:59,966 --> 00:48:01,839
si mund të ndodhë kjo?”

652
00:48:01,864 --> 00:48:05,586
Teoritë e ndërlikuara
nuk prekin kulturën —

653
00:48:05,626 --> 00:48:14,707
tregimet e thjeshta dhe të pastolisura
ushtrojnë pushtet mbi mendimin e njeriut,

654
00:48:14,919 --> 00:48:21,314
dhe dhuntia e Darvinit ishte si të
thuash popullarizimi, i një ideje
të thjeshtë dhe të pastolisur

655
00:48:21,339 --> 00:48:27,440
dhe krijimi i iluzionit që ky mekanizëm i
thjeshtë mund të shpjegojë gjithçka që ekziston.

656
00:48:28,130 --> 00:48:31,611
Duke u ushqyer me idetë
e gjyshit dhe të tjerëve,

657
00:48:31,636 --> 00:48:35,894
djali i cili pëlqente të rrëfente tregime
kishte krijuar një rrëfenjë madhore.

658
00:48:36,250 --> 00:48:39,418
Një histori origjinash e
cila do ta ndryshonte botën.

659
00:48:39,605 --> 00:48:43,955
Por ironikisht, libri i Darvinit
anashkaloi pyetjen që të bie në sy.

660
00:48:44,222 --> 00:48:47,266
Origjina e vetë jetës.

661
00:48:48,071 --> 00:48:51,595
Teoria e Darvinit është
vërtet një teori për kohën dhe

662
00:48:51,620 --> 00:48:54,353
për gjërat që ndryshojnë dhe
zhvillohen me kalimin e kohës.

663
00:48:54,378 --> 00:48:58,955
Prandaj ajo na detyron të mendojmë
për origjinën tonë si qenie njerëzore,

664
00:48:58,980 --> 00:49:03,345
nga dolëm, sipas Darvinit,
në botën shtazore —

665
00:49:03,370 --> 00:49:08,856
e pastaj për ngritjen e jetës gjatë
periudhave të stërzgjatura kohe gjeologjike.

666
00:49:08,881 --> 00:49:12,911
E pastaj për origjinën përfundimtare
të vetë jetës, nga doli ajo —

667
00:49:12,936 --> 00:49:17,095
pyetje kjo për të cilën
shkencëtarët ende po çajnë kokën.

668
00:49:17,275 --> 00:49:22,278
Afro 40 vjet më përpara, dëgjova për herë të
parë që evolucioni mund të mos jetë i vërtetë,

669
00:49:22,303 --> 00:49:23,974
dhe reagova me shumë dhunë.

670
00:49:23,999 --> 00:49:28,035
Isha i tërbuar.
Isha i inatosur për këtë lloj propozimi.

671
00:49:28,060 --> 00:49:30,230
Kur u ktheva dhe
mendova për reagimin tim

672
00:49:30,255 --> 00:49:33,954
mora vesh që ishte vërtet një
përkushtim besimi nga ana ime.

673
00:49:33,979 --> 00:49:35,540
Dija shumë pak.

674
00:49:35,924 --> 00:49:38,865
Në atë kohë fillova të
studioja biokiminë dhe

675
00:49:38,890 --> 00:49:44,118
pashë që biokimia pas tregimit
evolucionar nuk është dhe aq e fortë.

676
00:49:44,447 --> 00:49:47,068
Dhe pas 40 vjetësh
si shkencëtar,

677
00:49:47,093 --> 00:49:52,726
sot shoh akoma më pak evidenca
për këtë tregim evolucionar.

678
00:49:52,751 --> 00:49:57,200
Biologjia ka dalë shumë më e ndërlikuar
nga ç’mendonim para 40 vjetësh.

679
00:49:57,431 --> 00:50:01,679
Nuk besoj që shkenca do të ishte atje
ku gjendet sot po të mos ishte Darvini.

680
00:50:01,924 --> 00:50:04,710
Pas 150 vjetësh,
është e qartë që

681
00:50:04,735 --> 00:50:09,326
teoria e Darvinit për evolucionin nuk bën fjalë
vërtet për shkencën. Bën fjalë për Perëndinë.

682
00:50:14,256 --> 00:50:17,302
Darvini kuptonte fuqinë
e argumentit të tij.

683
00:50:17,751 --> 00:50:22,965
Ai merrej me filozofinë dhe
me fenë po aq sa me shkencën.

684
00:50:23,442 --> 00:50:26,639
Ai ndezi një debat njerëzor
të llojit më të egër.

685
00:50:26,664 --> 00:50:29,044
Atje ku botëkuptimet përleshen.

686
00:50:30,528 --> 00:50:34,185
Për disa, Bibla jep përgjigje
për pyetjet e mëdha.

687
00:50:34,396 --> 00:50:39,044
Origjinat e fosileve, njerëzimit,
së mirës dhe së keqes.

688
00:50:39,822 --> 00:50:44,416
Për të tjerë, Origjina e Specieve thotë
që këto pyetje gjejnë përgjigje tek

689
00:50:44,449 --> 00:50:48,167
procese të padrejtuara të
cilat harxhuan miliona vjet.

690
00:50:49,170 --> 00:50:57,366
Disa thonë që këto dy pikëpamje mund të bashkëjetojnë,
por vetë Darvini i qëndroi fort këtij konkluzioni.

691
00:50:58,863 --> 00:51:02,486
Ai vdiq duke ditur që
udhëtimi i tij tundi botën.

692
00:51:03,689 --> 00:51:11,000
Por pyetjet për origjinën dhe qëllimin
tonë nuk pranojnë të largohen.

